Votimi për zgjedhjet lokale në Kosovë më 12.10.2025. Foto: Kallxo.com/Denis Sllovinja
KQZ certifikon rezultatet e Zgjedhjeve Lokale 2025
Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 03.11.2025, ka certifikuar rezultatet e Zgjedhjeve Lokale të mbajtura më 12.10.2025.
Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së ka njoftuar se në Prishtinë në balotazh shkojnë Përparim Rama i LDK-së me Hajrulla Çekun e LVV-së. Në Junik: Ruzhdi Shehu i LDK-së dhe Agron Kuçi i AAK-së.
Dhe në Mamushë: Abdulhadi Krasniq nga KDTP shkon në balotazh me Fikret Morinën nga i Mamusha Halket Hareketi.
Për këto komuna u shpall rezultati përfundimtar nga KQZ.
KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare edhe për Kuvendet Komunale të dala nga këto zgjedhje.
Radoniqi ka thënë se në Drenas nuk do të mund t’i shpallin rezultatet përfundimtare për shkak të një ankese në Gjykatën Supreme.
Në Deçan, AAK mori 11 ulëse në Kuvend Komunal, LDK 6, Iniciativa Demokracia 2, LVV 1, PSD 1 ulëse.
AAK në Gjakovë mori 11 ulëse, LVV 7, LDK 5, PDK 5, PSHDK 4, Alternativa 1 ulëse, PLE 1 dhe E Vërteta 1 ulëse.
LVV në Gjilan mori 13 ulëse, LDK 10, PDK 5, AAK 2, KDTP 1, Guxo 1, LS 1, Anamorava1 dhe Lëvizja Qytetare Vatra 1 ulëse.
LDK në Dragash mori 8 ulëse, PDK 6, LVV 3, JGP 2, Vakat 1, SDU 1 ulëse.
LDK në Istog mori 14 ulëse, PDK 6, LVV 3, AAK 2, Lulzim Shoshi 1 dhe IRDK 1 ulëse.
Në Kaçanik PDK mori 8 ulëse, LVV 6, LDK 3, Vizioni për Zhvillimin e Kaçanikut 3, AAK 1 ulëse.
Në Klinë AAK mori 13 ulëse, PDK 9, LDK 4 dhe LVV 1 ulëse.
LVV në Fushë Kosovë mori 10 ulëse, LDK 9, PDK 6, Zëri i Drejtësisë 1, PLE 1, LS 1, AAK 1, NISMA 1 dhe PDAK 1 ulëse,
LVV në Kamenicë mori 9 ulëse, PSD 4, LDK 3, AAK 3, LS 1, PDK 1 ulëse.
PDK në Mitrovicë të Jugut mori 13 ulëse, LVV 7, LDK 4, Guxo 4, Forca e Diasporës 1, AKR 1 dhe NISMA 1.
Në Leposaviq LS mori 12, GIK 1 ulëse, SD 1 ulëse dhe SZPO 1 ulëse.
Në Lipjan, LDK mori 16 ulëse, PDK 10 ulëse dhe LVV 5 ulësë në Kuvendin Komunal.
Në Novobërdë LS mori 9 ulëse, LDK 3, LVV 1, Lëvizja për Bashkimin e Shqiptarëve 1 dhe AAK 1.
Në Kuvendin Komunal të Obiliqit, LVV ka marrë 9 ulëse, LDK 9, Lista Serbe 2 dhe AAK 1.
Rahoveci do ketë 10 ulëse të AAK-së, LDK 7, LVV 5 dhe PDK 5 ulëse në Asamblenë Komunale.
LDK në Pejë ka marrë 14 ulëse, AAK 8, LVV 7, PDK 4, BSK 1 ulëse dhe PLE 1 ulëse.
Në Podujevë, LVV ka marrë 15, LDK 13, PDK 4, AAK 1, Unioni i Blakqorrëve 1 dhe Guxo me 1 ulëse në Kuvendin Komunal.
LDK në Prishtinë ka marrë 15 ulëse, LVV 12, PDK 12, AAK 5, Lidhja e Prishtinës 4, Guxo 1, PSD 1 dhe NISMA 1 ulëse në Kuvend Komunal.
Prizreni, PDK merr 13 ulëse, LVV 9, LDK 6, BDP 3, KDTP 2 ulëse, AAK 2 e Guxo 1, Koalicija Vakat 1, SDU 1, NDS 1, HTP 1 dhe NISMA 1 ulëse.
Në Skenderaj, PDK ka marrë 21 ulëse, LVV 3, Iniciativa Qytetare për Skenëderaj 1, AAK 1 dhe NISMA 1 ulëse.
Në Shtime LVV ka fituar 8 ulëse, PDK 7, LDK 5, Muhamet Ademaj një ulesë.
Në Shtërpcë LS ka marrë 12 ulëse, PDK 2, LVV 1, LDK 1, Bekim Avdiu 1 ulëse dhe SZPO 1 dhe PJ 1 ulëse.
Në Suharekë AAK mori 9 ulëse, LDK 8, PDK 5, LVV 4 dhe NISMA 1 ulëse.
