Dyshohet se ushtroi dhunë psikike ndaj nënës, gruas dhe fëmijëve, arrestohet një burrë në Prishtinë
19.11.2025 - 10:51
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në shtëpi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, fëmijëve dhe nënës së tij” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.