Ilustrim
Japonia nxjerr trupat për neutralizimin e sulmeve vdekjeprurëse të arinjve
Ushtria japoneze ka nxjerrë të mërkurën (05.11.2025) trupat në veriun malor të vendit që të ndihmojë t’u vihen kurthe arinjve pas kërkesës urgjente prej autoriteteve vendase që po kanë telashe me menaxhimin e një vale sulmesh, ka raportuar Reuters.
Aksioni ka nisur në qytezën Kazuno, ku banorët ka disa javë prejse kanë nisur t’u shmangen pyjeve të dendura përreth, të futen brenda me të rënë terri dhe të bartin zile që t’i trembin arinjtë që sillen rretheqark shtëpive të tyre në kërkim të ushqimit.
Janë regjistruar më shumë se 100 sulme arinjsh me një rekord prej 12 rastesh me vdekje në mbarë Japoninë prej prillit të sivjetmë, ka treguar Ministria e Mjedisit. Dy të tretat e sulmeve janë raportuar në komunën Akita, ku ndodhet Kazuno, dhe në Ivaten fqinje.
“Qytetarët ndjejnë rrezikun për çdo ditë”, ka thënë kryetari i Kazunos, Shinji Sasamoto pasi është takuar me pesëmbëdhjetë ushtarët që janë vendosur me makina ushtrie në qytet, pajisur me harta dhe pajisje mbrojtëse në trup.
“Kjo ka ndikuar sesi jetojnë njerëzit jetën e tyre, duke i detyruar që të mos dalin jashtë ose të anulojnë aktivitetet e tyre”, ka thënë Sasamoto.
Trupat ushtarake do të ndihmojnë transportimin, vendosjen dhe inspektimin e kafazëve kurthe, por ata shoqërohen edhe prej gjuetarëve të trajnuar që të realizojnë misionin e tyre.
Autoritetet në Akita kanë thënë se është gjashtëfishuar pranuar e arinjve sivjet, duke detyruar guvernatorin që të kërkojë ndihmën e ushtrisë.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com