Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Dosja ndaj tre të dyshuarve për ushtrim ndikimi: Mashtruan viktimat duke thënë se kanë ndikim te prokurori, njëri i dyshuar në 16 vepra penale

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Prokuroria, Foto: KALLXO.com

Dosja ndaj tre të dyshuarve për ushtrim ndikimi: Mashtruan viktimat duke thënë se kanë ndikim te prokurori, njëri i dyshuar në 16 vepra penale

Gjykata e Gjilanit ka caktuar një muaj paraburgim për ushtrim ndikimi ndaj tre personave të dyshuar, Nustret Pepenikut – zyrtar i Gjykatës së Prizrenit; Bekim Parallangaj – avokat dhe Bekim Krasniqit – person që ka shërbyer si ndërmjetës.

Të pandehurit Krasniqi, Parallangaj dhe Pepenik po dyshohen se kanë tentuar t’i mashtrojnë viktimat se kinse janë duke ushtruar ndikim të drejtëpërdrejtë në vendimmarje të prokurorit te shtetit dhe të njëjtëve u kanë kërkuar të holla.

“Në komunikimet fizike dhe telefonike ata tentojnë t’i mashtrojnë viktimat se kinse janë duke ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje të prokurorit të shtetit, të cilëve u kërkojnë të hollat me të cilat arrestohen në flagrancë”- thuhet në vendimin e Gjykatës së Gjilanit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com.

Në vendimin e Gjykatës së Gjilanit për të pandehurin Bekim Krasniqi thuhet se ka të kaluar kriminale dhe nuk është hera e parë që i njëjti bie ndesh me ligjin. Bekim Krasniqi i figurojnë 16 vepra penale nga këto 13 vepra penale të mashtrimit – raste si i dyshuar.

“E që një situatë e tillë vlerësuese vlen edhe për dy të pandehurit tjerë të cilët mbanin pozita në sistem të drejtësisë dhe shoqëroheshin dhe bashkëpunonin me një personalitet të tillë me recidivizëm të shumëfishtë e giithë kjo me qëllim të përfitimit material” – vazhdon vendimi.

Gjykata ka vlerësuar caktimin e paraburgimit për të pandehurit duke marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale.

“Duke i marrë parasysh pozitat që të pandehurit i kanë mbajtur për një kohë të gjatë një rreth të ngushtë siç është qyteti i Prizrenit, afersinë shoqërore dhe atë miqësore që kanë me zyrtarë, të njejtit do të pengojnë rrjedhën e procedures penale duke ndikuar drejtëpërdrejtë në dokumentacion dhe në dëshmitarë, të cilët i njohin personalisht” – thuhet në dosje.

Gjykata ka vlerësuar se me të gjitha këto ekziston rreziku real se me lënien e të pandehurëve në liri ata mund t’i përsërisin veprat penale apo të kryejnë edhe ndonjë vepër tjetër penale me pasoja edhe më të rënda.

Të shtunën, më 24.05.2025, është mbajtur edhe seanca dëgjimore lidhur me këtë rast.

Gjatë seancës dëgjimore gjyqtari i procedurës paraprake, Rilind Sermaxhaj ka njoftuar se kjo seancë lidhur me këtë rast do të mbahet në Gjykatën e Gjilanit për shkak të kompetencës territoriale.

“Seanca dëgjimore mbahet këtu për shkak të kompetencës territoriale dhe nenit 36, i cili parasheh që për veprat penale të kryera në Prizren kompetente është Gjykata Themelore në Gjilan”- tha gjyqtari Sermaxhaj.

Prokurorja Leonora Kadriu e ka mbështetur kërkesën e Prokurorisë së Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurëve.

Ndërsa mbrojtësit e të akuzurve kanë hedhur poshtë prentendimet e prokurorisë duke i propozuar gjykatës masa alternative për praninë e të pandehurëve në procedurë penale.

KALLXO.com më 22.05.2025 ka raportuar se tre persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për veprën penale-ushtrim i ndikimit.

Rastin për KALLXO.com e kishte konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”