Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kurti për Sky News: E ndjejmë “obligim” të mirëpresim qendrën britanike të kthimit të migrantëve

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Kurti për Sky News: E ndjejmë “obligim” të mirëpresim qendrën britanike të kthimit të migrantëve

Kosova, e cila ka lidhje të forta ma Mbretërinë e Bashkuar, ka konfirmuar për Sky News se bisedimet po vazhdojnë, porse ende ka pengesa legale

Kosova e ndjen se e ka “detyrë politike” që të procesojë azilkërkuesit e dështuar nga Mbretëria e Bashkuar, nëse mund të tejkalohen çështjet legale, ka thënë kryeministri i vendt për televizionin Sky News.

Albin Kurti ka thënë se ka “kapacitete të kufizuara” në vendin e vogël, që ka një popullsi prej më pak se dy milionë banorësh, porse ai pret se do të ketë “rezultat të suksesshëm” prej negociatave.

Ai ka konfirmuar se po vazhdojnë bisedimet ndërmjet zyrtarëve nga të dy vendet për marrëveshjen për kthimin e migrantëve që u janë refuzuar kërkesat prej Mbretërisë së Bashkuar, dhe janë në pritje të riatdhesimit në vendin e tyre të prejardhjes.

Një ekip i Ministrisë së Brendshme britanike po eksploron mundësitë sesi mund të funksionojë ujdia, ka mësuar Sky News, megjithëse asnjë kërkesë zyrtare nuk i është dorëzuar Kosovës për të pranuar qendrën e kthimit.

Kurti, i cili po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor që gjatë javës mbahet në Londër, ka thënë: “Ne duam ta ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar, ne konsiderojmë se kjo është detyrë e jona miqësore dhe politike.

“Ne kemi kapacitet të kufizuar, por prapëseprapë duam të ndihmojmë, dhe derisa ne po flasim, ka komunikim të rregullt ndërmjet ekipeve tona të zyrtarëve shtetërore nga Ministria jona e Brendshme dhe avokatët sesi ta bëjmë këtë pa telash për dobi të përbashkët”.

“Afërmendsh, ne duam, si vend, të përfitojmë, por ne e konsiderojmë para së gjithash si obligim tonin që t’ju ndihmojmë për shkak se ju na keni ndihmuar shumë dhe ne asnjëherë nuk do ta harrojmë atë”.

Aleatët kyçë të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka identifikuar vendet e Ballkanit Perëndimor si aleatë kyçë në luftën kundër migrimit të parregullt, me 22 mijë persona që vjet përdorën këtë rrugë në shtegtimin drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Qeveria britanike ka nënshkruar marrëveshje për luftimin e bandave trafikuese me Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Keir Starmer ka thënë më herët gjatë vitit se qeveria është në bisedime me vende të caktuara për vendosjen e “qendrave të kthimit”, të cilat i ka quajtur “inovacion i rëndësishëm” për individët të cilët e kanë stërngarkuar sistemin në Mbretërinë e Bashkuar.

Kosova është vendi i parë që ka konfirmuar se po zhvillohen këto negociata, dhe diskutime të mëtejshme pritet të zhvillohet për këtë çështje në margjina të samitit të kësaj jave.

Vendi i vogël i Europës Lindore dhe Mbretëria e Bashkuar kanë lidhje të forta, me ish-kryeministrin, sër Tony Blair, që gëzon mirënjohje të madhe në vend për rolin e qeverisë së tij gjatë sulmeve ajrore të NATO-s ndaj Serbisë më 1999, që ndihmoi përfundimin e luftës së Kosovës.

Kosova arriti marrëveshje në qershor me Shtetet e Bashkuara, negociuar në kohën e administratës Biden, që të pranonte pesëdhjetë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, pasi kishin plotësuar kritere të caktuara. Por mësohet se vetëm një ose dy persona kanë arritur për deri tani për shkak të çështjeve ligjore.

