Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Publikohet raporti i ekipit të Auditimit Social në Obiliq, cilat janë gjetjet në projektet në vlerë mbi 230 mijë euro?

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Publikohet raporti i ekipit të Auditimit Social në Obiliq, cilat janë gjetjet në projektet në vlerë mbi 230 mijë euro?

Një grup prej 20 qytetarëve, të profesioneve e moshave të ndryshme, u bënë pjesë e ekipit të Auditimit Social në Komunën e Obiliqit dhe për disa muaj kanë monitoruar realizimin e dy projekteve, “Ndërtimi i Parkingut në Objektet e Banesave Sociale Hade” dhe “Ndërtimi i Parkut dhe Fushës Sportive në fshatin Bakshi”, të cilët kapin vlerën e mbi 230 mijë eurove.

Puna disamujore e ekipit të Auditimit Social në Obiliq, që nga faza e planifikimit të projektit e deri në implementimin e tij, përfshin trajnimin, hulumtimin dhe analizimin e dokumenteve, takimet me udhëheqësit komunal e vizita në terren. Puna e ekipit të Auditimit Social në Obiliq është finalizuar me grumbullimin e gjetjeve dhe rekomandimeve në një raport.

Në raportin 26-faqësh ekipi ka renditur gjetjet dhe rekomandimet e përgjithshme por edhe ato specifike për projektin e monitoruar.

Disa prej gjetjeve në lidhje me projektin “Ndërtimi i Parkingut në Objektet e Banesave Sociale të ‘Hades’” ishin shkurtimi i afatit ligjor për tenderim, mungesa e shenjave të komunikacionit, pjerrinat për këmbësorë e karroca, mungesa e parkingut të dedikuar për personat me aftësi të kufizuar, mungesa e shprtave të mbeturinave dhe kapaciteti i kufizuar i kontejnerëve dhe po ashtu problemi i pusetave pa kapak.

Ndërsa në projektin e dytë “Ndërtimi i Parkut dhe Fushës Sportive në fshatin Bakshi”, ekipi ka evidentuar tharje të drunjve, kanalin e hapur në fillim të Parkut, ulëset e papërshtatshme, mungesën e fushës së futbollit në bari natyral dhe dëmtimin e dritave.

Raportin e plotë me të gjitha gjetjet dhe rekomandimet mund ta gjeni në këtë LINK.

Gjithashtu, më poshtë mund të shihni dokumentarin që shfaq pamjet e punës disamujore të ekipeve të Auditimit Social në gjashtë komunat e përzgjedhura, duke filluar nga trajnimi i qytetarëve mbi procesin e Auditimit Social, takimet dhe diskutimet e shpeshta të grupeve, vizitat në terren, takimet me udhëheqësit komunalë dhe finalizimin e raporteve.

Dokumentimi i punës së “Heronjve të Komunitetit”

Punën dhe angazhimin e qytetarëve aktivë në monitorim të projekteve dhe rekomandim të përmirësimit në projekteve specifike por edhe në punët e tjera që do të implementohen nga komunat mund ta gjeni në këtë LINK.

Si koncept i ri në Kosovë, Auditimi Social nisi të implementohet nga DEMOS dhe organizata të shoqërisë civile në vitin 2022 për t’u vazhduar më pas në vitin 2023 dhe në vitin 2024 nga DEMOS dhe MAPL.

Gjatë vitit 2024, BIRN dhe D+ me mbështetjen e DEMOS ndihmuan në themelimin 11 ekipeve të Auditimit Social në gjashtë komuna, Gjakovë, Pejë, Klinë, Malishevë, Lipjan dhe Obiliq. Ndërsa organizata KLGI me mbështetjen e MAPL-së ndihmuan në themelimin e ekipeve të Auditimit Social në gjashtë komuna të tjera, Skenderaj, Drenas, Viti, Kaçanik, Rranillug dhe Shtime.

Projekti për Decentralizimin dhe Përkrahjen e Komunave (DEMOS), i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian, Qeveria zvicerane dhe Qeveria suedeze dhe zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation Kosovë, mbështet 38 komuna të Republikës së Kosovës në arritjen e qeverisjes lokale më demokratike dhe menaxhimit më të mirë komunal. Projekti DEMOS gjithashtu mbështet Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e politikave, të cilat janë më të favorshme për financim të bazuar në rregulla për komunat.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”