Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
“Europa i ka sytë këndej”, ministri gjerman kërkon që Kosova urgjentisht të formojë Qeverinë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ministri për Punë të Jashtme i Gjermanisë, Johann Wadephul dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Foto:KALLXO.com

“Europa i ka sytë këndej”, ministri gjerman kërkon që Kosova urgjentisht të formojë Qeverinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Johann Wadephul, erdhi në Prishtinë me disa mesazhe për Kosovën: që të formohen sa më parë institucionet e reja stabile, të ecet përpara me proceset në mënyrë që t’i japë shans edhe Gjermanisë që ta ndihmojë në rrugën e saj euro-atlantike.

Johann Wadephul, i pyetur nga KALLXO.com se a do ta ndihmojnë Kosovën që të shqyrtohet aplikacioni për anëtarësim në BE, ai ka thënë se angazhohen që dialogu mes Kosovës e Serbisë të shkojë përpara me energji dhe se Kosova duhet sa më parë të formojë një Qeveri stabile.

“Krijimi i një Qeveri stabile është vendimtar. Europa i ka sytë e kthyer këndej dhe unë jam optimist që shumë shpejt të arrihet progres këtu dhe gjithashtu në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së”- tha ministri gjerman në përgjigjen e tij gjatë konferecës së përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, kur u pyet se si do ta ndihmojë Gjermania Kosovën dhe se a po e pengon rrugën euro-atlantike mungesa e një Qeverie me mandat të rregullt.

Për të ndihmuar Kosovën, Wadephul pati kushtin e parë, që fillimisht në Kosovë duhet të “kryhen disa punë e pastaj Gjermania do të ndihmojë me aq sa mundet.”

Ai tha se është me rëndësi të ketë marrje të përgjegjshme të pushtetit nga ana e kryetarëve të zgjedhur në veri, dhe se duhet të zbatohet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Është me rëndësi që të ketë një marrje të përgjegjësisë nga ana e kryetarëve të zgjedhur të komunave në veri dhe çështja e themelimit të Asociacionit të zbatohet. Shpresoj që kjo të përfundohet me sukses. Mendoj që krijimi i një Qeverie është vendimtar. Europa i ka sytë e kthyer nga kjo”- ka thënë ai në përgjigjen e tij.

Presidentja Osmani para ministrit gjerman Wadephul tha se Kosova ka plotësuar më shumë kritere se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, megjithatë mbetet i vetmi vend pa statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, anipse më 15 dhjetor mbushen tri vjet prej kur Kosova ka dorëzuar aplikacionin e saj për anëtarësim në BE.

Osmani ka thënë se Kosova ka plotësuar më shumë kritere se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE.

“Progresi nuk është reflektuar me veprime konkrete nga ana e Bashkimit EUropian. Shpesh shohim arsye që janë shtetet jonjohëse që bllokojnë statusin e kandidatit por ne kemi propozuar formula që të mos bllokohet statusi”- ka thënë Osmani për KALLXO.com.

E para e vendit ka shtuar se shtetet kanë pritjet e tyre sa i përket Kosovës.

Megjithatë ajo shtoi se Kosova nuk lëviz nga rruga europiane dhe se nuk “flirton” me fuqi “malinje”.

“Ne i bëjmë detyrat e shtëpisë dhe bëjmë reforma sepse mendojmë që janë në të mirë të qytetarëve tanë. Asnjëherë në dëm të sovranitetit, asnjëherë në dëm të sistemit tonë unitar, të kushtetushmërisë apo integritetit territorial”- tha Osmani në përgjigje të pyetjeve të KALLXO.com në lidhje me atë se a ka marrë zotim nga Gjermania që do ta ndihmojë Kosovën për anëtarësimin në BE.

Osmani tha se populli i Kosovës e sheh Gjermaninë si aleatin më të besueshëm në gjithë kontinentin europian dhe se Kosova synon të hyjë në BE si kontributdhënës e jo si barrë. 

“Në këtë rrugëtim Kosova ka nevojë për mbështetjen e Gjermanisë. Heqja sa më parë e masave ndaj Kosovës është një urgjencë e domosdoshme për çka shpresojmë në përkrahjen e Gjermanisë”- ka thënë Osmani.

Ndërkaq, ministri gjerman tha se zgjerimi i Bashkimit Europian është urgjencë gjeopolitike.

“Është mirë që Kosova është në anën tonë. Ne të gjithë duhet të ja bëjmë të qartë Rusisë se destabilizimi dhe dezinformimi nuk kanë vend… Zgjerimi i BE-së tani është urgjencë gjeopolitike”- ka thënë ai.

Ministri ka vlerësuar se zhvillimi i Kosovës që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe që nga shpallja e Pavarësisë “është një histori e vërtetë suksesi.”

Ndër të tjera, Wadephul tha se janë të bindur që Kosova e ka forcën dhe vullnetin për të zbatuar reformat e nevojshme dhe se Gjermania është e gatshme që të ju ndihmojë me gjithë fuqinë që ka në këtë rrugëtim. 

“Mbetet esenciale që gjendja këtu të mbetet e qetë… dhe të mos vijë te konfrontimet siç ka ndodhur më 2023, 2024. Gjermania mbështet dialogun. Ky proces ka ngecur kohëve të fundit. Është shumë e rëndësishme që këtu të ketë përparim konkret”- tha ai.

Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet shpejt dhe në plotni, dhe se këtë e presin nga të dyja palët. 

“Dialogu për normalizim duhet të vazhdojë me kriterin për mirëkuptim”- shtoi ai.

Pas konferencës me Osmanin, Wadephul takoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti në objektin e Kuvendit të Kosovës, e jo në Qeveri.

Kjo vizitë e ministrit është në kuadër të një turi të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ky është takimi i dytë i një zyrtari të lartë europian që zhvillohet në Kuvendin e Kosovës me Kurtin për shkak se është kërkuar që takimet e zyrtarëve të lartë mos të zhvillohen në objektin e Qeverisë për shkak se nuk ka mandat të plotë. Edhe me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u takua në Kuvend me 15.10.2025.

Që nga 8 gushti, kur ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, u ka kërkuar zyrtarisht institucioneve dhe diplomacisë europiane të shmangin takimet me qeveritarët në detyrë, kontaktet kanë qenë të rralla. Ato që janë zhvilluar kanë qenë kryesisht takime mirëseardhjeje për disa diplomatë të rinj dhe jo takime të nivelit të lartë politik.

Mandati i rregullt i Qeverisë Kurti përfundoi më 23.03.2025, duke kaluar në Qeveri në detyrë. Kurse, deputetët janë certifikuar me mandatin e ri më 27 mars – atë ditë kur Kurti e ministrat dhanë dorëheqje përmes një letre të përbashkët.

Me një aktgjykim, Gjykata Supreme e shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pasi argumentoi se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

Supremja e konstatoi paligjshmërinë e Udhëzimit Administrativ (UA) për Pajisjet Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, të hartuar nga Ministria e Financave, duke u bazuar në një nga nenet për Qeverinë, se ministrit i përfundon mandati sapo të zgjidhet deputet.

Së fundmi, Wadephul, përpara nisjes për në Belfast për takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, deklaroi, se “Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes europiane. Ndaj është për ne e qartë: Rrugën e nisur drejt BE-së do ta përshkojmë bashkë me të gjashtë vendet e rajonit”.

Ministri Wadephul duke iu referuar procesit të vështirë të pajtimit dhe afrimit ndërmjet popujve në Ballkanin Perëndimor me një të kaluar luftrash e konfliktesh ende të pazgjidhura, nënvizon në deklaratën e tij.

 “Natyrisht që në rrugën e pajtimit ka ende shumë hapa për të bërë. Ndaj- edhe për këtë arsye vendi që e kanë zgjedhur miqtë tanë britanikë si nikoqir të këtij takimi të ministrave të Jashtëm, ka një rëndësi të veçantë: Belfasti është simbol se si pas një përçarjeje prej dekadash pajtimi shoqëror u bë i mundur. Jo brenda natës, por me durim, vullnet politik, e në radhë të parë falë guximit të shumë njerëzve, që në situata të vështira vazhdimisht arrijnë ta kuptojnë dhe të afrohen me njeri-tjetrin”- theksoi ministri i Jashtëm gjerman.

Johann David Wadephul ka qenë Ministër Federal i Punëve të Jashtme që nga 6 maji 2025. Ai ka qenë anëtar i Bundestagut Gjerman që nga viti 2009.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”