Ilustrim, lufta në Gaza
Izraeli aprovon planin e Trumpit për lirimin e pengjeve dhe armëpushim në Gazë
Qeveria izraelite e ka aprovuar fazën e parë të marrëveshjes për Gazën, që do të çojë drejt armëpushimit dhe lirimit të pengjeve, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka raportuar në orët e hershme të së premtes (10.10.2025) televizioni britanik BBC.
Armëpushimi pritej të hynte në fuqi pasi ta merrte edhe aprovimin e kabinetit qeveritar izraelit, megjithatë dëshmitarët i kanë thënë BBC-së se bombardime ajrore ka pasur edhe gjatë natës ndërmjet së enjtes dhe së premtes në Khan Younis.
Si pjesë e marrëveshjes, Ushtria izraelite duhet të tërhiqet në një vijë që do të lëshojë kontrollin e 53 për qind të Gazës – “Hamasi” duhet të lirojë 20 pengjet e gjalla brenda 72 orësh.
Izraeli pastaj do të lirojë 250 të burgosur palestinezë që po mbahen në Izrael dhe 1,700 të paraburgosur nga Gaza, i ka thënë një burim palestinez BBC-së.
Qindra maune me ushqime do të dërgojnë ndihma humanitare, ilaçe dhe derivate në Gazën me dy milionë banorë, shumica prej të cilëve të zhvendosur, ka bërë të ditur OKB-ja.
BBC shkruan gjithashtu se sipas planeve, armëpushimi do të duhej të niste të zbatohet të shtunën.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com