Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Dështon përpjekja e pestë për konstituim të Kuvendit

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Dështon përpjekja e pestë për konstituim të Kuvendit


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 17 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 18 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 19 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 20 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 21 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 22 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 23 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 24 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 25 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 26 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 27 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 28 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 29 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Në përpjekjen e pestë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë. Si e propozuar sërish nga partia e saj, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje nuk i mori votat e nevojshme për Kryeparlamentare.


11:04 – Murati: Konstituimi i Kuvendit nuk i takon vetëm partisë fituese

Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje i pyetur nga gazetarët për zhbllokim të situatës në Kuvendin e Kosovës tha se hapi që do të ndërmarrin janë thirrjet ndaj partive opozitare që të votojnë propozimin e LVV-së.

“Hapi që do të ndërmarrim ne për zhbllokim është që t’i bëjmë thirrje partive që të votojnë propozimin. Logjika e propozimit (Albulena Haxhiu) është baza kushtetuese. Nuk shkruan askund që partia fituese t’i bëj votat.” – ka deklaruar Murati.

Ai tha se nuk mund të marrin propozime për kandidat për Kryetar të Kuvendit nga partia e katërt.

“Nuk mund të marrim propozime nga partia e katërt, për shkak se ne jemi partia që e kemi të drejtën e propozimit.” – tha ai.

Konstituimi i Kuvendit sipas tij nuk i takon vetëm partisë fituese, por të gjithë deputetëve.

“Të gjithë pajtohemi që Qeveria zgjidhet nga shumica. Konstituimi i Kuvendit është pluralizëm demokratik, është shtëpia e deputetëve. Nuk i takon vetëm partisë fituese. Se përveç Kryetarit që e propozon Vetëvendosja, janë edhe Nënkryetarët nga partitë e tjera.” – tha Murati pas ndërprerjes së seancës.

10:52 – Bajrami: Nuk kemi votë për LVV-në dhe partnerët e saj

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami pas dështimit të radhës së konstituimit të Kuvendit u shpreh se nuk janë të gatshëm për marrëveshje politike me LVV-në.

“Nuk kemi arsye që të mbajmë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. E kemi thënë që në fillim që nuk jemi të gatshëm për marrëveshje politike. Ne nuk kemi votë as për partnerët e Lëvizjes Vetëvendosje.” – u shpreh ajo.

Bajrami shtoi tutje se kanë të gatshëm Kallëzimin penal lidhur me mbajtjen e dy pozitave para betimit.

“Ne e kemi të gatshëm Kallëzimin penal për çështjen e mbajtjes të dy pozitave para betimit.” – theksoi Bajrami.

10:30 – Memli Krasniqi: Ne jemi të gatshëm të votojmë një kandidat ose kandidate që nuk ka prapavijë të përçarjes si Albulena Haxhiu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka thënë se kanë qenë të gatshëm që të shqyrtojnë një kandidat tjetër nga LVV për Kryetar të Kuvendit.

“Kemi qenë të gatshëm që ta shqyrtojë një kandidat tjetër. Le ta sjellin një kandidat më të pranueshëm. AAK- ja i ka propozuar dy kandidatë, por Vetëvendosja po dëshiron ta bllokojë situatën.” – ka thënë Krasniqi.

“Ne jemi të gatshëm të votojmë një kandidat ose kandidate që nuk ka prapavijë të përçarjes si Albulena Haxhiu.” – ka deklaruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së e ka quajtur për keqardhje situatën e krijuar me ndërprerjen e seancës.

“Kjo situatë është për keqardhje. Kanë kaluar 73 ditë prej Zgjedhjeve dhe… ditë nga certifikimi e ende ne nuk kemi institucione. Unë e përsëris, Lëvizjes Vetëvendosje i takon ta propozojë kandidatin, por jo t’ia imponojë deputetëve votën. Nuk merret vota me zor.” – tha ai.

Krasniqi ka theksuar se takimi konsultativ ishte pa produkt.

“Takimi konsultativ pa produkt. Takimi ka qenë i tillë që na e qesim e ju nuk keni qare pa e votu.” – deklaroi ai.

10:28 – Dështon përsëri zgjedhja e Albulena Haxhiut si Kryeparlamentare

Më 57 vota “për” ka dështuar për herë të tretë tentimi për votim të Albulena Haxhiut në pozitën e Kryeparlamentares së Kuvendit.

