Presidenti i Francës Emanuel Macron.
Politika franceze e ndarë për vendimin e Macronit për shtetin palestinez
Koha mund të ketë qenë befasi e madhe në Francë në natën e vonshme të së enjtes dhe pasi kishin përfunduar të gjitha edicionet informative televizive, por ishte krejtësisht i papritur vendimi i presidentit Emmanuel Macron se do ta njihte shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, raporton BBC.
Macron ka thënë në prill se do të organizonte një samit në qershor për shtetësinë palestineze, por ky takim u shty pastaj. Tani që ka dhënë një datë shtatori, vendimi i tij është pritur me ndarje të pritshme në spektrin e gjerë politik varësisht prej linjave politike.
Partitë e së majtës tashmë kanë mirëpritur lëvizjen, me lideren e Partisë Ekologjiste, Marine Tondelier, që ka thënë se ky është “një hap i madh” dhe më mirë vonë se kurrë, derisa lideri i së majtës radikale, Jean-Luc Melenchon, e ka quajtur “fitore morale” vendimin presidencial.
Për Socialistët, vendimi duhet të shoqërohet me sanksione dhe se Europa duhet ta rrisë presionin ndaj “qeverisë supremaciste dhe mesianike” të Izraelit, ka thënë Olivier Faure.
Shumica e liderëve politikë nga qendra e djathta republikane janë pjesë e qeverisë, kështu që ata kryesisht u janë shmangur komenteve, por e djathta ekstreme ka shprehur qartazi kundërshtimin ndaj deklarimit të Macronit.
Liderja e Tubimit Kombëtar, Marine Le Pen, ka thënë se njohja e shtetit palestinez sot do të nënkuptonte “njohje të një shteti të ‘Hamasit’ dhe rrjedhimisht një shtet terrorist” – dhe se kjo lëvizje përbën gabim moral dhe politik.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com