Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Paqartësia globale rrit përkrahjen për fuqizim të raporteve Britani-BE

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Flamuri britanik dhe ai i Bashkimit Evropian në Londër.

Paqartësia globale rrit përkrahjen për fuqizim të raporteve Britani-BE

Respondentët europianë dhe britanikë besojnë se marrëdhëniet më të fuqishme do të ndihmonin të dy palët përballë erërave të reja gjeopolitike, ka treguar një anketim i madh i kryer së fundmi – raporton “Euronews”.

Paqartësia globale, e rritur edhe nga agresioni i vazhdueshëm i Rusisë kundër Ukrainës dhe kthimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë në Janar, po fuqizojnë përkrahjen në mesin e britanikëve e europianëve për marrëdhënie më të ngushta, edhe nëse kërkohet shkelja e atyre që janë quajtura vija të kuqe – kanë treguar të dhënat e një anketimi.

Gjysma e britanikëve të anketuar besojnë se Qeveria e tyre duhet t’i ketë më prioritet raportet me Bashkimin Europian se me Shtetet e Bashkuara – derisa vetëm 17% e mendojnë të kundërtën. Pasqyrojnë shifrat e një sondazhi të kryer në disa vende, nga grupi i pavarur i mendimit, Këshilli Europian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR).

Britanikët e anketuar besojnë, gjithashtu, se vendi i tyre mund të jetë më efikas në menaxhimin e migrimit, fuqizimit të sigurisë e ekonomisë, luftimit të ndryshmit klimatik e pandemisë së ardhshme; si dhe, përballjen kundrejt Rusisë, SHBA-së dhe Kinës – nëse marrëdhëniet do të ishin më të ngushta me BE-në, përkitazi me këto çështje.

Njëherësh, shumica e respodentëve nga vendet e anketuara të BE-së – Franca, Gjermania, Italia, Polonia dhe Spanja – mendojnë, gjithashtu, se Britania dhe BE-ja duhet të kenë marrëdhënie më të ngushta dhe më të forta sepse do të ndihmonin sigurinë e Europës.

Më shumë se 9,300 persona, të cilët kanë marrë pjesë në një sondazh të kryer online në gjashtë vende, janë pyetur edhe për Ukrainën. Ata kanë spikatur se Qeveria nuk duhet të ndjekë qëndrimin amerikan nëse Trumpi provon ta detyrojë Kievin, që të pranojë koncesione të mëdha kundrejt Rusisë. Në Itali, megjithatë 29% e të anketuarve kanë thënë se Qeveria e tyre duhet të ndjekë qëndrimin amerikan – po aq sa edhe numri i atyre që mendojnë se duhet krejtësisht të kundërtën.

“Është e rëndësishme të pranohet se Brexit-i dhe marrëdhëniet e ardhshme BE-Mbretëri e Bashkuar kanë më shumë peshë për respodentët britanikë se për qytetarët në shtetet e tjera. Por, ka një aprovim të gjerë në opinionin publik europian për t’i rishikuar marrëdhëniet.” – ka thënë Mark Leonard, drejtor dhe bashkëthemelues i ECFR-së. “Mund të ketë dyshime për kushtet speciale për Mbretërinë e Bashkuar në mesin e zyrtarëve dhe Qeverive të BE-së, por sondazhi ka treguar se opinioni publik është më pragmatik.”

 

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”