Në Ferizaj PDK mori 18 ulëse, LVV 9, LDK 7, AAK 3, Ne Mundemi 3, NISMA 1 ulëse.
LDK në Viti ka 10 ulëse, PDK 8, LVV 7, AAK 1, NISMA 1 ulëse.
PDK në Vushtrri ka marrë 12 ulëse, LVV 8, LDK 7, NISMA 2, LS 1 dhe AAK 1 ulëse.
LS në Zubin Potok mori 11 ulëse, LVV 1, SNP 1, SZPO 1 dhe PDK 1 ulëse.
Në Zveçan, LS mori 13 ulëse, SD 1, PDK 1 ulëse.
Në Malishevë NISMA mori 13 ulëse, PDK 6, LDK 4, LVV 3 dhe AAK 1 ulëse.
Në Junik LDK mori 6 ulëse, AAK 6, LVV 3 ulëse.
Në Mmushë KDTP mori 8 ulëse, MH 5 ulëse dhe KATP 2 ulëse.
PDK në Han të Elezit mori 6 ulëse, LVV 3, LDK 3 ulëse dhe AAK me 3 ulëse.
LS në Graçamnicë mori 13 ulëse, Aleanca Shqiptare 4, SZPO 2 ulëse.
Në Ranillug LS mori 12 ulëse, SZPO 2 ulëse dhe SNP 1 ulëse.
Në Partesh LS mori 14 ulëse dhe KS 1 ulëse.
Në Kllokot LS mori 6 ulëse, SNS 3 ulëse, LDK 2 ulëse, LVV 1, Iniciativa Qytetare për Mogillën 1, AAK 1 dhe PDK 1.
Në Mitrovicë të Veriut LS 10 ulëse, Građanska inicijativa Sever za sve 2, LVV 1, SD 1 dhe PDK 1 ulëse.
KQZ ka certifikuar edhe rezultatin për Kryetarë të Komunave.
Në Deçan ka fituar Bashkim Ramosaj i AAK-së. Në Gjakovë shkojnë në Balotazh Ardian Gjini dhe Ardian Gola. Në Drenas ka fituar Ramiz Lladrovci. Në Gjilan ka balotazh mes Alban Hysenit dhe Arbër Ismajlit. Në Dragash ka balotazh mes Begjet Xheladinit dhe Shaban Shabanit.
Istogun e ka fituar Ilir Ferati, në Kaçanik ka balotazh mes Sabedin Vishit dhe Jeton Raka. Në Klinë në balotazh janë Zenun Elezaj dhe Sokol Bashota. Në Fushë Kosovë balotazhi është mes Valon Prebrezës dhe Besnik Osmanit. Kamenicën e ka fituar Kadri Rahimaj. Mitrovica e Jugut ka balotazh mes Faton Pecit dhe Arian Tahirit.
Leposaviqin e ka fituar Zoran Todiq. Lipjanin e ka fituar Imri Ahmeti. Novobërdën e ka fituar Sasha Millosheviq. Në Obiliq ka balotazh mes Xhafer Gashit dhe Halil Thaçit. Në Rahovec ka balotazh mes Smajl Latifit dhe Ali Dulës. Në Pejë Gazmend Muhaxheri e Taulant Kelmendi në balotazh. Podujevën e fitoi Shpejtim Bulliqi.
Në Prizren Shaqir Totaj e Artan Abrashi janë në balotazh. Skenderajn e fitoi Sami Lushtaku. Shtimen e fitoi Qemajl Aliu. Në Shtërpcë fitoi Ivica Tanasijeviq. Në Suharekë ka balotazh mes Bali Muharremajt dhe Ardian Shalës. Ferizajn e ka fituar Agim Aliu. Në Viti ka balotazh mes Sokol Halitit dhe Arsim Ademit. Në Vushtrri ka balotazh mes Ferit Idrizit dhe Sylejman Meholit.
Në Zubin Potok ka fituar Millosh Peroviq. Zveçanin e ka fituar Dragisha Milloviq. Në Malishevë ka fituar Ekrem Kastrati. Në Han të Elezit ka fituar Mehmet Ballazhi. Në Graçanicë fitoi Novak Zhiviq. Në Ranillug fitoi Tanja Antiq. Parteshin e fitoi Dragan Petkoviq. Në Kllokot ka balotazh mes Bozhidar Stejanoviq dhe Streqko Spasiq. Në Mitrovicë të Veriut ka fituar Millan Radojeviq.
Balotazhi për kryetarë të komunave do të mbahet më 09.11.2025.
KQZ-ja më 25.10.2025 ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale që janë mbajtur më 12.10.2025.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se shpallja e rezultateve do të bëhet për 35 komuna, pasi që për Komunën e Prishtinës, Junikut dhe Mamushës ka ankesa aktive në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa- PZAP.
“Këto ankesa janë në trajtim e sipër, andaj KQZ-ja sot do të bëjë shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve për 35 komunat e tjera, ndërsa për tri komunat e mbetura shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet në vijim, pasi të konsumohen të gjitha mundësitë për paraqitjen e ankesave edhe në Gjykatën Supreme”- ka thënë Radoniqi.