Kosova do të pëlqente të arrinte një marrëveshje të mbrojtjes dhe investime britanike në këmbim, me vendin ballkanas të shqetësuar për agresionin rus dhe armiqësinë nga Serbia fqinje.

Kosova kërkon mbështetje sigurie

Kurti ka shtuar: “Ne do të donim shumë që të kishim kryesisht mbështetje në siguri – qoftë ajo nëpërmjet marrëveshjeve strategjike, ose nëpërmjet pajisjeve dhe projekteve që mund t’i bëjmë. Ekipet tona janë duke punuar në këtë, por mendoj se kjo do të ketë rezultat të suksesshëm”.

Nuk pritet që Mbretëria e Bashkuara të dorëzojë ndonjë kërkesë zyrtare derisa të punohet në çështjet legale, që mund të jenë të mëdha.

Një ujdi kundërthënëse e arritur nga Italia më 2023 për dërgimin e mijëra migrantëve në qendra të mbajtjes në Shqipëri ka kushtuar miliona euro dhe është pezulluar për shkak të shumë pengesave ligjore.

Andi Hoxhaj, ekspert për Ballkanin në Kolegjin Mbretëror, ka thënë: “Një marrëveshje e tillë nuk pritet të arrihet në samit. Megjithatë, pres ndonjë deklaratë që tregon se Mbretëria e Bashkuar dhe një ose dy vende të Ballkanit janë afër arritjes së një marrëveshjeje”.

“Arritja e një marrëveshjeje me Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ishte politikisht e ndjeshme në Kosovë. Vendi vazhdon të kërkojë marrëdhënie më të thella me një prej aleatëve të saj më të fortë që ka luajtur rol qenësor në rrugëtimin e saj drejt pavarësisë”, ka shtuar ai.

Kosova ka marrëveshje me Danimarkën për të burgosurit

Kryeministri Starmer u zu ngushtë gjatë një vizite në kryeqytetin shqiptar në maj, kur do të njoftonte se Mbretëria e Bashkuar ishte në bisedime për qendrat e kthimit në Ballkan, vetëm se kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të thoshte se nuk do ta lejonte Mbretërinë e Bashkuar të “largonte emigrantët” në vendin e tij në kohën kur shteti i tij është në një “martesë” me Italinë.

Nën drejtimin e Yvette Cooperit, Ministria e Jashtme e ka zhvendosur fokusin te migracioni – me më shumë staf që po merret me këtë çështje, duke hartuar sanksione ndaj kontrabandistëve të qenieve njerëzore dhe duke kërkuar arritjen e marrëveshjeve të kthimit.

Kosova ka ratifikuar gjithashtu një marrëveshje me Danimarkën – një tjetër kontribuese aktive në forcën paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO në Kosovë – që të pranojë 300 të dënuar nga burgjet e saj të mbipopulluara, me ujdinë që pritet të fillojë më 2027.

Qendrat e kthimit janë të ndryshme nga përpunimi jashtë vendit – të cilin e kishin propozuar konservatorët me skemën e Ruandës.

Propozohet se individët do të dërgohen vetëm në një qendër kthimi nëse hidhet poshtë pretendimi i tyre për azil në Mbretërinë e Bashkuar – dhe ata do të presin riatdhesimin.

Me dërgimin e tyre në një vend të tretë, qeveria britanike shpreson se do të parandalojë njerëzit që të provojnë të stërngarkojnë dhe vonojnë procesin e zhvendosjes dhe do të mund të vepronte si neutralizues për njerëzit që vijnë me varka.

Vetëm 3 % e njerëzve që arritën me varka gjatë viteve 2017-2024, ose rreth pesë mijë persona, ishin rikthyer nga Mbretëria e Bashkuar, tregojnë të dhënat e Observatorit të Oksfordit për Migrim, megjithëse numri i emigrantëve të larguar pasi u janë refuzuar kërkesat, pavarësisht nga kanë ardhur, është rritur vjet.

Përktheu Rexhep Maloku- Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”