Qeveria kërkon nga presidentja Osmani të autorizojë Ministrinë e Financave për të nënshkruar kredi nga BE
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës në një mbledhje elektronike të mbajtur më 06.11.2025 ka miratuar tri vendime.
Gjatë kësaj mbledhjeje u miratua propozimi për të kërkuar nga Presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor”.
Kjo marrëveshje është mes Bashkimi Evropian që si përfaqësues ka Komisionin Evropian, si huadhënës, Kosovës si huamarrëse dhe Bankës Qendror të Kosovës si Agjent i huamarrësit.
Në këtë mbledhje u miratua edhe kërkesa e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Kosovës, në Ndërmarrjen Shoqërore “Çeliku”, në shumë prej 6 mijë e 405 euro.
Po ashtu u miratua kërkesa e Ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje, sipas dy tabelave të cilat nuk u bënë publike në këtë komunikatë të Zyrës së Kryeministrit.