Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Nëna e tre nxënësve ankohet për subvencionim: As gjysmën e librave s’mundesh me i mbulu me 80 euro

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Fillimi i vitit të ri shkollor në shkollën "Ismail Qemali", Foto: Arbrita Uka / KALLXO.com

Nëna e tre nxënësve ankohet për subvencionim: As gjysmën e librave s’mundesh me i mbulu me 80 euro


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Me fillimin e vitit të ri shkollor, disa prindër u ankuan për vlerën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, pasi po e konsiderojnë të pamjaftueshme.

Ky është viti i tretë që Ministria e Arsimit e aplikon metodën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, veçse këtë herë po i subvencionon me nga 80 euro nxënësit e klasave 1 – 9.

Edona Hoxha, nënë e tre nxënësve në klasë të 8, 6 dhe 2-të në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë tha se tekstet shkollore po kushtojnë më shumë se vlera e subvencionimit e ndarë nga Ministria e Arsimit.

“Për klasën e gjashtë edhe klasën e dytë jam furnizu prej shkollës shumicën, përveç fletore pune që janë të plotësume edhe u dasht m’i ble, po për klasën e tetë ka qenë më problem… As gjysmën e librave s’mundesh m’i mbulu me 80 euro. Sa kam pyt unë deri në 200 euro bëhen komplet librat se nuk është që i kam ble ende, jam t’u mundu me ba zgjidhje njihere në shkollë, mandej nëse s’gjej normal që duhet [ble]” – ka deklaruar Hoxha.

Gjatë kohës sa qëndroi në shkollën “Ismail Qemali”, Hoxha kërkonte për libra të vjetër në korridorin e kësaj shkolle ku ishin vendosur librat e kthyer nga nxënësit e klasave 6 – 9. Ajo ka gjetur disa prej librave që i nevojiten fëmijëve të saj.  

Hoxha e mohoi se ka pasur ndonjë problem në aplikimin për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore dhe tha se “më kanë dalë paret menjëherë, m’u ka pranu aplikimi, nuk kam pasë problem”.

“Besoj që furnizimi direkt është ma i mirë se s’ishim ba telashe as na, as shkolla m’i sjell librat. Ajo ka qenë ma e mirë… Kam shku në dy-tri librari aty dikun sillet të 200 [euro] për klasën e tetë po flas” – tha ajo.

Kurse, Mimoza Krasniqi, drejtoreshë e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Qemali” tha se konfirmimi i aplikimit të të gjithë prindërve për subvencionim është bërë nga dy koordinatorët që i kanë caktuar në këtë shkollë.

“Nuk kemi pas asnjë ankesë në drejtori për besë që nuk është aprovu [subvencionimi] ose diçka, secili që ka thirr i kemi kry procedurat” – tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, nxënësit i kanë kthyer librat në muajin qershor të këtij viti dhe në atë kohë i kanë shkëmbyer me nxënësit, kurse pjesa tjetër që ka mbetur pa u furnizuar me libra i kanë shpërndarë më 01.09.2025. 

Në Shkollën “Ismail Qemali”, 310 nxënës nisën klasën e parë, ndërsa gjithsej janë 2,900 nxënës. 

“Këtë vit është pak ma ndryshe se këtë vit i kemi dy koordinatorë edhe i kemi pa krejt të dhënat kush ka apliku edhe a është dikush që nuk i takon shkollës tonë, a është parashkollor se kemi pasë edhe parashkollor që kanë apliku edhe s’i kemi aprovu se kanë mendu që duhet me apliku. Kemi pas një menaxhim kogja ma të mirë”- tregoi Krasniqi.

Kurse, shkolla “Nazim Gafurri” zbaton për herë të dytë mësimin tërëditor, këtë vit shkollor me 582 nxënës të klasave 1 – 5. E drejtoresha e kësaj shkolle, Ardianë Makolli- Sadiku, konsideron se sivjet janë më të përgatitur dhe presin një vit më të relaksuar se vitin e kaluar.

Kurse 440 nxënës të klasave 6 – 9 të kësaj shkolle mësojnë në ish-objektin e shkollës “Eqrem Qabej”.

Sa i përket subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, Makolli-Sadiku tha se “ka diskutime që po kushtojnë librat më shumë se që po subvencionohen, por nuk ka pasë ankesa të drejtpërdrejta në shkollë, ka pasë disa ankesa që prindërit kanë pasë vështirësi në aplikim po ju kemi ndihmu”.

