Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Prizren, Gjykata cakton paraburgim për personin të cilit iu gjet sasi e konsiderueshme e kokainës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Prizren, Gjykata cakton paraburgim për personin të cilit iu gjet sasi e konsiderueshme e kokainës

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin H.K., i arrestuar për posedim dhe shitje të narkotikëve.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit mund të zgjasë deri më 11.09.2025.

Sipas njoftimit, Gjykata pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjeti se kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit është e bazuar.

Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, sepse nga provat e mbledhura deri në këtë fazë rrjedh dyshimi i bazuar se, siç thuhet më tej në njoftim, nga koha e pavërtetuar deri më 11.08.2025, në Prizren, i pandehuri pa autorizim, shpërndan, shet, transporton, ndërmjetëson, dërgon, substanca narkotike apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose substanca analoge, me qëllim të shitjes, shpërndarjes ose ofrimit për shitje, në atë mënyrë që i njëjti posedon me qëllim të shitjes dhe shpërndarjen te përdorues të substancave narkotike të llojit “Kokainë”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, më 12.08.2025, Policia ka kryer bastisje në banesën e të pandehurit duke gjetur sasi të lëndëve narkotike dhe pajisje për paketim të narkotikëve.

Gjatë batisjes në banesën e të pandehurit, sipas njoftimit, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi si kartëmonedha, dy peshore digjitale, një skalper, dy kartela që kanë shërbyer për paketime, tetë paketime me qese najloni qe kanë shërbyer për paketime, një pajisje për vakum të qeseve, një role foli najloni dhe një palë gërshërë që kanë shërbyer për paketime.

Gjithashtu sipas njoftimit është gjetur edhe një qese najloni me substancë te dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 0,32 gr, pastaj 133 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 36,62 gramë, shtatë paketime të zbrazëta, 1 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me mbetje te saj, tre tulla të mbështjella me foli dhe qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 3.3 kg, pastaj 19 qese me substancë te dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 1.1 kg, të cilat dyshohet se janë të destinuara për shitje apo shpërndarje te përdoruesit e substancave narkotike.

“Duke marrë parasysh provat materiale të mbledhura deri në këtë fazë, të cilat arsyetojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ky kryer veprat penale, Gjykata vlerëson se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale dhe sasinë e narkotikut të gjetur tek i pandehuri, tregojnë rrezikun se me lënien në liri ekziston rreziku i arratisjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale”- thuhet në njoftim.

Gjithashtu Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, sipas njoftimit, ka marrë parasysh edhe të kaluarën kriminale të të pandehurit, i cili është i dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm për vepra penale të narkotikëve, e kjo thuhet më tej në njoftim tregon se me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, andaj caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm.

Nga të dhënat e cekura më lartë, sipas njoftimit, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është masa më oportune, me qëllim të sigurimit të prezencës së të pandehurit në procedurën paraprake dhe para institucioneve të drejtësisë, mbarëvajtjen e pa penguar dhe të rregullt të fazës hetimore.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”