Foto: Policia e Kosovës
Ferizaj, 5 shoferë ndëshkohen për kundërvajtje të rënda, njëri në zonën 40/h voziti me shpejtësi 132 km/h
Pesë shoferë janë ndëshkuar për kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt.
Sipas njoftimit të Policisë, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë shqiptuar masa ndëshkuese ndaj pesë shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, ku matjet e shpejtësisë janë bërë me veturë inteligjente të Policisë, e pajisur me radarë të avancuar që monitorojnë rrugën 360°, lexojnë targa dhe raportojnë kundërvajtje në kohë reale.
Sipas Policisë, këto janë rastet e regjistruara:
Në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në zonën e kufizimit me 50 km/h shoferi A.A. (26-vjeç), me veturën “Mercedes” zhvilloi shpejtësi 101 km/h.
Në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në zonën me kufizim të shpejtësisë 40 km/h, shoferët u kapën:
Sh.I. (20-vjeç), me veturën “VW Golf” u kap me shpejtësi 132 km/h.
U.P. (20-vjeç), me veturën “VW Golf” u kap me shpejtësi 119 km/h.
B.L. (24-vjeç), me veturën “VW Pikap“ u kap me shpejtësi 109 km/h.
Të katër shoferët janë gjobitur nga 200–300 €, morën 2–3 pikë negative dhe iu ndalua drejtimi për 3 muaj.
Kurse në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik, shoferi B.O. (27-vjeç), me veturën “Audi” ka bërë tejkalim të veturës së Policisë me targa civile, duke mos respektuar shenjat e trafikut vertikale dhe horizontale dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafikun rrugor.
Ndaj tij u shqiptua një gjobë prej 200 €, 2 pikë negative dhe masa mbrojtëse 3 muaj ndalim drejtimi.
Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje shoferëve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit rrugor.