Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Dështon përpjekja e 20-të për konstituim të Kuvendit

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Seanca konstituive e datës 15.04.2025. Foto: Kuvendi i Kosovës.

Dështon përpjekja e 20-të për konstituim të Kuvendit


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

11:49 – Gërvalla: Kjo bllokadë lë shije të keqe te partnerët

Deputetja e koalicionit LVV-Guxo-Alternativa, Donika Gërvalla-Schwarz tha se bllokada institucionale e dëmton imazhin e vendit.

“Kuvendi po e bllokon vetveten dhe natyrisht që lë shije të keqe tek miqtë e Kosovës, por edhe tek ata që na duan më së pakti.” – tha Gërvalla për media pas dështimit të përpjekjes së 20-të për konstituim të Kuvendit.

Gërvalla tha se është situatë e papranueshme që kërkon zgjidhje të menjëhershme dhe “reagim racional të deputetëve të opozitës”.

“Beteja politike bëhet për zgjedhje të Qeverisë, e jo për një temë që është e vetëkuptueshme.” – tha Gërvalla.

Ajo përkujtoi se është seanca e 10-të që janë duke votuar për procedura.

“Ju bëj thirrje deputetëve që të votojnë për zhbllokim. Është e drejtë e tyre të votojnë ‘kundër’ e të abstenojnë. Do të duhej urgjentisht, më së largu pas 48 orësh të zhbllokohet kjo situatë, e më pas i mbetet z. Kurti të marrë përgjegjësinë për formimin e Qeverisë dhe të fillojnë afatet.” – shtoi ajo.

Ndërsa, për deklaratën e deputetes Duda Balje se ka marrë ofertë që mund të bëhet profesoreshë në Maqedoni të Veriut si këmbim për të votuar Albulena Haxhiun për Kryeparlamentare Gërvalla tha se nuk ka informacion.

“Nuk kam asnjë informacion për këtë, por i bëj thirrje Baljes dhe Hoxhës që të votojnë. Nuk jemi në Pazar. Nuk di për pazare të kësaj natyre.” – tha ajo.

Gërvalla deklaroi se të gjithë janë të një mendjeje që një parti me tre deputetë – duke e pasur fjalën për Nismën – nuk mund ta marrë pozitën e dytë në shtet.

Sipas saj nëse Limaj është i gatshëm për bashkëpunim, jemi edhe ne.

“Nuk ka pazar, por bashkëpunim parimor.” – tha ajo.

11:36 – Çitaku: PDK është konstruktive, jemi të gatshëm të hapim rrugë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se partia së cilës ajo i përket qëndron konstruktive dhe se janë të gatshëm në çdo moment që të hapin rrugë.

“Sot kanë kaluar 103 ditë nga 9 shkurti. 103 ditë të humbura për Kosovën, e pa i adresuar hallet dhe problemet e qytetarëve të Kosovës. PDK qëndron konstruktive. Ne jemi të gatshëm në çdo moment që të hapim rrugë. Kemi ofruar alternativat tona, mirëpo Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit. Bëjmë ftesë për reflektim që të ecim tutje.” – tha Çitaku për media, pas dështimit të përpjekjes së 20-të të seancës konstituive.

11:30 – Duda Balje tregon se çfarë oferte i është bërë për ta votuar Albulena Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se i ka pasur dy-tri thirrje me ofertën për t’u bërë profesoreshë, nëse e voton për Kryeparlamentare Albulena Haxhiun.

“Po, është e vërtetë. Pata disa thirrje nga persona që nuk janë bash direkt të politikës, por shoqëri. Unë para disa vitesh kam aplikuar për profesoreshë në Maqedoni (të Veriut), sepse e kam shtetësinë dhe gjuhën e flas shumë mirë. Dhe i kam plotësuar kushtet, ama kjo ka qenë para disa viteve. Por, tash nuk kam aplikuar. Por, më kanë thirrur se ka mundësi me diskutua për vendin e punës.” – tha Balje për media para vazhdimit të seancës për herën e 20-të.

Balje tha se ajo që e ka thirrur në telefon është “një shoqe, mjeke e Kosovës”.

Ajo tha se e ka refuzuar, sepse ka qenë e papranueshme.

“Kanë qenë dy-tri thirrje.” – tha ajo, duke shtuar që qëndrimi i saj është i njëjtë.

11:17 – Vazhdon bllokada, deputetët do të mblidhen përsëri më 25 maj

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 20-të të konstituojë legjislaturën e re.

Seanca është ndërprererë dhe pritet të vazhdojë të dielën.