Pak para votimit Glauk Konjufca bëri thirrje të dilet nga kjo bllokadë.

“LVV propozon atë që gjithmonë ishte propozimi ynë, zonjën Albulena Haxhiu për Kryekuvendare të Kuvendit Kosovës, ju lus ta votoni që të dalim nga kjo bllokadë.”

 Nga 117 deputetë sa ishin në sallë, “kundër” dolën partitë PDK, LDK dhe AAK, derisa Nisma abstenoi.

Kyesuesi Avni Dehari tha se seanca do të vazhdojë të premten, më 25.04.2025, nga ora 10:00.

10:25 – Konjufca: Haxhiu, kandidate për Kryeparlamentare, të dalim nga bllokada 

“Lëviza Vetëvendosje e propozon atë që gjithmonë ishte propozimi ynë, zonjën Albulena Haxhiu për Kryetare të Kuvendit. Ju lus të gjithëve ta mbështesni dhe të dalim nga kjo bllokadë.” – tha Konjufca.

10:23 – Avni Dehari uron Ditën e Turqve

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ka uruar Ditën e Turqve gjatë vazhdimit të seancës konstituive.

“Sot është Dita e Turqve dhe ua urojmë turqve të Kosovës këtë festë.” – tha ai.

10:22 – Abdixhiku: Nëse nuk kanë bërë marrëveshje, seanca është e kotë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se nëse nuk është bërë marrëveshje politike gjatë këtyre dy ditëve, kjo seancë është e kotë.

“Nëse nuk kanë bërë marrëveshje politike qe dy ditë, edhe kjo seancë është e kotë.” – tha ai.

Abdixhiku u shpreh kështu teksa po hynte në sallën e Kuvendit, ku pritet të nisë seanca për konstitutim të Kuvendit.

 

10:19 – Rexhaj i LVV-së: Do të jetë përsëri emri i Albulena Haxhiut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se nuk është diskutuar ndryshimi i emrit të Albulena Haxhiut si kandidate për Kryetare të Kuvendit.

“Jo, nuk është diskutuar. Do të jetë emri i Albulena Haxhiut. A do të ketë ndryshim në kuptimin e emrit, po them jo, a do të ketë ndryshim në kuptimin e ndonjë situate, do të shohim.” – ka thënë Rexhaj.

10:18 – Bie zilja për deputetët

Seanca e cila është planifikuar të fillojë nga ora 10:00 nuk ka nisur ende.

Në sallën e Kuvendit të Kosovës ka mbërritur tashmë kryesuesi i seancës Avni Dehari, ndërsa janë parë dhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në Kuvend është duke rënë zilja, që është thirrje për deputetët që të vijnë në sallën e Kuvendit.

10:17- Haradinaj: Kemi marrë ftesë për një takim konsultativ

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se para gjysmëore kanë marrë një ftesë për takim konsultativ.

“Nuk kemi marrë ftesë për takim nga LVV. Veç para gjysmë ore për një takim konsultativ.” – ka thënë Haradinaj.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ishte ndërprerë të shtunën me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për konsultime me partitë politike pas dështimit dy herë radhazi të zgjedhjes së Albulena Haxhiut, Kryetare të Kuvendit.

10:08 – Haziri: Nuk ka vullnet politik, as 48 ditë nuk ju dalin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se nuk ka vullnet politik që të konstituohen organet shtetërore.

Ai deklaroi se ky është një problem politik dhe jo administrativ.

“E vërteta është që as 48 ditë nuk ju dalin me e zgjedh, sepse nuk ka vullnet politik me zgjedh, konstitu organet. Ky është problem politik, nuk është problem administrativ.” – tha ai.

10:06 – Zogaj i LDK-së: Nuk kemi pranuar ndonjë ftesë të veçantë për takim konsultativ

Alban Zogaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se nuk kanë pranuar ndonjë ftesë të veçantë për takim konsultativ nga LVV-ja.

“Nuk kemi pranuar ndonjë ftesë të veçantë. Vetëm ajo ftesa në foltore.” – ka thënë Zogaj.

Edhe deputeti tjetër i LDK-së Armend Zemaj ka deklaruar se “nuk ka diçka të re”, pak para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës.

