Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Skandali në Drenas, të burgosurit për dhunë në familje i besohet kujdesi për djalin e tij të mitur

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Skandali në Drenas, të burgosurit për dhunë në familje i besohet kujdesi për djalin e tij të mitur


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 17 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 18 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 19 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 20 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 21 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 22 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 23 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 24 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 25 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 26 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 27 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 28 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Një burrë i dënuar për dhunë në familje, i cili po ashtu po përballet me një aktakuzë për një rast tjetër të dhunës së njëjtë gjatë këtij viti, është rekomanduar nga Qendra për Punë Sociale në Drenas si kujdestar për fëmijën e tij 6-vjeçar.

Rekomandimi është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Drenas në një kohë kur po zhvillohet procesi gjyqësor për besimin e fëmijës, një çështje që, sipas ligjit, duhet të udhëhiqet ekskluzivisht nga parimi i interesit më të mirë të fëmijës.

KALLXO.com ka hulumtuar këtë rast dhe ka siguruar dokumente zyrtare, përfshirë analizën sociale (anamnezën) e përpiluar nga Qendra për Punë Sociale, e cila ngre dyshime serioze për mënyrën se si institucionet e mbrojtjes sociale po i trajtojnë rastet e ndjeshme që përfshijnë dhunë në familje dhe kujdestarinë e fëmijëve.

Sipas dokumentacionit në të cilin ka pasur qasje KALLXO.com, prindërit e fëmijës janë ndarë rreth pesë vjet më parë, pasi nëna ishte larguar nga shtëpia e ish-bashkëshortit duke deklaruar se ishte subjekt i dhunës fizike. Në atë periudhë, ajo kishte lënë pas djalin vetëm 11-muajsh, me arsyetimin se nuk kishte kushte ekonomike dhe sociale për t’u kujdesur për të.

Gjatë viteve të ardhshme, fëmija ka vazhduar të jetojë me babanë, ndërkohë që dokumentet dëshmojnë se përkujdesja e përditshme është kryer kryesisht nga gjyshërit.

Në vitin 2024, nëna ka nisur procedurat ligjore për besimin e fëmijës, duke pretenduar se tashmë ka stabilitet financiar dhe është në gjendje të marrë përgjegjësinë prindërore që kishte ndërprerë vite më parë.

Hulumtimi i KALLXO.com zbulon se pavarësisht historikut penal të babait dhe një rasti të hapur gjyqësor për dhunë në familje, Qendra për Punë Sociale në Drenas ka rekomanduar në mënyrë formale që fëmija t’i besohet atij.

Në raportin social të hartuar nga punëtori social Vlorian Meha, babai paraqitet si person me gatishmëri të lartë prindërore dhe me kushte të mira jetese, pa reflektuar në mënyrë të plotë e të saktë rrethanat reale të përkujdesjes ndaj fëmijës.

Po ashtu, dokumenti i siguruar nga KALLXO.com nuk përfshin të dhëna të plota mbi faktin se babai aktualisht nuk është kujdestari kryesor i fëmijës, si dhe nuk adreson implikimet që një recidivist i dhunës në familje mund të ketë në sigurinë dhe mirëqenien emocionale të fëmijës.

Rasti është paraqitur në disa seanca gjyqësore gjatë vitit 2025, ndërkohë që rekomandimi i Qendrës për Punë Sociale po vazhdon të jetë një nga elementet kyç mbi të cilat Gjykata pritet ta bazojë vendimin përfundimtar, një vendim që do të përcaktojë jetën dhe sigurinë e një fëmije të mitur.

“Organi i Kujdestarisë i QPS-së, në Gllogoc pasi ka analizuar rrethanat e këtij rasti në bazë të kompetencës territoriale i propozon Gjykatës që fëmiu t’i besohet në ruajtje, kujdes dhe edukim babait ngase i njëjti ka shprehur gatishmëri që edhe më tutje të kujdeset për mirëqenien e fëmijut të tij”- thuhet në anamnezën e zyrtarit Vlorian Meha.

Anamneza e zyrtarit të QPS-së në Drenas i plotëson kushtet e një dokumenti që dorëzohet në raste të tilla në gjykatë por ka mungesa të theksuara të përshkrimit të gjendjes faktike në terren. Kjo për faktin se në një seancë që është mbajtur më 5 nëntor 2025, Meha nuk kishte marrë rrethana të reja që po ndodhnin me rastin.

Në po të njëjtën seancë, Vlorian Meha ishte pyetur nga avokatja e nënës së fëmijës nëse ka përshkruar të gjitha rrethanat e reja dhe se a qëndron sërish mbrapa anamnezës që kishte shkruar, pasi që babai ishte në burg për shkak të dhunës në familje.

