Foto: Kuvendi i Kosovës
Kryesia e Kuvendit ia bën 'sefte' sot, diskuton për komisionet parlamentare dhe buxhetet e tri komunave
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mblidhet më 30.10.2025 në ora 14:00.
Në këtë mbledhje, kryetari Dimal Basha me pesë nënkryetarët do të trajtojnë tri pika të rendit të ditës.
Pika e parë e rendit të ditës është konsultimi për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit.
Në pikën e dytë parashihet të diskutohet rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat: Prishtinë, Gjilan dhe Zubin-Potok.
Pika e tretë e kësaj mbledhje është ‘të ndryshme’.
Kuvendi ka kryetar Dimal Bashën, nënkryetarët Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Emilija Rexhepi e Nenad Rashiq.
Kuvendi është konsideruar i konstittuuar më 10.10.2025 kur nënkryetar nga komuniteti serb u zgjodh Nenad Rashiq.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese është ende duke e trajtuar një ankesë të Listës Serbe në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, dhe ende është e paqartë nëse ky institucion do ta konsideroj të konstituar Kuvendin.