Nje shtetase serbe arrestohet në Ferizaj, dyshohet se goditi me thikë të dashurin
07.11.2025 - 11:43
Një grua, shtetase e Serbisë raportohet se është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj.
Sipas Policisë, dyshohet se pas një mosmarrëveshje me të dashurin e saj, e dyshuara e ka goditur atë me thikë.
Ngjarja është regjistruar të enjten më 06.11.2025, rreth orës 09:00.
Policia njofton se viktima ka pranuar tertman mjekësor, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia rastin e ka cilësuar si ‘lëndim i lehtë trupor’.