Osmani: Populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë luftës së fundit mbi gjysma e popullsisë së Kosovës janë bërë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.
Osmani ka deklaruar kështu më 20.06.2024, me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.
Ajo ka thënë se populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën.
“Gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit. Secili prej nesh mbante një histori, një mjet jetese. Populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën. Në këtë Ditë botërore të Refugjatëve, ne zotohemi të ngrihemi, të flasim dhe të luftojmë për të drejtat dhe dinjitetin e refugjatëve kudo që ndodhen”- ka shkruar Osmani.
During the last war in Kosovo, over half of our population became refugees as a result of Milosevic’s genocidal actions.
Each and every one of us carried a story, a livelihood.
The people of Kosovo understand the profound suffering and sacrifice of refugees worldwide. On this… pic.twitter.com/cZyxRQ6nXN
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 20, 2024
Dita Botërore e Refugjatëve është një ditë ndërkombëtare e caktuar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar refugjatët anembanë globit.
Çdo vit më 20 qershor festohet për forcën dhe guximin e njerëzve që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar konfliktit ose persekutimit.