Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kopshti i fëmijëve në Ferizaj e quan ‘keqkuptim’ njoftimin e tyre për marrëveshje me kopshtet tjera për pagesën 150 euro

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ilustrim

Kopshti i fëmijëve në Ferizaj e quan ‘keqkuptim’ njoftimin e tyre për marrëveshje me kopshtet tjera për pagesën 150 euro

Kopshtit të fëmijëve “Jehonat” në Ferizaj i shkuan inspektorët-hetues të Autoritetit të Konkurrencës pasi ata publikuan një njoftim ku thuhej se nga data 01.09.2025 pagesa mujore për fëmijët do të jetë 150 euro si rezultat i marrëveshjes së përgjithshme me kopshtet tjera.

Njoftimi i Kopshtit të fëmijëve “Jehonat” qarkulloi në rrjete sociale dhe një përfaqësues i tyre ka deklaruar përmes telefonit për KALLXO.com se ka ndodhur një keqkuptim në njoftimin ku paralajmërohej për pagesën mujore 150 euro.

“Na marrëveshje me as edhe një kopsht nuk është e mundur me pas, edhe s’kena me pas. Thjeshtë u kanë njoftim keqshkrues, kurgjo ma shumë, t’u u mundu me marr ndihmë prej internetit, kurgjo ma shumë” – janë përgjigjur nga Kopshti i fëmijëve “Jehonat”.

Njoftimi nga Kopshti i fëmijëve në Ferizaj

Nga Kopshti “Jehonat” e pohuan se inspektorët i kanë vizituar, më 03.09.2025, të cilëve u kanë deklaruar se nuk kanë marrëveshje me as edhe një kopsht.

“Kopshti ka pas çmimin 130 [euro] që ka me vazhdu me 150, për shkak të kësteve që janë shumë të larta tash, edhe për shkak të numrit të vogël të fëmijëve që kena pas në kopsht” – kanë thënë nga Kopshti “Jehonat”.

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se pasi kanë pranuar dhjetëra ankesa lidhur me njoftimin, që e publikoi kopshti “Jehonat” në Ferizaj, inspektorët-hetues të Autoritetit kanë dalë në terren dhe kanë vizituar disa kopshte të fëmijëve në qytetin e Ferizajt, përfshirë edhe kopshtin e përmendur.

Nga deklaratat e marra dhe provat e mbledhura në terren, Autoriteti ka konstatuar se nuk ekziston marrëveshje e ndaluar mes kopshteve private për fiksim apo ngritje të përbashkët të çmimeve. 

“Çmimet aktualisht dallojnë nga një kopsht tek tjetri dhe asnjëri prej tyre nuk ka qenë i përfshirë në ndonjë dakordim apo bashkërendim të tillë. Madje kopshtet e vizituara kanë theksuar se për njoftimin e bërë nga kopshti “Jehonat” kanë mësuar vetëm përmes mediave” – thuhet në përgjigjen e Autoritetit, më 04.09.2025.

Sipas Autoritetit, vetë drejtuesit e Kopshtit të fëmijëve “Jehonat” e kanë pranuar se ka pasur një gabim në formulimin e njoftimit të bërë publikisht. 

“Ata kanë sqaruar se rritja e çmimit ka ardhur për arsye të tjera të brendshme, të cilat nuk lidhen me marrëveshje të ndaluara apo me shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.” – kanë thënë nga Autoriteti.

Në këtë rast, Autoriteti ka sqaruar se sipas nenit 5 të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, çdo marrëveshje ndërmarrjesh që ka për qëllim ose efekt fiksimin e çmimeve është e ndaluar dhe sanksionohet me gjoba deri në 10% të qarkullimit vjetor të ndërmarrjes përkatëse. 

“Mirëpo, në rastin konkret, nga verifikimet e deritanishme nuk ka elemente të një marrëveshjeje të tillë ndërmjet kopshteve në Ferizaj.” – kanë shtuar nga Autoriteti.

Afrim Llabjani, drejtori i Arsimit në Ferizaj në një bisedë për KALLXO.com tregoi se e ka parë po ashtu njoftimin në rrjete sociale dhe se bëhet fjalë për kopshte private. 

“Unë e di që edhe vitin e kaluar ka pasë çerdhe që e ka pasë [çmimin] 150 euro te na” – tha Llabjani.

Llabjani ka treguar se në Ferizaj janë tri kopshte të fëmijëve, një prej tyre është kopsht publik i menaxhuar nga ta, kurse dy janë në bashkëpunim mes Komunës së Ferizajt dhe një organizate joqeveritare. Sipas tij, çmimi në këto kopshte publike është 50 euro.

Autoriteti i Konkurrencës ka theksuar se mbetet i përkushtuar që të reagojë me prioritet ndaj çdo indikacioni për marrëveshje të ndaluara dhe fton qytetarët të vazhdojnë të raportojnë raste të ngjashme, pasi çdo informacion i tillë vlerësojnë se ndihmon në mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe të drejtë në treg.

KALLXO.com nga data 02.09.2025 e ka pyetur edhe Inspektoratin e Arsimit për këtë rast, por ende nuk janë përgjigjur.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”