Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Polonia paralajmëron Putinin të mos ia përshkojë hapësirën për samitin me Trumpin

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Donald Trump dhe Vladimir Putin - Foto: REL/AFP

Polonia paralajmëron Putinin të mos ia përshkojë hapësirën për samitin me Trumpin

Polonia e ka paralajmëruar të martën (21.10.2025) presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kundër fluturimit të mundshëm nëpër hapësirën e saj që të arrijë në samitin e planifikuar në Hungari me homologun amerikan, Donald Trump, duke theksuar se do të detyrohej të ekzekutojë një urdhërarrest ndërkombëtar nëse lideri rus kalon nëpër territorin ajror polak, raporton Reuters.

Megjithatë, Bullgaria është shprehur e hapur ta lejojë Putinin të përdorë hapësirën e saj rrugës drejt Hungarisë, u citua të ketë thënë ministri i Jashtëm, Georg Georgiev.

Trump ka folur javën e kaluar për idenë që të takohet me Putinin në Budapest, teksa po mundohet të ndërmjetësojë paqen që t’i jepet fund luftës.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarrest kundër Putinit, duke e akuzuar për deportim të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina. Rusia nuk e njeh juridiksionin e GJNP-së dhe i hedh poshtë akuzat.

“Nuk mund të garantoj se një gjykatë e pavarur polake nuk do të urdhërojë qeverinë të shoqërojë një avion të tillë për ta dorëzuar të paditurin në gjykatën e Hagës”, ka theksuar ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, për Radio Rodzinan.

Urdhërarresti i GJNP-së i detyron shtetet anëtare të gjykatës të arrestojnë Putinin nëse shkel në territorin e tyre.

“Dhe, për këtë arsye, nëse ky samit do të jetë i mirë, shpresoj me pjesëmarrjen e viktimës së agresorit, avioni do të përdorë një rrugë tjetër”, ka thënë Sikorski.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka Rusinë marrëdhënie më të afërta me sesa me shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Europian. Budapesti ka thënë se do të sigurohet që Putini të jetë në Hungari për samitin dhe që pastaj të kthehet në Moskë.

Për të shmangur udhëtimin në vend, delegacioni i Rusisë do duhet të fluturojë nëpër hapësirën ajrore të së paku një vendi anëtar të BE-së. Të gjitha shtetet e BE-së janë anëtare të GJNP-së, por Hungaria është në procesin e tërheqjes.

Georgiev ka theksuar se Bullgaria do të ishte e gatshme ta lejonte Putinin të përdorë hapësirën e saj ajrore nëse kjo të ndihmonte sigurimin e paqes në botë. Bullgaria ka njoftuar se ende nuk ka pranuar ndonjë kërkesë ruse për fluturim nëpër territorin e saj.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”