Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Ekskluzive: Kontrata e Qeverisë për mbetjet e kafshëve - Prapa edhe një Kompani nga Serbia

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ilistrim

Ekskluzive: Kontrata e Qeverisë për mbetjet e kafshëve - Prapa edhe një Kompani nga Serbia

Një hulumtim i #KallxoPërnime që transmetohet të premten zbardh prapavijën e investitorëve të cilët fituan Kontratën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për funksionalizimin dhe operimin e objektit të Fabrikës për Përpunimin e Nënprodukteve Shtazore.

#KallxoPërnime ka zbuluar skemën e fshehjes së pronarëve të vërtetë të njërës prej Kompanive që e ka fituar Kontratën në Ministrinë e Bujqësisë. Kompania që kishte 30% të aksioneve të Kompanisë kosovare, që nënshkroi Kontratë me Ministrinë e Bujqësisë, figuronte e regjistruar në Podgoricë të Malit të Zi, megjithatë #KallxoPërnime ka gjetur se Kompania amë e saj është në Beograd dhe pronar është një shtetas i Serbisë.

Dosja ekskluzive zbardh detaje se si biznesmeni me shtetësi serbe u tërhoq nga investimi pak ditë pasi Qeveria nënshkroi Kontratë me konzorciumin që fitoi Kontratën.

Hulumtimi i #KallxoPërnime zbuloi se Kompania pak ditë pasi fitoi Kontratën për përpunimin e nënprodukteve shtazore vendosi t’i shesë aksionet e veta me vetëm 3,000 euro.

Dosja zbardh se Kompania me seli në Podgoricë dhe Beograd i shiti 20% të aksioneve te Kompania “Arches Bau”, që ka aksionarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe 10% të aksioneve te Naser Maloku.

Në një bisedë për emisionin #KallxoPërnime, Faton Peci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sfidohet me transaksionet e pronësisë së kësaj Kompanie dhe lëvizjet e aksioneve të cilat u zhvilluan prapa. Ministri Peci në një intervistë të gjatë jep shpjegimet e tij rreth dhënies së Kontratës për funksionalizim e objektit të Fabrikës për Përpunimin e Nënprodukteve Shtazore.

“Jo, nuk e kam ditë. Për herë të parë po dëgjoj nga ju. Nuk e njoh askënd nga pronarët. Nuk më takon mua me i hi me shpalos dokumentacionin e konsorciumit.” – deklaron ministri Peci.

“Ragipoviq, ky po duket që është boshnjak, unë nuk e di…” – deklaron Peci kur pyetet për biznesmenin me shtetësi serbe, Muamer Ragipoviq.

Kontrata për dhënien në shfrytëzim të Fabrikës për Përpunimin e Mbetjeve Shtazore u nënshkrua nga ministri Faton Peci, pas një Vendimi që Qeveria e Kosovës e mori në janar të vitit 2025. Kontrata ishte dhënë për Kompaninë “LIP KS & IT” SH.P.K.

Hulumtimi zbardh edhe të kaluarën e familjarëve të njërit prej aksionarëve nga Kosova, i cili ishte i përfshirë në “aferën Brezovica”. Detaje për akuzën dhe lidhjet e kësaj familjeje me dyshimet për mitdhënie për ish-kryetarin e Shtërpcës, Branisllav Nikoliq. 

Historia e Kontratës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kishte publikuar dy Njoftime më 19.07.2024 dhe më 18.09.2024 në të cilat kërkonte palët e interesuara të aplikojnë për Kontratën për funksionalizmin e Fabrikës për Përpunimin e Nënprodukteve Shtazore.

Pesë ditë pasi ishte publikuar thirrja e dytë publike në uebfaqe të AUV, Kompania “LIP KS & IT” SH.P.K. ishte regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Dosja e regjistrimit zbulon që fillimisht themelues të kësaj Kompanie kishin qenë tre aksionarë, Naser Maloku, si Drejtor menaxhues dhe dy Kompani të tjera, “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të zi dhe “LIPITALIA 2000” S.P.S. me adresë në Rosta të Italisë.

Sipas të dhënave që ka siguruar KALLXO.com, pronar i Kompanisë “MR & MNE” D.O.O., me adresë në Podgoricë të Malit të zi është një Kompani tjetër me emër “MR & Co doo”, me seli në Beograd të Serbisë e cila është në pronësi të shtetasit të Serbisë, Muamer Ragipoviq. 

Muamer Ragipoviq figuron si Drejtor edhe në Kompaninë “MR & MNE” D.O.O., me adresë në Podgoricë të Malit të zi, që kishte aksione në Kompaninë kosovare që e nënshkroi Kontratën me Ministrinë e Bujqësisë.

Kompania “MR & MNE” D.O.O. me pronar Muamer Ragipoviq ishte tërhequr nga biznesi që fitoi Kontratën nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural më 20.02.2025, 1 muaj e 10 ditë pasi ishte nënshkruar Kontrata për Fabrikën.

Vlera e aksioneve të Kompanisë “MR & MNE” D.O.O. ishte 30% në Kompaninë e regjistruar në Kosovë “LIP KS & IT”, ose në vlerë prej 3,000 eurove. Aksionet ishin bartur te Naser Maloku dhe Kompania “ARCHES BAU” SH.P.K., Kompani e cila më vonë do të bashkohej në pronësi të Kompanisë që kishte fituar Kontratën nga Ministria e Bujqësisë.

Sipas të dhënave publike Kompania “MR & MNE” D.O.O. ka vetëm një punëtor në Podgoricë, ndërsa ka katër punëtorë në “MR & Co doo” në Beograd.

KALLXO.com që nga 04.04.2025 ka dërguar Kërkesa në Agjencinë e Veterenarisë dhe Ushqimit për të kërkuar qasje në dokumente dhe informata rreth Fabrikës e cila nuk ishte funksionaluzar për një kohë të gjatë.

KALLXO.com ka gjetur se procesi për dhënie në shfrytëzim të kësaj Fabrike kishte filluar më 19.07.2024, nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. 

Pesë muaj më vonë, më 09.01.2025, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të aprovohet dhënia në shfrytëzim e tokës dhe Fabrikës për Përpunimin e Nënprodukteve Shtazore. 

Një ditë më pas, më 10.01.2025, Faton Peci, në cilësinë e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kishte nënshkruar Kontratën me titull “Funksionalizimi i objektit për përpunimin e nënprodukteve shtazore”.

Fitues i Kontratës ishte shpallur “LIP KS & IT” SH.P.K., të cilës i është dhënë e drejta për operim për 20 vjet – duke u llogaritur viti 2024 deri në vitin 2044, me mundësi vazhdimi.

Sipas Kontratës Kompania obligohet të paguajë një qira prej 30,000 euro brenda vitit, që i bie nga 2,500 euro çdo muaj.

Neni 4 i Kontratës parasheh edhe subvencionin e Kompanisë për çdo kilogram të grumbulluar dhe përpunuar.

“Subvencioni për çdo ton të grumbulluar do të jetë në shumën prej 0.16 cent për kilogram (1 kg).” – thuhet në Kontratë. Fabrika për Përpunimin e Nënprodukteve Shtazore kishte nisur të ndërtohet nëntë vite më parë.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”