Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kushtetuesja e Tajlandës shkarkon kryeministren sherri i telefonatës me liderin e Kamboxhias

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Flamuri i Tajlandës, Foto: Pixabay

Kushtetuesja e Tajlandës shkarkon kryeministren sherri i telefonatës me liderin e Kamboxhias

Paetongtarn Shinawatra është shkarkua për shkelje të etikës gjatë një telefonatë të publikuar në qershor, ku ajo dëgjohej duke iu referuar me “xhaxha” ish-liderit të Kamboxhias, Hun Sen,  dhe duke kritikuar ushtrinë tajlandeze, mes tensioneve në rritje kufitare me Kamboxhian, raporton BBC.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka zhytur politikën e vendit në trazira, duke i goditur dinastitë më të fuqishme politike në vend.

Telefonata, e publikuar nga vetë Hun Sen, dëmtoi reputacionin e saj dhe kritikët e akuzuan për cenimin e ushtrisë së vendit.

Vendimi e bën Paetongtarn, vajzën e ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, kryeministren e pestë që shkarkohet nga detyra nga gjykata që nga viti 2008.

Nëntë gjyqtarët e gjykatës votuan të premten (29.08.2025), me gjashtë për dhe tre kundër Paetongtarnit, duke vendosur se veprimet e saj kishin shkelur standardet etike që priten nga detyra e saj.

Gjykata ka vlerësuar se Paetongtarn kishte një “marrëdhënie personale” që “dukej se përputhej me Kamboxhian” dhe hodhi poshtë pretendimet e saj se telefonata ishte “negociim personal për të… rikthyer paqen pa përdorur dhunë”.

Në vendim, thuhet se “shkaktoi publikun dyshime” nëse veprimet e saj “do t’i sillnin më shumë dobi Kamboxhias sesa interesit të kombit”.

Paetongtarn e pranoi vendimin e gjykatës, por ka këmbëngulur se po përpiqej të shpëtonte jetë.

Telefonata e saj me Hun Senin, dikur mik i ngushtë i babait të saj, u zhvillua ndërsa tensionet u rritën në kufirin Tajlandë-Kamboxhia, të cilat javë më vonë shpërthyen në një konflikt pesë-ditor në të cilin dhjetëra njerëz u vranë dhe qindra mijëra u larguan nga shtëpitë e tyre.

Paetongtarn, 39-vjeçare, iu bashkua Pheu Thai vetëm në vitin 2021 dhe u ngrit në pushtet pasi paraardhësi Srettha Thavisin, u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese për emërimin e një aleati në kabinetin e tij, i cili ishte burgosur për përpjekjen për të korruptuar një gjyqtar.

Zëvendësimi i saj do të bëhet nga parlamenti, ku partia e saj ka një shumicë të lehtë pasi partneri i saj kryesor i koalicionit, partia konservatore Bhumjaithai, është tërhequr pas thirrjes së saj.

Parlamenti nuk duhet të shpërbëhet për të zgjedhur një udhëheqës të ri, por shumica e deputetëve duhet të mbështesin një nga pesë kandidatët e regjistruar.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”