Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Ish-polici Arbnor Spahiu është liruar nga burgu në Serbi, ai u arrestua në qershor

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ish-polici Arbnor Spahiu është liruar nga burgu në Serbi, ai u arrestua në qershor

Arbnor Spahiu, ish-polici i Kosovës është liruar nga burgu në Serbi, ka konfirmuar Arianit Koci, avokati i tij për KALLXO.com.

Po ashtu Shkelzen Spahiu në profilin e tij në Facebook ka thënë se ish-polici Spahiu sapo ka arritur në Kosovë.

Arbnor Spahiu sapo ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë në emër të familjes për përkrahjen që na keni dhënë në këto ditë të vështira. Arbnori është mirë me shëndet. Urojmë që ky të jetë rasti i fundit për shtetasit tanë” – ka shkruar Shkelzen Spahiu, më 21.11.2025.

Më 09.07.2025, Gjykata e Lartë e Suboticës ia kishte vazhduar edhe për 30 ditë të tjera masën e paraburgimit  ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili u arrestua dhe u mbajt nga autoritetet serbe prej datës 07.06.2025.

Kështu kishte njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës.

Sipas njoftimit, kjo Ministri përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd kishte vazhduar përpjekjet intensive për trajtimin e drejtë dhe adresimin institucional të rastit të arrestimit të Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe.

“Spahiu ishte arrestuar më 7 qershor 2025 dhe ndaj tij u shqiptua masa fillestare e paraburgimit më 9 qershor. Prokuroria e Lartë e Suboticës ka iniciuar procedurë penale me pretendimet për përfshirje të  Spahiu në rastin e Banjskës, megjithatë, sipas avokatit mbrojtës, deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë apo dëshmi e besueshme që do të rëndonte pozitën e tij ligjore”- thuhet në njoftimin e MPJD-së, më 09.07.2025.

Ndërsa tutje thuhej se avokati ka njoftuar se i ka dorëzuar Gjykatës të gjitha dokumentet përkatëse të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe dokumentacionet që dëshmojnë se Arbnor Spahiu e kishte lënë Policinë e Kosovës vite përpara ngjarjes së Banjskës.

“Përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi kanë komunikuar me familjarët e z. Spahiu, përkatësisht me bashkëshorten e tij, të cilën e kanë informuar për vendimin e fundit të gjykatës. Familjarët kanë bërë të ditur se nesër, më 10 korrik, do të udhëtojnë drejt Suboticës për ta vizituar z. Spahiu, ndërsa do të ndalen edhe në Beograd për një takim me përfaqësues të Zyrës”- kishin njoftuar MPJD.

Më 13.06.2025, Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës e ka vizituar familjen e ish-policit Arbnor Spahiut.

Kurtin e kishin shoqëruar në këtë takim edhe Kadri Rahimaj, kryetar i Komunës së Kamenicës dhe Liza Gashi, deputete e Kuvendit të Kosovës. 

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti kishte njoftuar familjarët e Spahiut për përpjekjet e vazhdueshme dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Kosovës, që Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë. 

Kryeministri në detyrë i Kosovës kishte reaguar më 11.06.2025 lidhur me arrestimin e ish-policit Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi.

Kurti e kishte quajtur sjellje “jonormale” nga ana e Serbisë ndaj kosovarëve dhe kësisoji sipas tij nuk duhet të normalizohet.

“Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë Arbnor Fatmir Spahiut nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë.  Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet.” – ka shkruar Kurti bashkëngjitur me postimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kurse, Donika Gërvalla, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, më 16.06.2025 kishte deklaruar se arrestimi i ish-policit Arbnor Spahiu edhe një herë konfirmon faktin që shteti serb qëndron pas sulmit të Banjskës të datës 23.09.2023.

Në anën tjetër edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është angazhuar në lidhje me rastin e ish-policit Spahiut, pas ndalimit nga autoritetet në Serbi.

Dyshimet e autoriteteve serbe për veprën që u akuzua Spahiu i konfirmoi për Radio Evropa e Lirë edhe avokati i Spahiut, Arianit Koci, i cili kishte thënë se Spahiu ndodhej në Suboticë dhe se “është mirë”.

Spahiu, i cili, sipas avokatit, është ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, u ndalua nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë gjatë kthimit të tij nga Austria me autobus.

Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë, në veri të Kosovës, ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar Policinë e Kosovës në shtator 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Për sulmin në Banjskë ku sipas autoriteteve serbe dyshohet edhe përfshirja e Spahiut Kosova ka akuzuar Serbinë, por kjo e fundit ka mohuar çdo përgjegjësi.

Përgjegjësinë për të e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe në Kosovë, i cili besohet se ndodhet në Serbi.

Më 09.06.2025, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi i 3 prej 45 të akuzuarve për “terrorizëm”, “financim të terrorizmit” dhe vepra të rënda penale në rastin “Banjska”.

Hetime për këtë sulm është duke kryer edhe Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd.

Kurse, të premten, më 13.06.2025, në gjykimin ndaj Dushan Maksimoviqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Vlladimir Toliqit, tre prej 45 personave nga grupi i Millan Radoiçiqit, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë, kanë dhënë dëshminë dy zyrtarët policor që ishin në vendin e ngjarjes ku u vra, rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Fahri Shala dhe Sedat Dushi ishin dy policët që i ishin bashkangjitur për ndihmë ekipës së parë policore që kishin vërejtur dy kamionët të cilët e kishin bllokuar hyrjen për në fshatin Banjskë.

Shala tha se i është dëmtuar dëgjimi gjatë një detonimi të granatës së dorës e cila fatmirësisht nuk kishte arritur të kalonte njërin nga kamionët duke shpërthyer mbi të, që sipas tij caku i granatës ishte të binte te zyrtarët policor.

Kurse, Sead Dushi që deklaroi njësoj që pasi kishin arritur me dy veturat shtesë tek ekipa që kishte vërejtur dy kamionët në rrugën që të shpie të fshati Banjskë, ishin pozicionuar dhe kishin dëgjuar një shpërthim.

Shpërthimi ishte aq i madh, sipas dëshmitarit, i shoqëruar me një mori rrafalle nga grupi terrorist në drejtim të zyrtarëve policor.

Dushi tha se i ishin përgjigjur me armë zjarri rafallëve të grupit terrorist dhe i tregoi Gjykatës se kishte arritur të identifikonte edhe një dron i cili mbikëqyrte lëvizjet e tyre, por që nuk kishte arritur që ta godiste me armë zjarri.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”