Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Prattipati takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, thekson rëndësinë që serbët të jenë pjesë e institucioneve

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Prattipati takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, thekson rëndësinë që serbët të jenë pjesë e institucioneve

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati është takuar me përfaqësues të Listës Serbe, më 15.08.2025.

Siç njofton Ambasada amerikane, Prattipati ka theksuar se pjesëmarrja e gjerë e të gjitha partive të konsoliduara është esenciale që të sigurohet, në mënyrë që secili komunitet të ketë zë në të ardhmen e Kosovës.

“E Ngarkuara me Punë ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së komunitetit serb të Kosovës dhe përfaqësuesve të tyre në punën e institucioneve të Kosovës” – thuhet mes tjerash në komunikatën e Ambasadës amerikane.

Ambasada thekson se vetëm përmes angazhimit aktiv, “zëri i qytetarëve, shqetësimet dhe nevojat e tyre mund të dëgjohen dhe adresohen”.

Lista Serbe ka fituar nëntë mandate në Kuvendin e Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës në nwntor të vitit 2022 pas shkarkimit të drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq për shkak të refuzimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave.

Qeveria e Kosovës nga 1 nëntori i atij viti kishte filluar zbatimin e planit për riregjistrimin e automjeteve me targa të lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës. Këto targa është dashur të zëvendësohen me ato që kanë mbishkrimin RKS (Republika e Kosovës).

Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi kanë shkuar në zgjedhje më 23.04.2023, pas dorëheqjeve të kryetarëve serbë që kundërshtonin vendimet Qeverisë së Kosovës.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e vogël si pasojë e bojkotit nga serbët lokalë – nxitur nga Lista Serbe.

Këto zgjedhje rezultuan me fitoren e katër kryetarëve shqiptarë në katër komunat të banuara me shumicë serbe.

Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje u bë kryetar i Leposaviqit, Erden Atiq po ashtu nga e njëjta parti mori udhëheqjen e Mitrovicës së Veriut, ndërkaq në Zveçan dhe në Zubin Potok fituan Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri-  të dy nga Partia Demokratike e Kosovës.

Hyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale më 26.05.2023, përkundër rezistencës së banorëve lokalë, pati shkaktuar tensione në këtë zonë.

Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, më 21.04.2024, u organizua një referendum nëse qytetarët do donin ose jo t’i shkarkojnë kryetarët e tanishëm të nacionalitetit shqiptar. Votimi përfundoi në favor të kryetarëve komunalë.

Zgjedhjet e ardhshme lokale në nivel vendi do të mbahen më 12.10.2025.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”