Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Gara për Gjilanin: Premtimet e pesë kandidatëve për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Gara për Gjilanin: Premtimet e pesë kandidatëve për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 17 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 18 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Investime në infrastrukturë, shërbime më të mira publike, arsim gjithë-ditor e rregullim urban premtuan kandidatët për kryetar të Komunës së Gjilanit në “Debat Përnime”.

Katër vite më parë, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Alban Hyseni, nga Lëvizja Vetëvendosje kishte fituar Gjilanin përballë Lutfi Hazirit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hyseni kishte marrë 51.10% apo 21 mijë e 800 vota, ndërsa Haziri kishte marrë 48.90% apo 20 mijë e 865 vota.

Pas një mandati qeverisje, Alban Hyseni i LVV-së synon sërish qeverisjen në Gjilan. Nga LDK, në këto zgjedhje garon Arbër Ismjali, ish nënkryetari i Lutfi Hazirit, ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nazim Gagica, po ashtu ish-drejtor në kohën e Lutfi Hazirit, Riad Rashiti nga Partia Demokratike e Kosovës, ish-drejtor në qeverisjen e Alban Hysenit dhe Isa Agushi nga Bashkimi për Ndryshim Anamorava.

Në “Debat Përnime” kandidatët për kryetar të Gjilanin shpalosën programin për katër vitet e ardhshme për ndërtimet pa leje, shërbimet publike, infrastrukturën, arsimin e barazinë gjinore.

Premtimet e LVV-së në Gjilan

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, në “Debat Përnime” ka shpalosur plan-programin e tij për Komunën e Gjilanit.

Hyseni premtoi krijimin e një agro-parku për fermerë dhe bujq si dhe ndërtimin e projektit të unazës së qytetit, projekt ky që sipas tij është bërë në dakordim me Ministrinë e Infrastrukturës.

“Do të vazhdojmë me mbështetjen e fermerëve dhe bujqve, ndërkohë që do të ndërtojmë edhe agro-parkun në të cilën edhe në kuadër të cilit do të mundësojmë që fermerët dhe bujqit tanë të mund të punojnë tokën dhe të mund të kenë edhe kushte të tjera për përpunim të produkteve ose edhe të ngjashme.” – deklaroi Hyseni.

“Përveç kësaj unaza e jashtme e qytetit, një projekt që tashmë e kemi të nënshkruar përmes komunës dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Është projekti jonë i radhës, jemi duke e bërë shpronësimin aktualisht me Ministrinë e Infrastrukturës, e elaborati i shpronësimit është dorëzuar tashmë. Është bërë vendimi preliminar i shpronësimit, po presim edhe vendimin final më pas edhe për ta nisur edhe rrugën.” – tha tutje Alban Hyseni.

Kandidati, Alban Hyseni gjithashtu premtoi edhe mirëqenie sociale për gratë lehona, fëmijët me nevoja të veçanta si dhe për pensionistët.

Kandidati i LVV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni në Debat Përnime | Foto: Kallxo.com

“Një komunë për të gjithë në kuadër të së cilës synojmë të vazhdojmë reformat tona për mirëqenien sociale, duke filluar nga mbështetja për lindjet e reja, pra për mbështetjen e lehonave, në të cilën kemi filluar edhe 127 mijë euro deri më tash. Ndërkaq do të vazhdojmë me mbështetjen e nxënësve dhe do fillojmë reformat në shkolla poashtu me investime në shkolla. Mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta nga pesë kemi kalu në 31 asistentë si dhe do të vazhdojmë të mbështesim edhe moshën e shtyer ose moshën e pensionit.” – tha ai.

Premtimet e LDK-së në Gjilan

Arbër Ismajli nga Lidhja Demokratike e Kosovës që kandidon për herë të parë për kryetar komunë prezantoi programin e tij 4-vjeçar në “Debat Përnime”.

Ish-nënkryetari i Lutfi Hazirit në mandatin e tij të fundit, premtoi avancim të infrastrukturës, parkingje, ndriçim publik si dhe rritje të hapësirave të gjelbra e më pak mbeturina.

“Infrastrukturë, shërbime publike dhe mjedis të pastër, pra modernizim rrugësh me energji nëntokësore, trotuare, parkingje dhe ndriçim. Përfundim i hyrje – daljeve të qytetit, një projekt i cili është i lënë pas dore tash e 4 vite. Rritja e hapësirave të gjelbra dhe parqeve, plani i mobilitetit, transport urban dhe ndër-urban. Menaxhim modern i mbeturinave, kontejnerë nëntokësorë – pilot-projekt me një zonë të caktuar të qytetit, ndriçim publik inteligjent dhe efiçiencë energjetike.” – u deklarua Ismajli.

Kandidati i LDK-së premtoi investime në arsim e shëndetësi të avancuar për çdo qytetar.

“Gjithashtu arsim modern, tri shkolla të reja. Një te ‘Tregu’, një shkollë në ‘Dheun e Bardhë’ dhe një shkollë në fshatin Livoç. Gjithashtu mësim gjithë-ditor në dy vitet e para në dy shkolla; në shkollën “Nazmi Hoxha” në qytet dhe një tjetër në fshat. Shëndetësi dhe mirëqenie sociale, pra çdo qytetar mjekun e vetë përmes forcimit të mjekësisë familjare.” – tha kandidati, Arbër Ismajli.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli në Debat Përnime | Foto: Kallxo.comPremtimet e Isa Agushit për Gjilanin

Isa Agushi, kandidati nga Bashkimi për Ndryshim Anamorava, në “Debat Përnime”  tha se ka planifikuar investime në vlerë të përgjithshme prej 63 milionë euro. Agushi premtoi edhe vende të reja të punës për gjilanasit.

“Gjilan modern, funksional dhe qëndrueshmëri për 20 vitet e ardhshme. Çështja e ndërtimeve pa leje ka krijuar kaos urban” – tha ai.

“Ne propozojmë një proces të ri legalizimi me këto parime; legalizime për objekte që nuk shkaktojnë dëme afatgjate në interesin publik ose që nuk prekin rrjetet publike dhe hapësirën e përbashkët. Digjitalizimit të procesit pa burokraci dhe pa korrupsion. Prioritet për rastet sociale dhe familjet që jetojnë në ndërtimet pa leje për shkak të mungesës së alternativave. Po ashtu do të ndërtojmë kadastrën e re dhe një sistem efikas, monitorim i ndërtimit në kohë reale për t’i dhënë fund ndërtimeve të paligjshme.” – u shpreh Agushi në “Kallxo Përnime”.

Tutje, sipas kandidatit nga Bashkimi për Ndryshim Anamorava, uji pijës është problem i vazhdushëm për qytetarët e Gjilanit. Për këtë, ai tha se ka një plan.

“Shërbimet publike në Gjilan janë në gjendje të rëndë dhe kërkojnë veprim të menjëhershëm dhe propozimet tona konkrete në këtë fushë janë; zgjidhjet e probleme të ujit të pijshëm, investime në burime nëntokësore, rrjete sociale, sisteme moderne të filtrimit.” – tha Isa Agushi.

Kandidati i Bashkimit për Ndryshim Anamorava për kryetar të Gjilanit, Isa Agushi në Debat Përnime | Foto: Kallxo.com

Premtimet e AAK-së në Gjilan

Kandidati i AAK-së, Nazim Gagica në ‘Debat Përnime’ tha se qeverisja lokale në Gjilan karakterizohet me mos-transparencë.

Ai thotë se ka për synim që të ofrojë një transparencë e plotë në qeverisje.

“Koncentrimi ynë kryesor do të jetë te transparenca që në muajt e parë të qeverisjes do të nxjerrim një platformë digjitale të transparencës, marrë model nga vendet e Bashkimit Europian, në mënyrë që qytetarët tanë, të Komunës së Gjilanit të kenë informatën në baza ditore për çdo shpenzim, çdo aktivitet që bën komuna e Gjilanit. Dhe gjithashtu përmes kësaj platforme qytetarët e Gjilanit dhe fshatrave do të kenë mundësi që një pjesë të projekteve në buxhetim ta propozojnë online dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes.” – tha Nazim Gagica në “Debat Përnime”.

Sipas Gagicës, shtyllat kryesore të platformës së tij politike do ta nxisin një Gjilan të shëndetshëm e konkurrent në tregun e dijes.

“Gjithashtu tri shtyllat kryesore në të cilat ne e bazojmë programin tonë qeverisës është të krijojmë një qytet të jetueshëm, një qytet të shëndetshëm dhe një qytet konkurrent në tregun e dijes. Një qytet të jetueshëm duke krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe të kujdesshëm për mjedisin biznesor tani më në kolaps në Gjilan e Anamoravë.” – deklaroi ai.

Premtimet e PDK-së në Gjilan

Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Riad Rashiti në mandatin e ardhshëm synon ngritje të cilësisë së arsimit zhvillim të urbanizmit, ekonomi dhe infrastrukturë.

Rashiti zotohet se nëse e fiton këtë garë do të punësojë ekspertë për qeverisje të mirë në mënyrë që Gjilani ta tejkaloi këtë gjendje, sipas tij, kaotike.

“Qe në ditën e parë qeverisjes sime, do ta themelojë Këshillin e Ekspertëve për qeverisje të mirë, për ta nisur menjëherë me punë dhe masa konkrete për ta tejkaluar këtë gjendje kaotike.” – u shprehë Riad Rashiti.

Kandidati Rashiti premtoi ndarjen e 500 hektarëve për investime të diasporës dhe sektorit privat si dhe bursa e subvencione për studentë e fëmijë..

“Do t’i japim 500 hektarë tokë komunale për investime të diasporës dhe sektorit privat. Do të financojmë sportin menjëherë, bursat do të jenë menjëherë për studentë, subvencionimin e çerdheve për fëmijë deri në 75 euro për ato private, ndërsa për ato publike për fëmijët do të ketë zbritje dhe fëmija i tretë do të jetë falas.” – tha Riad Rashiti në “Debat Përnime”.

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Gjilanit, Riad Rashiti në Debat Përnime | Foto: Kallxo.com

Trajtimi i ndërtimeve pa leje me qeverisjen e re Gjilan

Ndërtimet e larta e pa kritere, si në çdo komunë të vendit, edhe në Gjilan janë problem i vazhdueshëm.

Sipas të dhënave të sigurua nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, nga regjistri i vitit 2015, në Gjilan janë 32 mijë e 128 ndërtime pa leje.

Kandidatët për kryetar të ardhshëm të Gjilanit kanë dhënë idetë, planet dhe zotimet për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Riad Rashiti nga Partia Demokratike e Kosovës tha se ndërtimet në qendër të qytetit mund të shkojnë deri në 12 apo 13 kate.

“Unë nuk jam ekspert për të vlerësuar se sa kate mund të shkojë ndërtimi i lartë. Standardi i sotëm në Gjilan është prej 7 deri në 10. Mirëpo, në qendër të Gjilanit, ku e vlerësojmë të domosdoshme, mund të ketë rritje. Në qendër të qytetit mund të shkojë edhe 12 e 13, por jo më shumë.” – tha Rashiti.

Ndërsa edhe kundër-kandidati i tij, Nazim Gagica nga AAK e kishte të njëjtin zotim.

“Po, ne kemi një ndërtesë 13-katëshe aty dhe nëse është ajo 13-katëshe është shumë afër prej këtyre ndërtesave, edhe kjo mund të shkojë deri në 10-12-katëshe, varësisht. Po problemi është mandej te banorët, komunikimi, ndërmjetësimi me ta dhe gjetja e formës si do t’i zhvillojmë, ndërtojmë ato ndërtesa të reja përmes partneritetit privat dhe publik.” – tha Nazim Gagica.

Kurse Isa Agushi, nga BNA-ja premtoi se ndërtimet në Gjilan do të bëhen deri në 10 kate.

“Deri në 10 kate për lagjet tjera.” – deklaroi Isa Agushi.

Arbër Ismajli, nga LDK, tha se nëse ekziston mundësia, ndërtimet në Gjilan do të shkojnë deri në 15 kate.

“Unë jam ithtar i asaj që edhe 15 kate me shku, pse jo nëse janë mundësitë sepse u përmend Gjilani si qytet sizmik. Po atë e rregullon statika, d.m.th nuk është ajo çështje e imja. Janë inxhinierët, grupet që punojnë në ato punë.” – tha Ismajli.

Kurse nga LVV, Alban Hyseni, kryetari aktual i Gjilanit tha se sa u përket kateve, në këtë komunë shkojnë deri në 12 kate dhe që sipas tij do të veprojnë përsëri njëjtë.

“Sa i përket kateve aktualisht, në Gjilan ka deri në 12 kate duke e llogaritur edhe hapësirën publike dhe rrugët që kthehen në kompensim kur të shpronësohen. As nuk kemi kandidatë për asamblistë që janë ndërtues, as nuk kemi financues që vijnë nga sektori i ndërtimit. Ne do ta bëjmë të njëjtën gjë që kemi bërë edhe tash, edhe për buxhetin që është blloku: për të gjitha temat tjera do t’i ftojmë në takime, do të diskutojmë bashkë me ta, dhe do të gjejmë mënyrën se si duhet ta votojmë të gjithë atë pa pasur ndonjë problem.” – tha Alban Hyseni.

