Policia e Shtetit
Ishte dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale për drogë, arrestohet një grua në Elbasan
Një 47 vjeçare është arrestuar nga forcat e rendit në Shqipëri pasi e njëjta ishte duke u kërkuar ndërkombëtarisht nën pretendimet se ishte pjesëtare e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
E njëjta ishte e dënuar me mbi 9 vjet burgim ndërsa Policia e Shtetit me anë të një operacioni të koduar si ‘Operacionalja 44’ arriti ta prangos 47 vjeçaren Majlinda Avduli alias Dajana Tafani.
Sipas Policisë së Shtetit, 47 vjeçarja ishte në kërkim me urdhër arrest ndërkombëtar ndërsa si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 44”, lokalizuan në Elbasan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali të dënuarën.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e kësaj shtetaseje, në Itali.