Babai i fëmijës ishte arrestuar dhe dërguar në paraburgim një ditë pasi i ishte dërguar gjykatës anamneza e re e plotësuar e ku përshkruhej burri si një person i denjë për kujdesin e fëmijës së tij.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të cilën ka arritur që ta sigurojë KALLXO.com, thuhet se më 29 korrik 2025, personi i cili nga punëtori social Vlorian Meha përshkruhej si baba i përgjegjshëm dhe kompetent për t’u kujdesur për fëmijën 6-vjeçar kishte shkuar në shtëpi dhe aty e kishte grushtuar dhe tërhequr për flokësh nënën e tij. Pasi e kishte grushtuar e tërhequr për flokësh nënën ai i ishte kthyer edhe të atit, të cilin e kishte shqelmuar. Kështu të paktën pretendon Prokuroria e cila ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit.

Gjithashtu, Prokuroria pretendon se i pandehuri edhe i kërcënoi babanë e nënën e tij me një thikë kuzhine.

Të gjitha këto veprime që ishin ndërmarrë për arrestimin e burrit dhe paraburgimin e tij, nuk kishte raportuar fare nga Qendra për Punë Sociale në Drenas.

Madje në seancën e 5 nëntorit, Vlorian Meha ishte pyetur nëse do të duhej të ndryshonte anamnezën por ai kishte thënë se nuk vlerësojnë një gjë të tillë.

“Në këto rrethana ne si organ i kujdestarisë nuk vlerësojmë se duhet të kthehet kjo anamnezë sociale në plotësim ngase e njëjta përmban të gjitha të dhënat e nevojshme lidhur me konstatimin dhe vlerësimin e gjendjes faktike, rrethanave konkrete të cekura si në anamnezë”- ka thënë Vlorian Meha në seancën për kontestin e besimit të fëmijës më 5 nëntor 2025 në Gjykatën e Drenasit.

KALLXO.com ka tentuar të marrë përgjigje prej QPS në Drenas për situatën që ishte krijuar. Atje ekipi nuk ka arritur të gjejë punëtorin Vlorian Meha, ndërsa dy kolege të tij kanë dhënë prapa kamerës versionin e tyre.

Njëra nga koleget e Mehës thot së kur është bërë anamneza babai nuk ka qenë në burg, ndërsa refuzon të përgjigjet kur pyetet nga ekipi i KALLXO.com për rrethanat e reja që kanë ndodhur.

Mbasi e ka dërguar anamnezën baba është marrë në burg dhe nuk ka ndonjë vendim hala përfundimtar, është seanca e radhës për momentin është ashtu. Po kur është seanca tash që ka me u mbajtë nuk e di saktë, sepse i kemi detyrat e ndara, secili menaxher të rastit ka për secilin rast por, e kam pyetur, kam pak informacion që unë ka thënë, nuk kanë që kanë në burg kur unë e kam dërguar anamnezën, ai nuk ka qenë, edhe fëmija normal nëna e ka braktisur fëmijën në fillim”- përgjigjet kolegia e Mehës.

Ajo madje thot se nëna e kishte braktisur duke anashkaluar faktin se ajo ishte larguar për shkak të dhunës në familje.

“E ka braktisur. Kushtet secili që do me marrë fëmijën, kushtet u ofrohen. Edhe qoftë një social, qoftë diku, qoftë strehimore, ajo e ka braktisur fëmijën, fëmija është rritur me gjyshër edhe me babën e vet. Edhe kena pasë shumë vështirësi me socializu, me ndejtë me nënën, kena bë shumë, shumë përpjekje se fëmija as nuk i rri, as nuk donte me pa”- shton tutje kolegia e Mehës.

Në Drenas ekipi nuk ka arritur ta gjejë Vlorian Mehën dhe i njëjti nuk është përgjigjur asnjëherë as ne email, as në telefon.

Për ta sqaruar ngjarjen, KALLXO.com i ka telefonuar edhe prokurorit të rastit. E kemi bërë këtë për shkak se prokurori kur ka një informacion që një fëmijë ndodhet në familje ku ka dhunë të paktën të njoftojë organet e tjera të shtetit. I kemi telefonuar prokurorit Musa Mehaj, i cili ka trajtuar rastin. Ai prej bisedës na ka konfirmuar që nuk e ka njoftuar Qendrën për Punë Sociale për ngjarjen e fundkorrikut.

Kjo është biseda me prokurorin:

Jam Adelina Ahmeti, gazetare prej KALLXO.com, prokuror. Mos po ju shqetësoj diçka?

Përshëndetje! Jo kurrgjë veç urdhëro!

Ajo çka po na duhet me dit është gjatë asaj kohe kur ju e keni trajtuar sepse e pash këtë akuzën është ngritur prej anës juaj, a keni qenë i njoftuar edhe për rastin tjetër që është duke u zhvilluar karshi palës, në këtë rast të pandehurit?

Çfarë vepër tjetër?

Ka qenë një rast për besimin e fëmijës? Po…

Jo për atë rast të tillë. Ne nuk i kemi ato. Këtu e kemi pasur rastin vetëm për babën e vet edhe nënën…

Ëhë…

Është trajtuar po ashtu është kërkuar se kemi pasur një shqetësim prej prindit të tij se i njëjti ka probleme psikike. Është bë kërkesa për ekzaminim dhe është dalë që nuk ka probleme psikike ndërsa për besim atë jo.

A e keni ditë? Po mendoj a është përmendur si rrethanë çka është përmendur fëmija që e ka ky?

E ka përmendur prindi i tij se është problemi më duket, prindi i tij diçka ka thënë për besimin e fëmijës, por jo nuk e kam pasë.

Sepse ideja është kështu prokuror, ky personi tashmë ka marrë vendimin e gjykatës për vuajtje të dënimit dhe në anën tjetër veç po na duhet me ditë nëse ju paraprakisht keni qenë në dijeni edhe në bazë të procedurave për një rast të caktuar nëse ju jeni në dijeni si prokuror a duheni me e njoftu Qendrën për Punë Sociale si organ të kujdestarisë që me bo…?

Qendra për Punë Sociale krejt ato i bëjnë qendrat për punë sociale. Ai djali rrnon, pak a shumë kujdeset ky baba i tij dhe nëna e tij.

Po, po… Në anën tjetër ky është…

Problemi është Qendra për Punë Sociale, ata i kanë, ne nuk i kemi. Është edhe Departamenti për fëmijë ndoshta.

Aha, aha. Në rregull. Ju e keni pasur veç rastin e dhunës në familje?

E kam pasë prindin këtu është trajtuar në mënyrë të rregullt. Do të thotë edhe shqetësimet që i ka pasë prindi tij se po i njëjti për momentin e di domethënë në momentin që është tu folë, tu bisedu po bëhet agresiv edhe për këtë arsye ka shfaqë shqetësim se i njëjti mos ka probleme edhe të tjera.

Ëhë…

Mirëpo edhe ajo, ai problem, është sqaruar nga Instituti i Forenzikës.

Pra, prokurori e Policia nuk e kishin njoftuar Qendrën për Punë Sociale për përfshirjen në dhunë në familje të një burri i cili po kërkonte kujdestarinë e djalit të tij.

Tre muaj më vonë punëtori social shkon në Gjykatë dhe i kërkon Gjykatës që personit që atëkohë ishte në burg t’i vazhdohej besimi i fëmijës. Pra mekanizmat shtetërorë i kërkuan Gjykatës që një fëmijë t’i besohej një personi që ishte në burg pra kishte precedent penal.

Në një bisedë të shkurtër babai i të dyshuarit i ka konfirmuar ekipit tonë se djali i tij ishte në burg dhe për fëmijën u kujdes ai dhe bashkëshortja.

Biseda me babanë e të dënuarit:

Alo, përshëndetje!

Përshëndetje!

A po flas me zotëri XX?

Po…

Zotëri, përshëndetje! Qysh je? Jam Adelina Ahmeti, gazetare prej KALLXO.com. Qysh po kalon?

Mirë, mirë…

Mos po të pengoj diçka?

Jo, jo.

Zotëri, të thirra në lidhje me djalin e juaj. E di që e keni tash nipin e juaj tu e mbikëqyrë.

Po…

E desha me ju pyet, a keni vendim prej Qendrës për Punë Sociale për me u bë kujdestar ligjor për nipin e juaj, sepse tash djali është në vuajtje të dënimit?

Po…

Desha me ju pyet a keni vendim prej Qendrës për Punë Sociale për me e ruajtë djalin?

Vendim…

Vendim po…

Jo, e kemi ruajtë pa vendim.

Ëhë…

Edhe djali ka ardhë. Ka ardhë djalin e kanë lëshuar.

Djalin e juaj…?

Po, po…

E kanë lëshuar?

Po, po e ka kry procedurën, dje ka ardhë.

Ëhë, ëhë, qysh i keni raportet me të zotëri…?

Po mirë, se na e kena vizitu edhe në burg.

Ëhë…

Tash kurrgjë të keqe nuk ka, mirë është.

Ëhë, ëhë, sepse ai në burg është për shkak që ju ka rrahë juve dhe bashkëshorten e juaj.

Po qashtu diçka, por tash nuk ka kurrgjë hiç, mirë edhe për momentin.

Mirë desha me të pyet… a punon në Kosovë, a rri në Kosovë?

Herë në Kosovë, herë jashtë endet, kështu.

E kur shkon jashtë juve ju lë djalin me këqyrë?

Po, normal. 

