Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Macron: Trump duhet ta ndalë luftën në Gazë nëse e do Nobelin për Paqe

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Macron: Trump duhet ta ndalë luftën në Gazë nëse e do Nobelin për Paqe

Nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dëshiron përnjëmend ta fitojë çmimin Nobel për Paqe, atëherë duhet ta ndalë luftën në Gazë, ka deklaruar presidenti francez, Emmanuel Macron, raporton Reuters.

Duke folur për televizionin francez BFM të martën në Nju Jork, Macron ka thënë se vetëm Trump ka pushtetin që t’i bëjë presion Izraelit që t’i japë fund luftës.

“Ka vetëm një njeri që mund të bëjë diçka për këtë punë, dhe ai është presidenti i Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar Macron.

“Dhe arsyeja pse ai mund të bëjë më shumë se ne është sepse ne nuk furnizojmë me armë që lejojnë luftën në Gazë. Ne nuk furnizojmë me pajisje që lejojnë luftën në Gazë. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po”.

Trump ka mbajtur fjalim sfidues dhe të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën, ku ka hedhur poshtë lëvizjet e aleatëve perëndimorë për mbështetjen e një shteti palestinez, duke thënë se ky do të ishte shpërblim për militantët e “Hamasit”.

“Ne duhet ta ndalojmë menjëherë luftën në Gazë. Ne duhet të negociojmë menjëherë paqen”, ka deklaruar Trump.

Duke diskutuar fjalimin e Trumpit, Macron ka theksuar: “Shoh një president amerikan që është i përfshirë, i cili e përsëriti këtë mëngjes nga podiumi: ‘Dua paqe. Kam zgjidhur shtatë konflikte’, i cili dëshiron Çmimin Nobel për Paqen. Çmimi Nobel për Paqen është i mundur vetëm nëse e ndalni këtë konflikt”, ka shtuar Macron.

Vende të tilla si Kamboxhia, Izraeli dhe Pakistani janë ndër ato që e kanë nominuar Trumpin për çmimin vjetor për ndërmjetësimin e pakteve të paqes ose armëpushimeve.

Trump ka thënë se meriton vlerësimin ndarë nga Norvegjia katër prej paraardhësve të tij në Shtëpinë e Bardhë. “Presidenti Trump ka bërë më shumë për paqen sesa të gjithë të pranishmit në Kombet e Bashkuara së bashku”, ka deklaruar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly.

“Vetëm ky president mund të kishte arritur kaq shumë për stabilitetin global, sepse ai në fakt e e ka bërë Amerikën përsëri të fortë”, ka theksuar ajo.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten