Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Gjykimi i ekzaminuesit të Patentë Shoferëve, publikohen video-incizimet që sipas Prokurorisë tregojnë momentin inkriminues

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: KALLXO.com

Gjykimi i ekzaminuesit të Patentë Shoferëve, publikohen video-incizimet që sipas Prokurorisë tregojnë momentin inkriminues

Në seancën e sotme ndaj ekzaminuesit të Qendrës për Patentë Shoferë në Prishtinë, Gëzim Kryeziu, i cili po akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, janë administruar provat.

Bashkë me Kryeziun në këtë rast për veprën penale -pranim i ryshfetit në sektorin privat, akuzohej edhe zyrtari i “Money Gram”, Ekrem Zhegrova, i cili pas pranimit të fajësisë ishte dënuar me një vit burg efektiv dhe 1,000 euro gjobë.

Mbrojtësi i të akuzuarit, Gëzim Kryeziu, avokati Haxhi Millaku, tha se i mbrojturi i tij gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore. “I akuzuari Gëzim Kryeziu gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore, por për hir të respektit është i pranishëm në seancë”, tha avokati Millaku.

Avokati Millaku dorëzoi raportet mjekësore për të akuzuarin Kryeziu për shkak të mungesës në seancën e kaluar dhe gjendjen e sotme.

Shqyrtimi gjyqësor vazhdoi me shikimin e video-incizimeve.

Gjatë shikimit të CD-ve pati probleme teknike, vajza në video kishte të vendosur kamerë, sipas urdhëresës së Gjykatës.

Në video-incizime shihej se si i akuzuari Gëzim Kryeziu po ndihmonte vajzën në fjalë në pyetjet e provimit teorik për marrjen e patentë shoferit.

Avokati Millaku tha se incizimi nuk ka bazë ligjore.

“Pasi ky incizim nuk ka bazë ligjore, nuk i është kriju bazamenti juridik, në kundërshtim të dispozitave të KPK, shpallet provë e papranueshme, e pabesueshme dhe të veprohet konform dispozitave ligjore, duke mbyllur të njëjtin dhe duke e veçuar nga shkresat e lëndës”, tha avokati Millaku.

Prokurori i rastit, Ibrahim Berisha, tha se provat janë siguruar konform ligjit dhe dispozitave ligjore.

Seanca e radhës në këtë rast do të mbahet më 21 dhjetor.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, Gëzim Kryeziu më 18.9.2019 rreth orës 11:00 në cilësinë e personit zyrtar i caktuar, ekzaminuesit në Qendrën e Patentë Shoferëve në Prishtinë, shfrytëzon detyrën zyrtare dhe tejkalon kompetencat, merr instruksione  nga i pandehuri Ekrem Zhegrova që t’i ndihmojë kandidates Sh.H. në dhënien e provimit teorik për patentë shofer, fillimisht i afrohet ku ishte ulur tani e dëmtuara, i prek me gisht përgjigjet e sakta me qëllim që kandidatja ta kalojë provimin në mënyrë të kundërligjshme pa pasur njohuri të mjaftueshme.

Me këtë i pandehuri, Gëzim Kryeziu, ka kryer veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

I pandehuri Ekrem Zhegrova, më 18.9.2019 rreth orës 10:00 deri sa ishte duke punuar ne sektorin privat “Money Gram”, arkëtar, në afërsi të Qendrës së Patentë Shoferëve në Prishtinë është takuar me të dëmtuaren Sh.H., kandidate për t’iu nënshtruar provimit teorik për patentë shofer, në mënyrë të drejtpërdrejt kërkon nga ajo shumën e parave në vlerë prej pesëqind euro duke i marrë ato me qëllim që t’i ndihmojë që e njëjta ta kalojë provimin duke i dhënë instruksione si të veprojë e duke i thënë përderisa të mos afrohet ekzaminuesi për të ndihmuar mos ta prekë asnjë përgjigje, ku nga masat e fshehta të aplikuara shihet se fjala ishte për ekzaminuesin Gëzim Kryeziu, i cili shihet duke i ndihmuar në mbushjen e testit kandidates Sh.H.

Me këtë ka kryer veprën penale – pranim i ryshfetit në sektorin privat.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”