Paralelisht me besimin e fëmijëve Gjykata kishte zhvilluar procesin gjyqësore penal në të cilin i pandehuri është dënuar me 6 muaj burgim për dhunë në familje.

KALLXO.com mëson se dënimi ishte për një ngjarje tjetër që ishte shënuar vite më parë, ndërsa për dhunën në familje ndaj prindërve aktualisht ekziston një aktakuzë.

Ibrahim Berisha është avokat i të pandehurit. Ai konfirmon se nuk ka vendim të veçantë për gjyshërit që të kujdesen për fëmijën.

Biseda e plotë me Ibrahim Berishën, avokat:

Alo, avokat!

Përshëndetje!

Qysh je? A je mirë, a po lodhesh? Adelina në telefon prej KALLXO.com. Qysh je? Qysh po kalon?

Mirë faleminderit! Ju a jeni mirë? Qështu tu punu nga pak. Duke u mundu me punu nga pak. Falem shumë që po të shqetësoj, veç të thirra sepse jam duke e trajtu një rast dhe e pash që jeni avokat i një palës e desha…

I cilës?

I XX….

Po…

Në Drenas. Kështu avokat desha me të pyet parimisht, a e dini për çka është ai aktualisht në burg?

Po, po. Aktualisht në burg është, po aktualisht në burg është për dhunë në familje është.

Që e ka shkaktuar ndaj nënës së tij nëse nuk gaboj?

Me prind ka pasë probleme. Po me prind po tash i ka tejkaluar ato mosmarrëveshje. Po kanë ndodhur ajo tash edhe këta janë të pajtimit ai me u kthy në shtëpi ashtu.

Në rregull. Tash avokat është një çështje të cilën është duke e trajtu gjykata për besimin e fëmijës…

Djalit, po djalit të …. në këtë rast që e kanë kërkuar tash besimin e fëmijës edhe nëna dhe baba e djalit gjashtëvjeçar.

Po, po, jo ky djali, ky djali që gjashtë vite jeton te baba i vet këtu në fshat ky, e ka mbikëqyrjen e krejt ato e di që ka bërë një kërkesë po mendoj një padi ajo ish-bashkëshortja e tij për besim të fëmijë, është në procedurë.

Po tash avokat qysh parashihet ose qysh, po më intereson me e ditë shpjegimi qysh ka mundësi që me pasë besimin e fëmijës aktualisht ende pa vendim të gjykatës është fjala meqenëse…

Jo more vendim të gjykatës ka, po kush tha, kush tha që s’ka vendim të gjykatës?

Gjashtë vjet i ka që ky e ka fëmijën në mbikëqyrje. E ka vendim, ju ka refuzuar disa herë asaj ish-bashkëshortes se ajo jeton me qira dikund sipas gjykatës, në fillim s’jam kanë unë më herët e ka pas tjetërkush këtë çështje. Tani aty është problemi, është procedurë e sipër mendimi dhe anamneza e Qendrës për Punë Sociale e ka dhënë mendimin e vet, i ka bërë kontrollet në familje, e ka vlerësuar, tash gjykata e vendos.

Po avokat, qysh shpjegohet fakti që ky është në vuajtje të dënimit e këndej ka besimin?

Po ai e ka, i ka prindërit, ligji thotë aty Ligji i familjes i Republikës të Kosovës e precizon edhe këtë çështjn, do të thotë e ka gjyshin, gjyshen e ka. Edhe tash ai e ka mbikëqyrjen e fëmijës ata më shumë janë lidhen gati edhe me, me atë edhe me të tash.

A ka vendim për gjyshërit që me qenë kujdestarë ligjorë?

Për gjyshërit jo nuk e nuk e di a ka, por këta shiko tash, në Kosovë e din ligji, ligji definon aty shumë mirë, thot se ka nuk është përjashtimisht kur s’është prindi aty e këqyr dikush që ka zotësinë e veprimit edhe që është në gjendje për me u kujdes për fëmijën, për shembull ai është gjyshi dhe gjyshja dhe aty edhe fëmija vetë deklarohet ai fëmija është në gjendje vetë me u deklarua.

Në anën tjetër, nëna e cila po kërkon besimin e djalit të saj ka angazhuar avokaten Saranda Keqekolla- Sadiku.

Avokatja konfirmon papërgjegjësinë institucionale në këtë rast dhe ka shpresë që një ditë drejtësia do vihet në vend.

Ajo shpjegon se klientja e saj është detyruar që ta braktisë djalin për shkak se ka qenë viktimë e dhunës në familje dhe në kohën kur është larguar nuk ka pasur asnjë vendstrehim as për veten e saj.

Tani, sipas avokates, ajo ka filluar një punë dhe ka krijuar kushtet për të marrë besimin e fëmijës dhe për ta rritur atë.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”