Pamje tronditëse nga Rinasi, qytetarët përpiqen të thyejnë xhamat e makinës për të nxjerrë viktimën
11.11.2025 - 16:00
Këto janë pamjet pas atentatit të rëndë të ndodhur mesditën e sotme pranë aeroportit të Rinasit në Tiranë.
Nga një automjet u qëllua në drejtim të një mjeti tjetër ku ndodhej viktima dhe i plagosuri.
Sikurse duket në pamje, qytetarët kanë tentuar të thyejnë xhamat e makinës, me qëllim për të nxjerrë viktimën dhe të plagosurin./TopChannel