Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Në tre vjetorin e ardhjes në pushtet, Kurti thur lavde për punën e Qeverisë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Foto: ZKM

Në tre vjetorin e ardhjes në pushtet, Kurti thur lavde për punën e Qeverisë

Për të shënuar tre vjetorin e ardhjes në pushtet, kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media ka përmendur rezultatet e Qeverisë për të cilat tha se janë krenar e ballëhapur.

Ai tha se punësimi është më i lartë se më parë.

Ndërsa ka përmendur numrin e grave të punësuara, premtimin e shtesave për gratë lehona e të tjera.

“Po i mbushim tri vjet qeverisje, kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenar dhe ballëhapur. Punësimi është më i lartë se më parë, mbi 12 mijë gra më shumë kanë vende pune. Ka formalizim të të punësuarve, por formalizmi i ekonomisë është përpjekje e vazhduar e qeverive dhe kur ajo ndodh është sukses i Qeverisë. E kemi zbutur hendekun eksport-import, nga 1-9 sa ishte tash është 1-6”- ka thënë Kurti.

Tutje ai ka theksuar se gjatë qeverisjes së tij, ka më shumë sundim të ligjit.

Ndërsa ka thënë se numri i inspektimeve nga inspektorati i tregut është rritur për rreth 63% në krahasim me 2019.

Para gazetarëve, ai ka përmendur edhe rezultatet në komunat në veri të Kosovës dhe sipas tij është rritur siguria publike.

“Ka më shumë sundim të ligjit, ka luftim të korrupsionit, eliminimi i tij varet nga prokuroria dhe gjyqësori, paraja publike shpenzohet me përgjegjësi dhe ruhet e mbrohet gjithashtu. Në veri është ulur ilegaliteti, janë mbyllur rrugët ilegale, laboratorë droge e të kriptovalutave. Në vend të tyre janë hapur e funksionalizuar zyre të regjistrimit të bizneseve të Kosovës dhe kadastrave komunale. Me largimin e targave ilegale siguria publike është më e mirë”- tha Kurti.

Ai ka përmendur mbështetjen financiare për fermerët gjatë tri viteve të qeverisjes së tij.

Kurti ka theksuar edhe rezultatet që sipas tij janë arritur në sektorin e shëndetësisë.

“5 klinika janë në renovim, Klinika e Onkologjisë, Gjinekologjisë, Urologjisë, Kardiokirurgjisë dhe Klinika Emergjente. Kemi funksionalizuar pesë rezonanca magnetike në më pak se një vit, deri tash kanë qenë vetëm dy. Po ulim listat e pritjes dhe kemi kaluar ligjin e barnave. Po investojmë në aparatura moderne”- u shpreh ai.

Kreu i ekzekutivit tutje tha se Qeveria Kurti do t`i përfundoj rrugët që qeveritë e kaluara i kanë lënë keq.

“Do t’i përfundojmë punët që qeveritë e kaluara i lanë keq si rrugët Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, e autostrada në Gjilan. Shqipërinë e kemi palën kryesore në shkëmbimet tregtare”- tha ai.

Qeveria e Kosovës u votua më 22.03.2021 në Kuvendin e Kosovës, me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim.

Ekzekutivi që drejton Albin Kurti ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten