Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kreshnik Gashi tregon pse kandidatët për kryetar të Prishtinës nuk guxuan të vijnë në Debat Përnime (VIDEO)

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Kreshnik Gashi tregon pse kandidatët për kryetar të Prishtinës nuk guxuan të vijnë në Debat Përnime (VIDEO)

Disa kandidatë për kryetar të komunave dezertuan në Debat Përnime për shkak të frikës se përballë tyre do të kenë të verifkuar çdo deklarim që e kanë thënë gjatë fushatës zgjedhore.

Kështu ka deklaruar në emisionin e sontëm “Kallxo Përnime”, Kreshnik Gashi, kryeredaktor në KALLXO.com.

“Në këto zgjedhje krejt kandidatëve ju kemi tregu që debatet mbahen mbi standardet e verifikimit të fakteve dhe një pjesë e kandidatëve janë tutë me ardhë në këto debate. Arsyeja pse këta kandidatë janë frikësuar është sepse në diskursin e vet aq shumë thonë rrena, saqë nuk munden me dalë në televizor dhe me pasë verifikues të fakteve të cilët ia kundërshtojnë ato me prova dhe me elemente të tilla.” – tha Gashi.

“Pra, kemi parë njerëz të cilët janë tutë me ardhë në këtë debat vetëm për faktin që verifikojmë faktet. Pra, i qesim në rrenë në rast se ata na e thonë të pavërtetën gjatë fushatës zgjedhore dhe ky sindrom i ka shty disa kandidatë për komunat tona mos me ardhë në këtë debat.” – shtoi Gashi.

Gashi vlerëson se këta kandidatë që nuk pranuan të jenë pjesë e Debat Përnime, nuk i dhanë qytetarit program politik të bazuar në fakte.

“Në rast se kanë pasë shtrembërim të fakteve, p.sh në rast se ka thanë që “ky kandidat e ka nënshkruar një kontratë një milion euro”, e në fakt kontrata nuk ka qenë një milion, por ka qenë gjysmë milioni, atëherë kemi keqinformim dhe prishje të informacionit. Për këtë arsye, disa prej kandidatëve të cilët kanë dashtë fushatën e vet me bazu në dezinformatë, nuk kanë ardhë në debat Përnime, sepse e ka ditë që ju bjen krejt struktura e vet politike, metoda e vet politike me të cilën ata kanë dashtë m’i fitu zgjedhjet.” – ka thënë Gashi.

Në mesin e atyre që dezertuan e nuk morën pjesë në emisionin ‘Debat Përnime’ janë kandidatët për kryetar të Prishtinës: Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hajrullah Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës. 

Sipas Gashit, arsyeja për këtë është frika për të diskutuar rreth ndërtimeve dhe Planit Zhvillimor të Prishtinës. 

“Nëse ne i kemi dëgju këta kandidatë duke folë për ndërtimet pa leje në Prishtinë, në asnjë debat nuk i kemi dëgju. Debati i parë ka pasë me u bë për ndërtimet pa leje edhe për planin zhvillimor të Prishtinës. Pra, ka pasë me u bë me na tregu kandidatët se ku kanë me dhanë leje ndërtimore.” – tha ai.

Gashi tha se ‘patatja e nxehtë’ e Prishtinës është se ku do të ndërtohet në Prishtinë dhe sa kate do të jenë ato ndërtime e që në rast se ata i tregonin këto, i humbnin zgjedhjet ose marrëveshjet me ndërtuesit.

“Edhe “patatja e nxehtë” në Prishtinë nuk është as Sheshi “Xhorxh Bush” këtu afër Katedrales, as mësimi gjithëditor. Po patatja e nxehtë në Prishtinë është: kah ka me u zhvillu Prishtina? Kah kanë me u dhanë leje ndërtimore për banesat kolektive? Sa kate ka me u ndërtu në Prishtinë?” – potencoi Gashi.

“Dhe asnjëri prej kandidatëve nuk mundet me na tregu neve sa kate me u ndërtu në Pejton, sa kate me u ndërtu në Kodër të Trimave, sa kate ka me u ndërtu në lagjen Kalabria, për shkak se po ta tregojnë këtë punë, atëherë ose kanë me i humbë zgjedhjet ose kanë me i prishë marrëveshjet të cilat munden m’i pasë me ndërtues.” – vazhdoi  ai.

Fushata zgjedhore e zgjedhjeve lokale në Kosovë nisi më 13.09.2025, ndërsa zgjedhjet e para u mbajtën më 12.10.2025. Tutje, fushata e balotazheve ka qenë nga data 03.11.2025 deri më 09.11.2025 në ora 06:59 ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet nesër, më 09.11.2025.
https://www.youtube.com/watch?v=KtIktsn2N0U&t=85s


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”