Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Nexhat Krasniqit i refuzohet ankesa për tu rikthyer në shërbimin civil

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Nexhat Krasniqit i refuzohet ankesa për tu rikthyer në shërbimin civil

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ia ka refuzuar ankesën Nexhat Krasniqit, ish-shefit të prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, për tu rikthyer në shërbimin civil.

Komisioni disiplinor i Ministrisë së Infrastrukturës në nëntor të 2023-ës kishte marrë vendim që ta largojë nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, pasi hyri në listë të zezë të Departamentit amerikan të Shtetit.

Kolegjiumi për Shqyrtimin dhe Vendosjen e Ankesave në vendim thekson se ankesa e Krasniqit është e pabazuar dhe ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit Disiplinor të Ministrisë i cili Krasniqit i ka shqiptuar masën “Largim prej shërbimit civil”.

Në vendim thuhet se Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Infrastrukturës ka vepruar në pajtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë e për rrjedhojë ankesa u shpall si e pabazuar.

Ky vendim u mor më 07.02.2024.

Kolegjiumi ka shqyrtuar ankesën e Krasniqit, disa vendime të sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, vendimin e Komisionit Disiplinor të kësaj Ministrie, kërkesën për marrjen e masave disiplinore, një aktgjykim të Gjykatës së Apelit, certifikatën mbi dënimet penale si dhe disa prova të tjera.

Më 22.11.2023 Komisioni Disiplinor i MMPHI-së mori vendim që ta largojë nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, pasi i njëjti më 03.11.2023 hyri në listë të zezë të Departamentit amerikan të Shtetit duke iu ndaluar hyrja në SHBA atij dhe dy fëmijëve të tij.

DASH në vendim e ka caktuar si “të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh”.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, më 22.11.2023 pati thënë se për procesin e Nexhat Krasniqit ka informuar edhe Ambasadën e SHBA-së.

“Më 3 nëntor është bërë publike që për z. Krasniqi ka masë nga SHBA dhe në po të njëjtën ditë është marrë vendimi i pezullimit nga pozita, dhe që nga ajo ditë, deri sot kemi arritë në pozitën që Nexhat Krasniqi me vendim e Komisionit Disiplinor është hequr nga shërbimi civil” – tha ministri Aliu.

Vendimin e plotë të KPMSHC-së e gjeni këtu.

KALLXO.com ka provuar të marrë përgjigje nga Nexhat Krasniqi por ai nuk iu përgjigj thirrjeve të redaksisë e as pyetjeve të dërguara përmes porosisë (sms-it).

https://kallxo.com/lajm/komisioni-e-largon-nga-sherbimi-civil-te-sanksionuarin-nga-shba-ja-nexhat-krasniqin/

https://kallxo.com/lajm/shba-e-sanksionon-baben-e-tendereve-ia-ndalon-hyrjen-ne-amerike/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”