Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Paraburgim ndaj tre të miturve të dyshuar për zjarrvënie në objektin e Gjykatës në Kaçanik

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Objekti i Gjykatës së Kaçanikut, Foto: KALLXO.com

Paraburgim ndaj tre të miturve të dyshuar për zjarrvënie në objektin e Gjykatës në Kaçanik

Gjykata e Ferizajt ka caktuar një muaj paraburgim kundër tre të miturve, nën dyshimin se kanë kryer veprën e zjarrvënies në objektin e Gjykatës në Kaçanik më 13.03.2024.

Me datën 13.03.2024 rreth orës 03:55 policia e stacionit në Kaçanik kishte pranuar një informatë se në objektin e Gjykatës Themelore-Dega në Kaçanik ishte një zjarrvënie.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të zjarrfikësve, të cilët rreth orës 04:40 kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin dhe si pasojë e këtij incidenti nga zjarri janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të miturit me datë 13 mars 2024, rreth orës 03:42, me qëllim të dëmtimit me dashje kanë ndezë zjarrin në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik”- thuhet në njoftimin e Gjykatës të datës 16.03.2024.

Tutje, në njoftim janë dhënë detaje edhe për mënyrën si ishte kryer kjo vepër.

“Pas planifikimit paraprak, përmes shkallëve emergjente depërtojnë në katin e dytë ku me shishe hedhin benzinë në dy zyre të gjyqtarëve penalist dhe në korridor, pastaj nga shkallët emergjente ndezin zjarrin, ku për pasojë shpërthen zjarri dhe dy zyrat e gjyqtarëve dëmtohen tërësisht e po ashtu edhe korridori, kurse të dyshuarit tjerë bëjnë roje përreth gjykatës”- thuhet në njoftim.

Gjykata potencon se me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Policia e Kosovës pas një pune intensive hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, në koordinim me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Ferizaj, më 15.03.2024 rreth orës 10:00 kanë arritur që të arrestojnë tre persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale zjarrvënie.

Tre të dyshuarit të moshës 17-vjeçare janë M.H., T.B., dhe V.T.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar edhe personin e katërt, të dyshuar për zjarrvënie në objektin e Gjykatës në Kaçanik. janë vënë I dyshuari është 29-vjeçari E.R.

“Në orën 20:00 i dyshuari E.R është ndaluar e më pas është arrestuar në pikën kufitare Hani Elezit dhe është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve, i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës më 15.03.2024.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”