Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Pa paga, punëtorët e RTK-së paralajmërojnë grevë të përgjithshme nga java e ardhshme

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Pa paga, punëtorët e RTK-së paralajmërojnë grevë të përgjithshme nga java e ardhshme

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka njoftuar se nga java e ardhshme, më 23.11.2025, do të fillojë grevë e përgjithshme në mediumin publik në rast se kërkesa e tyre për ekzekutim të pagave nuk realizohet.

“SPERTK njofton se greva e përgjithshme në RTK do të fillojë të hënën, duke shënuar nisjen e masave sindikale për shkak të mosshpërndarjes së pagave dhe neglizhencës së institucioneve për zgjidhjen e krizës së rëndë financiare në transmetuesin publik.” – thuhet në komunikatën e SPERTK-së në Facebook më 18.11.2025.

Tutje, sindikata bëri të ditur se po kërkon nga menaxhmenti dhe bordi i RTK-së që të marrin një vendim të qartë për mosmbulimin e asnjë ngjarjeje politike në Kosovë deri në realizimin e kërkesave legjitime të punëtorëve.

“Si shenjë proteste, SPERTK kërkon që në ekranin e RTK-së çdo ditë të shfaqet njoftimi “Punëtorët e RTK-së pa paga”, derisa të zgjidhet situata.”” – thekson SPERTK-ja.

Ndërkaq, kjo sindikatë paralajmëroi edhe protesta para Qeverisë e Kuvendit si vazhdim të presionit sindikal ndaj institucioneve të vendit dhe fajtorë për këtë krizë i konsideroi të gjitha partitë politike.

“Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Kurti dhe të gjitha partive politike që të ndërmarrin menjëherë masa konkrete dhe të alokojë buxhetin e RTK-së, sipas ligjit, pasi RTK është institucion publik dhe funksionimi i tij nuk mund të lihet në krizë financiare.” – thanë ata.

Derisa treguan se nuk do të tolerojnë më një gjë të tillë, ata thanë se dita-ditës masat do të ashpërsohen edhe më tepër deri sa kërkesat e tyre të realizohen plotësisht.

Ndërkohë, për nesër, më 19.11.2025, është paraparë të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës dhe një prej pikave të rendit të ditës është edhe buxheti i RTK-së.

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës protestuan para disa ditësh, më 06.11.2025 dhe më 10.11.2025 për të kërkuar miratim të buxhetit dhe alokim të pagave.

Ditë më parë, kryetari i Kuvendi të Kosovës, Dimal Basha e quajti padrejtësi situatën me punëtorët e RTK-së, ndërsa tregoi se ka ftuar të gjitha subjektet politike për mirëkuptim ndaj miratimit të raportit për RTK-në.

“Unë dola këtu me u solidarizu me punëtorët e RTK-së, ku janë mbi 700 prej tyre të cilët i presin pagat dhe pa të drejtë kanë mbetur pa paga. Megjithatë, unë gjithashtu e kam me rëndësi t’ju njoftoj si Kryetar i Kuvendit, që i kam ftuar të gjitha subjektet politike për të bërë hapat që duhet, për të arritur deri te një mirëkuptim për miratimin e raportit” – theksoi Basha.

Ndërsa, herën e fundit ata protestuan më 13.11.2025, me ç’rast paralajmëruan grevën njëorëshe që u mbajt më 17.11.2025.

Pas kësaj, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, më 15.11.2025 nëpërmjet një letre i ka kërkuar kryeparlamentarit, Dimal Basha, për të adresuar vonesat në pagesat e pagave të mbi 700 punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës, si pasojë e mosformimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa në legjislaturën e re.

Mospagesa ka mbetur peng për shkak të mosformimit të komisionit parlamentar për shqyrtim dhe miratim të raportit për RTK-në.

Edhe në gusht 2025, punëtorët e RTK-së patën protestuar për paga. Pas situatës, Qeveria në detyrë e Kosovës, më 15.08.2025 e kishte miratuar në parim kërkesën për huamarrje deri në 2,540,000 euro të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) për qëllime të likuiditetit të transmetuesit publik.

Më 17.11.2025 rreth situatës në RTK u deklarua edhe nënkryetarja e Kuvendit nga LVV-ja, Albulena Haxhiu. Sipas saj tash që ka Kuvend të konstituuar “nuk ka sens të vazhdohet me huadhënie të tjera” për RTK-në.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”