09:57 – Albulena Haxhiu: Të shohim qëndrimet e opozitës, ne vazhdojmë me tonin

Kandidatja e LVV-së për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiu u shpreh se po presin qëndrimet e opozitës për seancën e sotme të konstitutimit të Kuvendit.

Derisa, shtoi se ata (LVV) vazhdojnë me qëndrimin e tyre.

Do të shohim se cilat do të jenë qëndrimet e opozitës. Ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin tonë.” – u shpreh shkurt ajo teksa po hynte në sallën e Kuvendit.

Haxhiu ka dështuar të zgjidhet Kryeparlementare dy herë gjatë vazhdimit të seancës konstituive.

09:56 – Hasani i PDK-së thotë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani ka deklaruar se nuk kanë votë për kandidaten e LVV-së për Kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun.

Hasani tha se të gjithë deputetët përveç Haxhiut dhe Ministres në detyrë të Punëve të Jashtme janë të mirëpritur.

“Nuk i ka votat e Kuvendit. Nuk i ka votat e partisë së vet ajo. Atëherë nuk kemi nevojë ta votojmë ne. Le ta votojnë ata. Ne do ta votojmë kandidatin që është bashkëpunues, mirëkuptues. Përveç Donikës (Gërvalla) dhe Albulenës (Haxhiu), të tjerët janë të mirëpritur.” – tha Hasani kur u pyet se kë do ta votonte.

09:52 – Saranda Bogujevci: E di që është përmendur emri im për Kryeparlamentare, por në fakt a më ka pyetur dikush a dua unë të jem?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Saranda Bogujevci, emri i së cilës është përmendur si “kandidate e pranuar” për Kryetare të Kuvendit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se ajo nuk është pyetur se a e dëshiron këtë pozitë.

Bogujevci tha se LVV beson në kandidaten e saj Albulena Haxhiu për këtë pozitë.

“Nuk munden individ apo grup individësh nga subjektet e tjera me determinu atë, ose personin të cilin ne e kemi si propozim, për të cilin besojmë në të. Në të njëjtën kohë, përse duhet të propozojnë emra të tjerë? E di që është përmendur emri im, por në fakt a më ka pyetur dikush a dua unë të jem? Pse e marrin atë të drejtë të bëjnë propozime të tilla?” – tha ajo. 

09:50 – Murati: Konstituimi i Kuvendit nuk është detyrë vetëm e partisë fituese

Hekuran Murati nga LVV-ja shpreson se sot, më 23.04.2025, deputetët të arrijnë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se presin që “opozita të ketë reflektuar” në mënyrë që të vazhdojnë me seancën.

I pyetur nga gazetarët se a është mbajtur takimi konsultativ me partitë politike, për të cilën arsye edhe u ndërpre seanca e Kuvendit, Murati u përgjigj “Do ta kemi një takim konsultativ”.

“Atëherë po vazhdojmë sot seancën e radhës. Uroj që sot, si në procesin e kaluar, opozita të ketë reflektuar në mënyrë që të vazhdojmë në konstituimin e Kuvendit. Konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm detyrë e partisë fituese. Do ta kemi një takim konsultativ.” – tha Murati.

Në orën 10:00 është planifikuar të vazhdohet seanca e ndërprerë të shtunën, më 21.04.2025, ku edhe njëherë do të tentohet zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për Kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiu nuk mori votat e mjaftueshme në dy raunde, më 19.04.2025. Ndërsa në vazhdimin e seancës dy ditë më pas, seanca u ndërpre pa e vendosur në votim emrin e saj, me arsyetimin që opozita ka deklaruar që nuk e voton dhe se LVV-ja nuk e kanë ndërruar emrin e kandidates.

Në dy tentativat e para pro këtij propozimi kanë votuar 57 deputetë, 19 kundër dhe tre kanë abstenuar.

Betimit të deputetëve në seancën e 19 prillit i hapi rrugë miratimi unanim i Raportit që i la zvarrë qe dy herë radhazi, në mungesë të koncensusit.

Deputetët me thirrjen e kryesuesit të seancës Avni Dehari e kanë obligative që të mbledhen për vazhdimin e seancës jo më larg se 48 orë. Cikli mund të vazhdojë për gati çdo dy ditë njëjtë për zgjedhjen e Kryekuvendarit.