Arsimi

Njëra nga temat e trajtuara gjatë debatit për Gjilanit ishte edhe sektori i arsimit. Kandidatët për kryetar të Gjilanit premtuan fillimin e mësimit gjithë-ditor.

“Specifikisht në dy shkolla të komunës tonë tashmë janë bërë përgatitje për mësim gjithë-ditor. Është fjala për shkollën Sadullah Bresov ku mësoi me një ndërrim dhe shkollën Ibrahim Ruqin në Bresalc ku po ashtu mësohet me një ndërrim. Ne i kemi përgatitur vendet për çështjen e servimit të ushqimit. Pra, në dy shkolla” – premtoi kandidati i Vetëvendosjes, Alban Hyseni.

Ndërsa, Arbër Ismajli i LDK-së tha që deri në fund të mandatit, mësimi gjithë-ditor do të nis në katër shkolla të Gjilanit.

“Në dy vitet e para në dy shkolla. Deri në fund të mandatit 4 shkolla në total” – tha ai.

Një plan më ndryshe ofroi Isa Agushi nga Bashkimi për Ndryshim Anamorava.

“Ne e kemi në planin tonë që mësimi të jetë gjithë-ditor prej klasës së parë, shkollat fillore, domethënë në të gjithë territorin e Gjilanit, futjen e programeve të inovacionit për të rinjtë, kurse në teknologji, kodim, robotik dhe dizajn, qendra të inovacionit në bashkëpunim me start-up edhe diasporën. Ushqimi falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, rritja e kapacitetit të kopshteve dhe përmirësimi i infrastrukturës” – deklaroi Agushi.

Në anën tjetër, kandidati i AAK-së tha që për shkak të gjendjes së shkollave, mësimi gjithë-ditor nuk mund të nis më shumë se në një shkollë.

“Unë tani për tani e shoh me këtë numër të nxënësve dhe me këto kushte rrethane e shoh vetëm një shkollë” – tha Nazim Gagica.

Kandidati i PDK-së premtoi mësimin gjithë-ditor në dy shkolla të Gjilanit për katër vitet e ardhshme.

“Dy shkolla kemi me pasë dhe një ndërtim të ri për shkollë burimore në Gjilan” – deklaroi Riad Rashiti.

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjilanit, Nazim Gagica në Debat Përnime | Foto: Kallxo.com
Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjilanit, Nazim Gagica në Debat Përnime | Foto: Kallxo.com

Barazia gjinore në planet e kandidatëve

Pesë kandidatët për kryetar të Gjilanit dhën zotime edhe për barazi gjinore në ndarjen e pushtetit në komunë. Kandidati i PDK-së, Riad Rashiti tha se nga 13 drejtori, shtatë do të udhëhiqen nga gratë.

“Prej 13 drejtorive se një do ta themelojmë të re; kanë me qenë shtatë gra dhe gjashtë burra.” – tha Riad Rashiti, nga PDK-ja.

Afër gjysma e drejtorive do të udhëheqen nga gratë. Kështu premtoi edhe kandidati i AAK-së.

“47% i kam kandidate që garojnë në këto zgjedhje bashkë me mua, kolegët të mia të respektuar; dhe aq përqindje do të jetë edhe pjesëmarrës në ekzekutiv.” – tha Nazim Gagica, nga AAK.

Ndërsa, ndarje të barabartë të drejtorive premtoi Isa Agushi nga Bashkimi për Ndryshim Anamorava.

Kryetari aktual i Gjilanit dhe kandidati i Vetëvendosjes, Alban Hysni tha se së paku 40% e drejtorive do të udhëhiqen nga gratë ndërsa, kandidati i LDK-së, Arbër Ismajli premtoi 40% e drejtorive të kenë në krye një grua.

Sipas regjistrimit të fundit të popullësisë, në vitin 2024, komuna e Gjilanit ka 7 mijë e 277 banorë më pak se në vitin 2011. Sipas të dhënave të ASK-së, në vitin 2011 Gjilani kishte 90,178 banorë, ndërsa sipas regjistrimit të vitit 2024 ka 82,901 banorë.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”