Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Garë e ngushtë për vendin e dytë në Rahovec - ende s'dihet kundërshtari i Smajl Latifit në balotazh

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Rahovec, Zgjedhjet Lokale 2025

Garë e ngushtë për vendin e dytë në Rahovec - ende s'dihet kundërshtari i Smajl Latifit në balotazh

Në Komunën e Rahovecit ka përfunduar numërimi i votave nga vendvotimet e rregullta dhe fletëvotimet me postë.

Ndonëse ende kanë mbetur pa u numëruar votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, sipas rezultatit të deritashëm, gara është shumë e ngushtë se kush do të shkojë në balotazh me Smajl Latifin e AAK-së.

Nga të dhënat e KQZ-së, Ali Dula i LVV-së deri më tani ka 23.92% apo 5 mijë e 181 vota, kurse Burim Krasniqi i LDK-së ka 23.58% apo 5 mijë e 106 vota.

Kështu, Dula e Krasniqi janë në garë me njëri-tjetrin se cili do të shkojë në balotazh me Latifin i cili deri më tash ka 37.18% apo 8 mijë e 51 vota.

Sipas rezultateve të përmbledhura të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar 93.26% të votave, thënë ndryshe kanë mbetur të numërohen edhe 6.74% të tyre, për t’u ditur përfundimisht se kush shkon në balotazh.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi nga jashtë Kosovës.

Numërimi po bëhet i votave me postë për zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për Kuvende Komunale.

“Nga pasditja e së premtes deri të dielën në orën 16:00, janë numëruar 80 kuti që përmbajnë pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 67 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale”- ka njoftuar KQZ mes tjerash.

KQZ në njoftimin e saj ka thënë se deri më tani janë numëruar mbi 50% e këtyre fletëvotimeve.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ kanë filluar të publikohen rezultatet nga numërimi i votave nga votimi jashtë Kosovës.

Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës votuan përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor. Sipas KQZ-së, ishin 33.841 pako me fletëvotime të supozuara dhe pas verifikimit, 29.636 u aprovuan. Numërimi i këtyre votave ka nisur më 17 tetor.

Zgjedhjet lokale në Kosovë janë mbejtur më 12.10.2025.

Në ditën e zgjedhjeve votuan 39.58 % e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit.

Komunat të cilat shkojnë në balotazh, votimin do e mbajnë më 09.11.2025.

Sipas rezultateve preliminare, 21 komuna kanë zgjedhur në rundin e parë kryetarët e komunave, ndërkaq në 17 të tjera pritet të organizohet rundi i balotazhit.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”