Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Përmbajtja e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale kërcënon besueshmërinë e informacionit në Kosovë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Përmbajtja e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale kërcënon besueshmërinë e informacionit në Kosovë

Përmbajtja e gjeneruar prej Inteligjencës Artificiale (AI) po përhapet rrufeshëm në mbarë platformat, si Facebook dhe TikTok, duke kërcënuar besueshmërinë e informacionit në Kosovë dhe duke ngritur shqetësim për polarizim dhe mosbesim më të thellë të spektrit të brishtë mediatik të vendit.

Vetëm pak minuta pas zgjedhjes së deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, si kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën, u shfaq në Facebook një video e gjeneruar me AI, me kinse pretendimin e Bashës se është babai i komunitetit etnik ashkali të Kosovës. Brenda tetë orësh, videoja ka arritur 80 mijë shikime në Facebook.

Të dhënat e mbledhura prej organizatave të verifikimit të fakteve kanë treguar se zhvillimi i shpejtë i Inteligjencës Artificiale i ka dhënë hov industrisë së manipulimit të videove dhe audiove.

Prej 70 përmbajtjeve të verifikuara në Facebook gjatë korrikut dhe gushtit prej Krypometrit, platformës së BIRN Kosovës për verifikimin e fakteve, certifikuar prej Rrjetit Ndërkombëtar të Verifikimit të Fakteve (IFCN), dhe Rrjetit Europian të Standardeve të Verifikimit të Fakteve (EFCSN), 25 sosh ishin gjeneruar prej Inteligjencës Artificiale.

Situata është edhe më e keqe në TikTok, ku verifikuesit e fakteve kanë vërtetuar më shumë se 100 raste të materialeve të falsifikuara të krijuara me Inteligjencë Artificiale. Këto përmbajtje të manipuluara shpesh i kanë cak liderët politikë me portretizime degraduese, si videot e fundit të rrejshme me pretendimin për rënien nga pushteti të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ose për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albn Kurti, të veshur si Kim Jong Uni i Koresë Veriore.

Eksperti i mediave sociale, Valon Kerolli, i ka deklaruar Prishtina Insight-it se do të ketë rritje të përmbajtjes së rrejshme që qarkullon në rrjet, sidomos para zgjedhjeve lokale të Kosovës që mbahen në tetor. “Në një vend si i yni, me njohuri shumë të ulëta për mediat, për teknologjinë, dhe madje me edukimin e përgjithshëm shumë të ulët, ndikimi i këtyre videove është thellësisht shqetësues”, ka thënë Kerolli.

Kosova radhitet në fund të vlerësimeve ndërkombëtare të të menduarit kritik, me testet e PISA-s që i vendosin nxënësin e Kosovës në mesin e më të dobëtëve në mbarë botën. Ministria e Arsimit e ka pranuar vetë mungesën e njohurive mediatike në kurrikulën e shkollave publike. Analizat e tij kanë identifikuar materiale të gjeneruara prej AI-së që po shpërndahen prej qindra përdoruesve të rregullt.

“Ne shohim video që shpërndahen mijëra herë, shikohen prej miliona njerëzve, dhe prapëseprapë askush nuk e qartëson se janë të rrejshme. Dëmi tashmë është bërë derisa të dalin të flasin verifikuesit e fakteve”, ka paralajmëruar ai. “Kjo e bën jashtëzakonisht të rrezikshme, dhe manipulimi me kësisoj përmbajtjeje po bëhet heshtazi, pa reagim serioz nga institucionet shtetërore, shoqëria civile, ose media”, ka thënë Kerolli.

Ai thotë se inkurajimi i njerëzve që të mendojnë në mënyrë kritike për informacionin që marrin, duhet të jetë vija e parë e mbrojtjes e shoqërisë.

Partitë politike i dinë pasojat

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë vazhdimisht subjekt i manipulimeve nga AI. Verifikuesit e fakteve kanë dokumentuar raste ku deklaratat e rrejshme i janë atribuuar atij nëpërmjet audio dhe videoxhirimeve të fabrikuara.

Kushtrim Xhemaili, zëdhënës i partisë së Haradinajt , ka konfirmuar se brenda partisë i konsiderojnë si problem serioz audio dhe videoxhirimet e manipuluara me AI.

