Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Pesë kompani aplikojnë në tenderin e KEK-ut për rehabilitimin dhe modernizmin e bllokut A3 të TC "Kosova A"

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: Ministria e Ekonomisë

Pesë kompani aplikojnë në tenderin e KEK-ut për rehabilitimin dhe modernizmin e bllokut A3 të TC "Kosova A"

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë hapjen e ofertave zyrtare të aplikimeve të operatorëve ekonomikë në fazën parakualifikuese për projektin “Rehabilitimi dhe Modernizimi i njësisë A3 në TC Kosova A”.

Përmes një komunikate Ministria e Ekonomisë bëri të ditur se për këtë tender kanë aplikuar pesë kompani/konsorciume vendore e ndërkombëtare.

Konsorciumet/kompanitë e përbëra nga ndërkombëtarë e vendorë, siç thueht në komunikatë, janë: “SBB Energy S.A; Intering SH.PK, EthosEnergy”, “LIMAK INSAAT SANAYI ve TICARET A.S”, “GOLDEN CONCORD GROUP LIMITED”, “KEPCO Plant Service Engineering Co.LTD, DYPNF Co., Ltd, BHI CO, Ltd” dhe  “HIB Petrol SH.P.K; Florian Viqa; NTPC Limited”.

“Kjo dëshmon që sot po përmbyllim një garë serioze  me një numër të mjaftueshëm të aplikantëve për të vazhduar në fazën e radhës. Aplikimi i këtyre kompanive/konzorciumeve tregon që kanë zgjedhur të besojnë në këtë proces në KEK-un dhe në Republikën e Kosovës në një të ardhme të sektorit energjetik më të mirë dhe më të sigurt që po e ndërtojmë”- citohet të ketë thënë ministrja Artane Rizvanolli. 

Sipas ministres së Ekonomisë në detyrë, me këtë investim që po planifikohet dhe realizohet, blloku A3 do të vazhdojë të shërbejë edhe për së paku 20 vite të tjera, me një investim mbi 137 milionë euro nga mjetet vetanake të KEK-ut, dhe do të sjellë përfitime të shumëfishta. 

“Do të prodhojë më shumë: 215 megavat bruto, nga vetëm 130-140 sa ka aktualisht, do të punojë më gjatë: nga 5,400 orë operimi në vit, në 7,700 orë operimi në vit, do të djegë më pak qymyr: nga 1,6 tonë thëngjill aktualisht, në 1,15 tonë dhe do të ndotë më pak: duke përmbushur standardet mjedisore të BE-së”- citohet të ketë deklaruar Rizvanolli. 

Ndërsa, sipas komunikatës, kryesuesi i bordit të KEK-ut, Valdrin Krasniqi, ka thënë se ky projekt nuk është i rëndësishëm vetëm për KEK-un, por për gjithë sektorin energjetik të Kosovës.

Në shkurt të këtoj viti është anuluar tenderi i KEK-ut për ekspertiza financiare ndërkombëtare në Arbitrazh.

Kjo pasi që operatori ekonomik i cili u ftua nga kjo Korporatë që merret me prodhimin e rrymës në Kosovë nuk e dorëzoi ofertën në platformën “E-prokurimi”.

https://kallxo.com/lajm/kek-u-e-ftoi-kompania-nuk-ofertoi-anulohet-tenderi-per-ekspertiza-financiare-nderkombetare-ne-arbitrazh/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”