Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kusari-Lila thirrje opozitës: Është i domosdoshëm formimi i katër komisioneve të përhershme parlamentare

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Mimoza Kusari - Lila, kryetare e partisë "Alternativa", Foto: KALLXO.com

Kusari-Lila thirrje opozitës: Është i domosdoshëm formimi i katër komisioneve të përhershme parlamentare

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, njofton se ka dorëzuar kërkesën me 40 nënshkrime për seancën e parë të ditës së nesërme e thirrur për miratim të buxhetit.

Kusari-Lila potencon se pesë prej nëntë pikave të rendit të ditës janë marrëveshje ndërkombëtare, të cilat, siç thot ajo, në rast të mosmiratimit rrezikojnë shtyrjen  e vlerës prej 1 miliard euro financime, prej të cilave 290 milionë euro grant nga Bashkimi Europian.

“Afati për miratimin e Planit të Rritjes nga Bashkimi Evropian është dhjetori 2025. Nëse kjo marrëveshje nuk miratohet deri në dhjetor, rrezikojmë të humbim 10% të vlerës totale prej 880 milionë euro, pra rreth 88 milionë euro”- potencoi ajo.

Tutje, Kusari- Lila sqaron se nga Banka Botërore kanë edhe një marrëveshje tjetër, e cila përfshin 90 milionë euro mjete direkte për buxhetin e vendit. Po ashtu, ka edhe dy marrëveshje të tjera për arsimin dhe shëndetësinë, me vlerë prej 20 milionë eurosh.

E për këtë kërkon mbështetjen nga grupet parlamentare sepse, siç tha ajo, marrëveshjet ndërkombëtare nuk i takojnë asnjë partie apo qeverie, ato janë në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

“Për realizimin e kësaj agjende, është i domosdoshëm formimi i katër komisioneve të përhershme parlamentare, të cilat mund të formohen pavarësisht se kush është në pozitë apo opozitë, sepse numri i anëtarëve varet nga pesha e Grupit Parlamentar në Kuvend, nga gjithsej 11 anëtarë sa duhet të jenë”- potencoi ajo.

Deputetja kërkon nga opozita t’i votojnë pikat e rendit të ditës në mënyrë që siç thot ajo, t’u ofrojmë qytetarëve qetësinë që u nevojitet para se të hyjmë në një proces të ri zgjedhor.

Ajo potencon se nesër është mundësia t’u lehtësohet barra 700 punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës e të votohet buxheti i Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut.

“Të nderuar deputetë, betejat tona politike duhet të sjellin vlerë dhe përparim në jetën e qytetarëve. Ballafaqimin tonë të  radhës në garën politike, do ta kemi në zgjedhjet e ardhshme nacionale kurdo që të mbahen ato, në dhjetor apo në pranverë. Mos të krijojmë ngarkesa të panevojshme, kur situata është e tejkalueshme”- theksoi Kusari- Lila.

Në anën tjetër, lidhur me njoftimin e Kuvendit të Kosovës se më 19.11.2025 do të mbahen dy seanca: e para e jashtëzakonshme për formimin e komisioneve parlamentare dhe shqyrtimin e marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, kurse e dyta për formimin e Qeverisë, ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku tha se nuk do të marrin pjesë fare në seancën e jashtëzakonshme të orës 11:00.

Ndërsa në atë të orës 14:00 e thirrur për votimin e Qeverisë, kreu i LDK-së potencon se “do të votojmë me bindje kundër pakicës”.

Ndryshe, e jashtëzakonshmja pritet të mbahet në orën 11:00, dhe ka në rend të ditës 9 pika. Kurse, ajo për formimin e Qeverisë, në orën 14:00, me vetëm një pikë – atë për votimin e Qeverisë.Rendi i ditës për seancën e jashtëzakonshme është me pikën e parë – formimi i komisioneve parlamentare.

Rendi i ditës për seancën e jashtëzakonshme është me pikën e parë – formimi i komisioneve parlamentare.

Pika e dytë e rendit të ditës është shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-002 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje,

Pika e tretë e paraparë është shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-003 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e parë për „Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër“, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Grupit të Bankës Botërore),

Pika e katërt, shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-004 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” ndërmjet Bashkimit Europian, që përfaqësohet nga Komisioni Europian si huadhënës, dhe Republikës së Kosovës si huamarrës, dhe Bankës Qendrore të Kosovës si agjent i huamarrësit,

Pika e pestë, shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-005 për Ratifikimin e Marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Kompas“- qasja gjithëpërfshirëse e Kosovës për forcimin e sistemit të shëndetësisë.

Pika e gjashtë, shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-006 për Ratifikimin e Marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZH) për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”.

Pika e shtatë, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 09/L-001 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,

Pika e tetë, miratimi i buxhetit për komunat: Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok, dhe çështja e financimit të RTK-së.

Në rast se arrin të formohet Qeveria deri më 19.11.2025, që është dita e fundit e afatit 15-ditor, mund të formohen edhe komisionet si hap i zakonshëm pas formimit të ekzekutivit të ri.

Por, për të kaluar deri te ky hap, fillimisht duhet të sigurohen 61 vota, qoftë përmes koalicioneve më parti tjera, ose individualisht përmes deputetëve.

Kur në votim u hodh emri i mandatarit të parë, Albin Kurti, ai mori 56 vota, që rrjedhimisht mandatarit të dytë, Glauk Konjufca i duhen edhe pesë vota për të qeverisur.

https://kallxo.com/lajm/neser-dy-seanca-e-para-e-jashtezakonshme-e-dyta-votimi-per-qeverine/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”