Kushtetuta nuk e përcakton ndonjë afat se brenda sa ditësh apo muajsh pas certifikimit të rezultatit të Zgjedhjeve apo pas betimit të deputetëve duhet të konstituohet Kuvendi. Por, Rregullorja e re e Kuvendit e definon që “ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”. Por, pa konstituimin e Kuvendit nuk ka se si të nisë numërimi i ditëve për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Vetëm pasi të jetë zgjedhur Kryetari dhe Nënkryetarët e Kuvendit, Presidentja e mandaton kandidatin për Kryeministër në konsultim me partinë që e ka numrin më të madh të deputetëve, që në rastin e tanishëm është Lëvizja Vetëvendosje.

Mandatari, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, obligohet të paraqesë përbërjen e Qeverisë dhe të kërkojë miratimin nga ana e Kuvendit. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, apo së paku 61 vota.

Nëse Qeveria nuk miratohet në herën e parë, Presidentja brenda 10 ditësh emëron një kandidat tjetër sipas së njëjtës procedurë. Dhe, nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidentja i shpall Zgjedhjet e parakohshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre. 

Kushtetuta e përcakton që Kuvendi shpërndahet nëse brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës nuk mund të formohet Qeveria.

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se ishte kërkesë e kësaj partie që të mos procedohet sot emri i Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit, duke marrë parasysh deklaratat e partive për mosndërrim të qëndrimit.

“Votimi për Kryetarin e Kuvendit dhe Nënkryetarët është votim që kërkon pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve. Në situatën aktuale ashtu siç po deklarohen Grupet Parlamentare i bie që menjëherë pas arritjes së një shumice për Kryetaren e Kuvendit, atëherë në si GP kemi forcën që të bllokojmë zgjedhjen e Nënkryetares, sepse janë dhe dy votime tjera. Nuk jemi të interesuar që të bllokojmë institucionet.” – tha ajo.

Kusari-Lila tha nuk janë të vërteta deklaratat se LVV po mundohet ta zvarritë situatën për të mbajtur në të njëjtën kohë Zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi e ka quajtur të paprecedentë ndërprerjen e seancës së Kuvendit të Kosovës, pasi deputeti i LVV-së Glauk Konjufca kërkoi kohë shtesë për propozimin e një emri për Kryetar të Kuvendit.

“Kjo vërtetë është një situatë e paprecedentë që nuk i ka hije një Kuvendi të Kosovës. Koalicioni fitues ka të drejtë të propozojë emrin, por jo ta imponojë atë.” – tha ai.

Krasniqi tha se PDK nuk do të votonte Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“LVV duhet të gjejë një kandidat tjetër, sepse kandidatja do të dështojë sërish. Ajo është simbol i dështimit të kësaj Qeverie.” – tha Krasniqi.

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami tha se partia e saj  nuk kërkon një emër tjetër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ata mund të propozojnë si parti fituese edhe një kandidat prej komplet një grupi politik tjetër dhe ne mandej ulemi dhe i pyesim deputetët, se si duan të votojnë ata.” – tha ajo.

Haxhiu kishte dështuar t’i fitonte votat e nevojshme për t’u zgjedhur Kryetare e Kuvendit në dy tentime radhazi më 19 prill.

Në bazë të rezultateve të Zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 42.30% të votave – duke i siguruar 48 mandate në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave apo 24 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27% apo 20 deputetë dhe koalicioni AAK-NISMA 7.06% apo 8 deputetë. Lista Serbe do t’i ketë 9 deputetë. 1 ulëse nga komuniteti serb e ka fituar partia e Nenad Rashiqit. 10 deputetët e tjerë do të jenë nga komunitetet e tjera joshumicë.

Krejt çka ndodhi në seancën e 15, 17, 19 dhe 21 prillit:

https://kallxo.com/lajm/nderpritet-seanca-konstituive-e-kuvendit-te-kosoves/

https://kallxo.com/lajm/nuk-ka-konsensus-nderpritet-serish-seanca-konstituive-e-kuvendit/

https://kallxo.com/lajm/deshton-zgjedhja-e-kryeparlamentarit-nderpritet-serish-seanca-konstituive-e-kuvendit/

 

https://kallxo.com/lajm/deshtimi-i-katert-per-konstituimin-e-kuvendit-te-kosoves/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”