“Gjitha librat kanë qenë obligative që të kthehen, po edhe kemi aktive të cilat kanë numër të ndryshëm d.m.th aktivi i vitit të kaluar, ka pasë më pak nxënës se aktivi i vitit pas që vjen, edhe këtu kemi disa vështirësi po jemi mundu që gjitha librat të ndahen në mënyrë të barabartë” – tha Makolli-Sadiku.       

Për Makolli-Sadikun më e mirë ka qenë metoda e furnizimit me tekste shkollore direkt në shkolla.

“Për neve ka qenë më lehtësim kur kanë ardh librat në shkollë, kanë qenë nën menaxhimin tonë edhe e kemi ditë që nuk do të mbetet asnjë fëmijë pa libër. E tash kemi ndoshta edhe prindër që vonohen derisa të furnizohen me libra e shumë gjëra të tjera, mendoj që ma mirë ka qenë viteve më herët kur librat janë sjell në shkollë” – shtoi ajo.

Viti i ri shkollor në Kosovë

KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorët e Arsimit në rajonet e Kosovës për të kuptuar nëse ka filluar viti i ri shkollor në të gjitha shkollat e tyre.

Afrim Llabjani, drejtori i Arsimit në Ferizaj ka treguar se shkolla “Dy Dëshmorët” në Talinoc të Muhaxherëve e cila u përurua nga Arbërie Nagavci, ministrja në detyrë e Arsimit, në janar 2025, ende nuk është furnizuar me karrige nga Ministria.

Sipas Llabjanit, ata i kanë dërguar karriget e vjetra në shkollën e re “Dy Dëshmorët”. E Ministria e Arsimit nuk është përgjigjur në pyetjet e KALLXO.com deri në publikimin e lajmit, se pse nuk janë dërguar ende karriget në këtë shkollë.

Megjithatë, Llabjani e konfirmoi se në shkollat tjera nuk kanë pasur telashe dhe se viti i ri shkollor ka filluar.

Drita Kadriu, drejtoreshë e Arsimit në Mitrovicë të Jugut ka thënë për KALLXO.com se në 98% të shkollave atje kanë nisur vitin e ri shkollor, përveç në shkollën “Ismail Qemali”, e cila ka pasur probleme objekti i shkollës.

“Ata punëkryesit kanë kërku një javë, deri më 08.09.2025, kanë premtu që e kryjnë përndryshe është ba intervenim shumë i mirë aty. Ndërsa, te shkolla “Migjeni” nyjet sanitare, klasët, hapësirat ku frekuentojnë nxënësit kanë përfundu. Ka mbet ankesi, zhveshtoret e nxënësve te Salla e Edukatës Fizike, biblioteka, kabinetet që nuk e pengojnë mësimin m’u kry gjatë kësaj periudhe” – tha Kadriu, më 01.09.2025.

Kadriu tha se rreth 14,600 nxënës zakonisht regjistrohen në vitin e ri shkollor në Mitrovicë të Jugut, kurse për tekstet shkollore ajo tha se do të interesohen se si është situata me furnizim.

Naser Gega, drejtor i Arsimit në Pejë po ashtu e ka konfirmuar se në të gjitha shkollat e tyre ka nisur mësimi, mirëpo dy shkolla janë në pritje, shkolla “Pejtër Budi” në Pejë dhe në shkollën “Vaso Pasha” është duke u rinovuar. 

Gega deklaroi se kanë ankesa se mjetet e subvencionimit për blerjen e teksteve shkollore nuk i janë ekzekutuar disave, si dhe vlera e subvencionimit nuk është e mjaftueshme për t’i siguruar librat.

Luljeta Veselaj-Gutaj, drejtoreshë e Arsimit në Prizren gjithashtu e pohoi se mësimi ka filluar në të gjitha shkollat, përveç shkollës në Malësi të Re, e cila tha se për shkak të punimeve derisa të përfundon gjithçka e kanë shtyrë dy-tri javë që mësimin nxënësit ta vazhdojnë aty.

Këta nxënës ajo tha se e kanë filluar vitin e ri shkollor në shkollën “Dëshmorët e Kabashit” në fshatin Korishë. Prizreni ka 53 shkolla fillore.

