Osmani takohet me presidentin e Mauritanisë, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani.
Osmani ka thënë se kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Në New York e falënderova Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, për mbështetjen e patundur për Republikën e Kosovës. Bashkë, diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”- ka shkruar ajo në Faceook.
Mauritania është shtet në Afrikën Veripërendimore.
Presidenti aktual i Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani ka fituar mandatin e dytë si president në zgjedhjet e mbajtura në korrik 2024.