Komandanti i KFOR-it takohet me zyrtartin e lartë të Departamentit Amerikan që po qëndron në Kosovë
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Enrico Barduani, është takuar sot me 13.07.2025 me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, komandanti Barduani ka dhënë një përditësim mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin. Ai ka nënvizuar angazhimin e KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e Kosovës .
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” – thuhet në njoftimin e KFOR-it në Kosovë.
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Brendan Harahan, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.
Ai gjatë ditës së djeshme është takuar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, si dhe është paralajmëruar takime edhe me krerët e partive të tjera parlamentare në Kosovë.
https://kallxo.com/lajm/kurti-takohet-me-zyrtarin-e-larte-amerikan-zkm-zhvillimet-aktuale-politike-e-raportet-me-serbine-ishin-pjese-e-diskutimit/