Rritja e çmimeve të teksteve shkollore është njëra prej ankesave që Veselaj-Gutaj e ka pranuar nga prindërit e komuniteteve turk dhe boshnjak. 

“Prindërit me vonesë i kanë marrë subvencionimet, do të thotë këto ditë kanë ble libra, po presim sot me pa se sa nxënës kanë ble libra, sa janë subvencionu. Ankesa kryesore ose theksi ka ra te klasët 6 – 9 për shkak që janë bartë librat nga një gjeneratë në tjetrën dhe ka libra të cilët janë të papërdorshme dhe ka libra që janë krejtësisht të plotësuar” – tha Veselaj-Gutaj.

Edhe në Gjilan ka nisur viti i ri shkollor në të gjitha shkollat e kësaj komune, sipas Shpend Nuhiut, drejtorit të Arsimit atje, i cili tha se i kanë rreth 16,000 nxënës në gjithsej 24 shkolla fillore dhe paralele të ndara.

Nuhiu tha se kanë pasur disa ankesa nga prindërit për llogaritë e tyre në platformën eKosova, përmes së cilës është dashur të aplikojnë për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore.

Viti i ri shkollor ka nisur edhe për rreth 11,000 nxënës në 24 shkollat fillore të komunës së Lipjanit, sipas Rasim Hasanit, drejtorit të Arsimit.

Hasani tha se kanë disa ankesa për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore, por nuk kanë mundësi t’i zgjidhin ato pasi i takojnë Ministrisë së Arsimit.

“Një pjesë e nxënësve s’i kanë kthy hiç, se kanë thënë i kemi ble vet, s’na i keni ble ju librat. Do janë dëmtu, do s’i kanë ble hiç, s’ka pas çka me kthy se i kanë ble veç primaret e s’kanë pas çka me kthy. P.sh Ministria i ka çit paret, ai ka ble 3 libra, s’i ka ble 10 krejt sa duhet e çka me kthy ai” – deklaroi Hasani.

Vetëm në kryeqytet, 37,667 nxënës kanë nisur mësimin në 64 shkolla, kurse ministrja Nagavci i ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2025/2026.

“Sot nis një udhëtim i ri i dijes, i mbushur me sfida dhe mundësi të reja për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit tanë. Ky është momenti kur fëmijët kthehen me buzëqeshje në bankat shkollore, të etur për të mësuar, për t’u rritur dhe për të realizuar ëndrrat e tyre.” – ka shkruar Nagavci në Facebook, më 01.09.2025.

Sipas Nagavcit, arsimi është çelësi për një të ardhme më të ndritur dhe të qëndrueshme për vendin.

“Andaj, të gjithë së bashku duhet të krijojmë një ambient mbështetës dhe frymëzues, ku çdo nxënës të ndihet i vlerësuar dhe i motivuar për të arritur më të mirën. Uroj që ta nisni këtë vit shkollor me energji pozitive, përkushtim dhe shpresë, duke besuar fort në fuqinë e dijes suaj.” – ka shtuar Nagavci.

Vjosa Osmani, presidentja e vendit i ka uruar po ashtu nxënësit duke thënë se “1 Shtatori gjithmonë sjell me vete frymën e një fillimi të ri, ku secili nxënës, mësues dhe prind ka mundësinë ta shkruajë histori të suksesit”. 

“Le të hyjmë në këtë vit shkollor me kurajo, me besim dhe me respekt për njëri-tjetrin. Nxënësit nuk duhet ndaluar së pyeturi dhe së kërkuari, kurse mësimdhënësit nuk duhet kursejnë me angazhimin. Urime fillimi i vitit të ri shkollor! Qoftë një vit i mbushur me dije, gëzim dhe suksese për të gjithë!” – ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.

Deputetja Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një konference për media më 01.09.2025 tha se ky vit shkollor “nuk na gjen të përgatitur”.

“Sot më 1 shtator, i gjen edhe mësimdhënësit pa mbështetje, pa stimulim për të arritur më shumë me nxënësit e tyre. Nuk kanë kurrikulë digjitale, ka ngarkesa burokratike dhe paga të padinjitetshme”- ka thënë Lushaku. 

Lushaku tha se ka siguruar çmimoret e librave dhe këto çmime janë shumë të larta në krahasim me ato që ndahen nga Ministria e Arsimit.

“80 euro ndahen nga MASHT-i, ndërsa çmimi i librave bazë arrin deri në 130 euro”- tha ajo.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”