Foto: Facebooku i Kamala Harrist
Prejardhja multiracore e Harrisit reflekton demografinë amerikane në ndryshim
E bija e babait xhamajkan dhe nënës induse, dytë emigrantë, Kamala Harris reflekton demografinë e ndryshueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kur ajo do të dalë në skenë të enjten mbrëma sipas kohës lokale amerikane në sallën e Çikagos për të pranuar nominimin e Konventës Kombëtare si kandidate e demokratëve për presidente të Shteteve të Bashkuara, do të përfaqësojë kategroinë raciale me ngritjen më të shpejt në vend, shkruan Reuters.
Diku rreth 42 milionë amerikanë tani identifikohen multiracialë, ose 13 për qind e vendit, tregojnë të dhënat e Zyrës amerikane të regjistrimit. Është një ngritje prej 2 për qind krahasuar më 2000 kur regjistrimi ua lejoi për herë të parë njerëzve që të raca të shumëfishta.
Amerika kaherë e ka përshkruar veten si “tenxhere me presion” i njerëzve, të cilët kanë rrënjë anembanë botës, por në praktikë disa shtete legalisht i segreguan qytetarët shkaku i racës deri në vitet gjashtëdhjetë kur u aprovuan ligjet për të drejtat civile dhe pasi më 1967 u shfuqizuan ligjet që ndalonin martesat ndër-racore.
Ndryshimi social prej atëherë megjithatë ka qenë i madh. Barack Obama u zgjodh presidenti parë afro-amerikan më 2008, dhe Harrisi do të bëhej gruaja e parë me ngjyrë dhe me prejardhje jugaziatike nëse do të zgjidhet në nëntor.
“Ne po jetojmë në një situatë 50 vjet më vonë ku ne mund të presim për presidenten e dytë me racë të përzier, dhe kjo është e bukur”, ka thënë Svante Myrick, president i “People for American Way”, grup avokimi. Edhe vetë Myrick kishte baba me ngjyrë dhe nënë të bardhë.
E ardhmja e Amerikës do të duket edhe më e larmishme. Pjesa më e madhe e qytetarëve multiracorë janë më të rinj se 44 vjeç dhe e një e treta e tyre janë ende fëmijë.
Trendi është pritur me huti dhe zhgënjim nga disa pjesëtarë të shumicës së bardhë në rënie në Shtetet e Bashkuara. Kandidati republikan për president, Donald Trump, foli pikërisht në takim me gazetarët me ngjyrë muajin e kaluar të fliste rrejshëm se Harris më parë e spikaste prejardhjen induse e tani atë me ngjyrë.
“Nuk e di a është induse, apo e zezë”, deklaroi Trump. “Por e dini, unë e respektoj cilëndo”.
Harris kaherë e ka përmendur prejardhjen e prindërve të saj. Në deklarimet e Trumpit, disa njerëz multracorë panë shenjat e përvojës së tyre personale kur u ishte kërkuar të zgjidhnin për njërën a tjetrën racë.
Demokratët në Çikago kanë thënë se rrënjët e shumëfishta racore e bëjnë Harrisin liderë më të mirë për Amerikën.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com