Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Gjykata i shpall fajtorë të akuzuarit për falsifikim të dokumenteve të Universitetit të Prishtinës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Gjykata i shpall fajtorë të akuzuarit për falsifikim të dokumenteve të Universitetit të Prishtinës

Gjykata e Prishtinës i ka gjetur fajtorë për falsifikim të dokumenteve për regjistrim të studentëve në Universitetin e Prishtinës (UP), të akuzuarit Mimoza Beqiri, Bahare Bajrami, Betim Ismajli dhe Ardian Hamiti.

Secili nga të akuzuarit u dënua me nga 1 vit e 6 muaj burgim.

Aktgjykimi u shpall nga kryetarja trupit gjykues Medie Bytyqi dhe anëtarët Gent Beka dhe Ertan Sejfulla.

Përveç dënimit me burg, gjykata i ka obliguar të akuzuarit që t’i paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës penale.

Të njëjtit gjithashtu do të paguajnë secili veç e veç shumën nga 150 euro në emër të paushallit gjyqësor, si dhe edhe nga 50  euro në Fondin e kompensimit të viktimave.

Ndërsa të akuzuarën, Bahare Bajrami gjykata e ka liruar nga pika tre, katër dhe pesë e aktakuzës pasi që ka arritur parashkrimi absolut i aktakuzës.

Çka thotë dosja e Prokurorisë?

Sipas dosjes së Prokurorisë, të pandehurit në periudhën kohore 2013-2014 me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme, duke përdorur aparatin e fotokopjes “First Print”, pronë e të pandehurit Betim Ismajli, në vazhdimësi kanë falsifikuar dokumente të ndryshme kinse të njëjtit janë lëshuar nga administrata qendrore e UP-së, me të cilat prova edhe kanë arritur të dëmtuarit të regjistrohen në fakultete të ndryshme, derisa janë vërejtur nga zyrtarët e UP-së.

Sipas aktakuzës, Mimoza Beqiri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, në vazhdimësi ka mashtruar të dëmtuarit se do t’i regjistrojnë në fakultete të ndryshme dhe nga ta ka përfituar shuma parash, duke filluar nga 50 euro dhe deri në 5 mijë euro për një regjistrim. Me këtë e njëjta akuzohet nga Prokuroria për veprën penale – mashtrim në vazhdimësi.

Tutje, sipas aktakuzës, gjatë vitit 2013-2014, e akuzuara Bahare Bajrami me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm ka keqpërdorur detyrën e saj zyrtare, duke e shfrytëzuar edhe zyrën e saj për t’i bindur se është personi kompetent për t’i regjistruar, të cilat regjistrime kanë arritur t’i kryejnë në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas aktakuzës me këtë ka kryer veprën penale – keqpërdorimi i detyrës zyrtare.

Të pandehurat Mimoza Beqiri dhe Bahare Bajrami me qëllim të përvetësimit në mënyrë të kundërligjshme kanë tentuar të mashtrojnë A.B. dhe V.I., duke tentuar të përfitojnë materialisht nga të dëmtuarit gjoja se po i regjistron në Fakultetin Juridik, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale – mashtrim në tentativë.

Kujtojmë se pas ndërrimit të trupit gjykues në seancën e datës 31.05.2024  gjykimi filloi rishtazi dhe të akuzuarit ishin mbrojtur në heshtje.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”