“Ne vazhdimisht përballemi me sulme të organizuara në media sociale – jo vetëm për fushata zgjedhore, por gjatë gjithë kohës – kryesisht në Facebook dhe TikTok”. Ai ka shtuar se ky fenomen “është veçanërisht i rrezikshëm për shkak se përmbajtja e gjeneruar me AI duket aq reale saqë audiencat shpesh bien preh e propagandës”. “Për më tepër, pamundësia për të hequr këtë përmbajtje prej platformave të mediave sociale e bën edhe më të vështirë të merresh me të”, ka thënë Xhemaili.

Megjithëse dyshohet se kundërshtarët politikë janë ata që prodhojnë shumicën e përmbajtjeve të kësisojshme, nuk përjashtohet edhe ndërhyrja e jashtme. Dy hulumtime të BIRN-it më 2023 dhe 2023 kanë vërtetuar fushata dezinformimi të lidhura me Kremlinin që u fryn flakëve të gjuhës së urrejtjes dhe krizave në Kosovë. Hulumtuesit alarmojnë se rrjetet ruse mund të përdorin inteligjencën artificiale që të gjenerojnë dhe shumëfishojnë shkallën e dezinformacioneve.

Sipas sociologut Artan Muhaxhiri, rreziku është se manipulimet e tilla mund ta shtrembërojnë edhe vetë procesin zgjedhor. “Nëse këto strategji ia dalin mbanë, qeveritë e formuara pastaj nuk do të reflektojnë vullnetin e vërtetë të elektoratit”, ka paralajmëruar ai. Sipas Muhaxhirit, “deepfakes” janë veçanërisht të rrezikshme për shkak se “mjegullojnë kufirin ndërmjet së vërtetës dhe rrenës”.

Ai ka shpjeguar se përmbajtja e kësollojshme “krijon një hiper-realitet që cenon sferën publike dhe ndërlikon komunikimin normal”. Ai argumenton se kundërpërgjigja duhet të jetë urgjente dhe profesionale me qëllim që të parandalohen efektet sociokulturore prej shumëfishimit të përmbajtjes së rrejshme.

Dren Gërguri, profesor në Fakultetin e Gazetarisë, ka theksuar se dezinformacionet e gjeneruara me AI mund të destabilizojnë proceset demokratike. “Pasojat variojnë prej përhapjes së dezinformacioneve që mund të ndikojnë procese sociale kyçe si rezultatet e zgjedhjeve – deri te dëmtimi i besueshmërisë publike në institucione dhe thellimi i polarizimit”, ka thënë ai.

Gërguri ka vënë në pah nevojën për nisma formale dhe informale që përgatisin qytetarët për mjedisin e sotëm informativ. “Krahas njohurive për mediat, ne duhet të punojmë edhe me njohuritë për inteligjencën artificiale , me qëllim që qytetarët të kuptojnë më shumë për AI-në dhe sesi funksionon kjo teknologji”, ka shtuar ai.

Me qëllim që të parandalohen efektet e videove të manipuluara me AI gjatë fushatave zgjedhore, Muhaxhiri ngulmon se partitë politike duhet të reagojnë menjëherë dhe vendoshmërisht në çdo instancë. “Është qenësore për portalet mediatike me ndikim që të kenë ekipe dedikuar verifikimit të fakteve. Kjo spastron diskursin publik të ndotjes së gjeneruar me AI, redukton ndikimin e saj në opinion dhe dekurajon ata që mund ta përdorin në të ardhmen”, ka theksuar ai.

Muhaxhiri ka shtuar se situata bëhet edhe më problematike kur përmbajtja e gjeneruar ndikon gjeneratat më të vjetra. “Studimet tregojnë se videot ‘deepfake’, më shumë rifuqizojnë kryesisht bindjet politike ekzistuese, sesa t’i ndryshojnë. Njerëzit më të moshuar janë më të cenueshëm sepse i marrin më seriozisht, ndryshe prej gjeneratave më të reja, të cilat, duke qenë më të vetëdijshëm në aspektin teknologjik, shpesh i trajtojnë në mënyrë satirike – më fort si meme interneti”, ka shpjeguar ai./Prishtina Insight


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”