Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Fotoja e Trumpit për “bujqit e bardhë” të vdekur ishte e Reutersit në Kongo, jo në Afrikën Jugore

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto/video: White House

Fotoja e Trumpit për “bujqit e bardhë” të vdekur ishte e Reutersit në Kongo, jo në Afrikën Jugore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ia tregoi të mërkurën homologut jugafrikan një “screenshot” të Reuters-it të xhiruar në Republikën Demokratike të Kongos, duke e paraqitur rrejshëm si dëshmi të vrasjes masive të jugafrikanëve të bardhë, ka raportuar të premten (më 23.05.2025) vetë agjencia e lajmeve, Reuters.

“Këta janë të gjithë bujq të bardhë që po varrosen”, ka deklaruar presidenti Trump, duke mbajtur një letër të shkrimit të shoqëruar me fotografinë, teksa në Zyrën Ovale po priste në takim homologun, Cyril Ramaphosa.

Në fakt, videoja e publikuar prej Reuters-it më 3 shkurt dhe pastaj e verifikuar prej ekipit të verifikimit të fakteve të vetë agjencisë së lajmeve, tregonte punëtorët e ndihmave humanitare duke bartur qese me trupa njerëzish në qytetin kongolez, Goma. Imazhi ishte nxjerrë prej pamjeve të Reuters-it pas betejave vdekjeprurëse me kryengritësit M23, të mbështetur nga Ruanda.

Postimi i blogut që iu tregua presidentit Ramaphosa prej Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, ishte publikuar prej “American Thinker”, revistë konservatore online, për konfliktin dhe tensionet racore në Afrikën Jugore dhe Kongo.

Postimi nuk përshkruante imazhin, por e identifikonte si “kapje skanimi nga YouTube” me një vegëz të një xhirimi informativ për Kongon në YouTube, që kredencialet ia njiohte Reutersit.

Shtëpia e Bardhë nuk iu ka përgjigjur kërkesës për koment. Andrea Widburg, redaktore përgjegjëse në “American Thinker” dhe autore e postimit në fjalë, i ka shkruar në një përgjigje Reutersit se Trump “keqidentifikoi imazhin”.

Sidoqoftë, ajo ka shtuar se postimi, që i referohej asaj çfarë e quante qeveri marksiste jofunksionale, e fiksuar me racën”, kishte spikatur “rritjen e presionin ndaj juagrikanëve të bardhë”.

Pamjet prej të cilave ishte nxjerrë fotografia e skanuar fakton një varrim masiv pas një sulmi të M23-shit ndaj Gomës, xhiruar prej videoreporterit, Djaffar Al Katanty.

“Atë ditë, ishte jashtëzakonisht e vështirë për gazetarët që të futeshin … më është dashur të negocioja drejtpërdrejt me M23-shin dhe të koordinohesha me ICRC-në që të më lejohej të xhiroja”, ka thënë Al Katanty. Ai ka thënë se është tronditur kur e ka parë shkrimin që po e mbante Trumpi, dhe ku ishte pamja e skanuar prej xhirimeve të tij.

“Para syve të mbarë botës, presidenti Trump përdori pamjen time, përdori çfarë kam filmuar në Republikën Demokratike të Kongos që të mundohej ta bindte presidentin Ramaphosa se në vendin e tij, të bardhët po vriten prej njerëzve me ngjyrë”, ka thënë Al Kaatanty.

Ramaphosa e ka vizituar Uashingtonin gjatë kësaj jave në përpjekje që të përmirësojë raportet me Shtetet e Bashkuara pas kritikave të vazhdueshme prej Trumpit muajve të fundit lidhur me ligjet e Afrikës Jugore për tokën, politikën e jashtme dhe keqtrajtimin e dyshuar të pakicës së bardhë jugafrikane, edhe pse shteti jugafrikan i mohon.

Trumpi e ndërpreu takimin para kamerave televizive me Ramaphosan, duke ia lëshuar një xhirim, që sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, shpaloste dëshminë e gjenocidit ndaj bujqve të bardhë në Afrikën Jugore. Kjo teori konspiracioni, që ka qarkulluar për vite me radhë në “chat rooms” të së djathtës ekstreme, është bazuar në pretendime të rrejshme.

Trump pastaj vazhdoi të shfletonte kopje të shtypura të shkrimeve që sipas tij detajonin vrasjet e jugafrikanëve të bardhë, duke theksuar “vdekje, vdekje, vdekje, vdekje e tmerrshme”.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”