Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kërkohet paraburgim ndaj tre të dyshuarve për ushtrim ndikimi, në mesin e tyre një avokat dhe një zyrtar i gjykatës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Seanca gjyqësore, Foto: KALLXO.com

Kërkohet paraburgim ndaj tre të dyshuarve për ushtrim ndikimi, në mesin e tyre një avokat dhe një zyrtar i gjykatës

Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar paraburgim për ushtrim ndikimi ndaj tre personave, Nustret Pepenikut – zyrtar i Gjykatës së Prizrenit; Bekim Parallangaj – avokat dhe Bekim Krasniqit – person që ka shërbyer si ndërmjetës.

Në Gjykatën e Gjilanit më 24.05.2025 është mbajtur seanca dëgjimore ndaj të pandehurve. Me të filluar seanca dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake, Rilind Sermaxhaj, njoftoi se kjo seancë lidhur me këtë rast do të mbahet në Gjykatën e Gjilanit për shkak të kompetencës territoriale.

“Seanca dëgjimore mbahet këtu për shkak të kompetencës territoriale dhe nenit 36, i cili parasheh që për veprat penale të kryera në Prizren kompetente është Gjykata Themelore në Gjilan”- tha gjyqtari Sermaxhaj.

Prokurorja Leonora Kadriu elaboroi kërkesën e Prokurorisë së Prizrenit në të cilën kërkoi paraburgim për tre të dyshuarit për ushtrim ndikimi.

“Unë si përfaqësuese e kësaj kërkese për shkak të kompetëncës territoriale pasi lënda është transferuar në Gjilan mbetëm në tërësi pranë kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit të cilën e ka paraqitur Prokuroria Themelore në Prizren”-tha prokurorja Kadriu më 24.05.2025.

Kadriu tha se ekziston dyshimi i bazuar se janë kryer veprat penale në të cilën janë të përfshirë të pandehurit.

“Konsiderojmë se ekziston dyshimi i bazuar se janë kry veprat penale në të cilat kanë qenë të përfshirë tani të pandehurit dhe kjo ka rrjedhë nga masat e veçanta hetimore sikurse edhe nga provat e tjera që janë të përfshira në faze të hetimeve” – vazhdoi prokurorja.

Në rastin konkret Kadriu tha se prokuroria do të sigurojë prova të mjaftueshme që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Tutje, prokurorja theksoi se ekziston rreziku se të pandehurit të arratisen dhe me këtë të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale.

“Ekziston rreziku që të arratisen dhe me këtë do të pengojnë  rrjedhen normale të procedurës penale, duke marrë parasysh pozitat që mbajnë njëri avokat, tjetri puntor administrativ i gjykatës dhe i treti person që ka jetuar një kohë të gjatë jashtë vendit dhe tani është kthyer, kanë kapacitete ekonomike dhe kontakte të shumta për të organizuar arratisjen” – tha më tej prokurorja Kadriu.

Ndër të tjera, prokurorja Kadriu i propozoi gjykatës që kërkesën e Prokurorisë së Prizrenit ta aprovojë dhe të pandehurëve t’iu caktojë masën e paraburgimit. Sipas Kadriut, asnjëra nga masat e tjera për sigurimin e të pandehurëve në procedurë nuk ka rezultuar e mjaftueshme.

Mbrojtësi i të dyshuarit Bekim Krasniqi, avokati Urim Pozhegu, e kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të mbrojturit të tij, duke konsideruar se një masë e tillë është shumë e rëndë dhe e papërshtashme në këtë fazë të procedurës.

Avokati Pozhegu tha se Prokuroria në rastin konkret nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme për çka nuk janë të mjaftueshme masat e tjera alternative, dhe se masat si arresti shtëpiak dhe detyrimi për paraqitjen në Stacion Policior do të ishin të mjaftueshme për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

Tutje, ndër të tjera, avokati Pozhegu i propozoi gjykatës që kërkesën për caktimin e paraburgimit ta refuzojë në aplikim të masave të tjera.

Kërkesën e Prokurorisë së Prizrenit për caktimin e paraburgimit e kundërshtuan edhe mbrojtësit e të pandehurëve të tjerë, avokatët Hasan Biraj dhe Kadri Sylaj. Të njejtit i propozuan gjykatës masa të tjera alternative, si arresti shtëpiak ose paraqitja në Stacion Policor.

Avokatët Biraj e Sylaj i kundërshtuan edhe prentendimet e Prokurorisë së Prizrenit se të mbrojturit e tyre do të mund të arratisen dhe t’i shmangen procedurës penale.

Krejt në fund, gjyqtari Rilind Sermaxhaj njoftoi palët se lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Prizrenit do të vendosë jashtë seancës.

KALLXO.com më 22.05.2025 ka raportuar se tre persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për veprën penale-ushtrim i ndikimit.

Rastin për KALLXO.com e kishte konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”