“53 deputetë kanë dhënë votën ‘për’, ‘kundër’ nuk ka pasur, abstenim po ashtu nuk ka pasur. Ndërpritet seanca. Shihemi më 25 maj, në orën 11:00.” – Avni Dehari, Kryesues i seancës konstituive.

11:15 – Haradinaj: Do ta votonim edhe Glauk Konjufcën për Kryeparlamentar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se nëse propozohet Glauk Konjufca për Kryeparlamentar do ta votojnë.

“Nëse ka edhe ndonjë emër tjetër do ta shqyrtojmë. Këta që kanë qenë pjesë e Kabinetit qeveritar kemi thënë që nuk i votojmë. Kemi dhënë emrat që Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujvecin, por do mundeshim me votu edhe Glauk Konjufcën.” – tha ai.

“Nuk muj me dhanë një mendim sot, se nuk kemi diskutuar në Aleancë. Se rrugëtimi jonë tash është ndaras.” – u përgjigj ai në pyetjen se a do ta votonte Fatmir Limajn, nëse propozohet kandidat për Kryetar të Kuvendit.

Kurse, për aderimin e Forumit Intelektual në Nisma që ishte pjesë e tyre, ai tha se “është zhvillim i mirë” dhe “ju uroj suksese”.

“Deputeti Adem Hoxha ka mbajtë nderim për figurat kombëtare tona. E ka mbajtë betimin në Kuvendin e Kosovës. Unë e dhashë përgjigjen time. Unë hetues nuk jam.” – u përgjigj Haradinaj kur u pyet se pse u panë Adem Hoxha dhe deputetë nga Lista Serbe duke dalë nga e njëjta sallë para disa javësh.

11:08 – Lushaku: LDK i ka të njëjtat qëndrime

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku përsëri mbajti qëndrimin e partisë: që as kësaj radhe nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për Kryeparlamentare.

“I takon partisë së parë të propozojë dhe mbledhja për të 20-tën herë tregon paaftësinë e tyre për të bërë shumicën. Ne kemi dhënë propozimin tonë për zgjidhje.” – tha ajo për media pak para fillimit të vazhdimit të seancës.

E, kur u pyet se a e votojnë kryetarin e Nismës Fatmir Limajn nëse do të propozohej si kandidat për Kryetar të Kuvendit, ajo tha: “Nuk e di. Ne kemi thënë se nuk e votojmë asnjë kandidat të propozuar nga VV-ja”.

Lushaku tha se ideja për Qeverinë unifikuese nuk është domosdo që Kryeministri të jetë nga ana e LDK-së.

10:59 – Nait Hasani tregon pse është takuar me Albulena Haxhiun

Në seancën e kaluar të 21 majit deputeti i PDK-së Nait Hasani ishte parë duke diskutuar me kandidaten e LVV-së për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiun – gjë që kishte nxitur diskutime.

Pak para fillimit të vazhdimit të 20-të seancës ai tha se me Haxhiun ishte takuar për në lidhje me organizimin për përkujtimin e Masakrës në Burgun e Dubravës.

“Takimet kanë qenë për organizimin për përkujtimin e Masakrës në Burgun e Dubravës. Edhe para tri ditëve, edhe dje po ashtu. Sot në Kuvend do të votojmë si herën e kaluar. Do të vazhdojë seriali. Unë jam i njëjti.” – tha Hasani për media.

I pyetur se a do ta votonte kreun e NISMA-s Fatmir Limajn për Kryetar të Kuvendit, ai tha: “Jo”.


10:22 – Përpjekja e 20-të për konstituim të Kuvendit

Për të 20-tën herë me radhë sot, më 23.05.2025, do të bëhet përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Edhe pse kësaj radhe do të mblidhen deputetët për të njëjtin qëllim nuk ka pasur deklarata publike për ndryshim të qëndrimeve të deritashme.

Pas dështimit të herës së 19-të deputetja e partisë Alternativa Mimoza Kusari-Lila, e cila është pjesë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, ka deklaruar se është e paqartë se cila është kërkesa e opozitës.

“Është i qartë synimi dhe objektivi ynë. Vijmë për të votuar dhe konstituuar Kuvendin, por është e paqartë se çka kërkon opozita. Propozimi i takon partisë së parë, sipas Gjykatës Kushtetuese.” – ka deklaruar ajo.

Kusari-Lila ka thënë se as opozita nuk mund ta formojë Qeverinë, në rast se nuk konstituohet Kuvendi.

Kurse, deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës Vlora Çitaku pas dështimit të 19-të për konstituimin e Kuvendit ka bërë thirrje për Vetëvendosjen që të reflektojë.

“Fatkeqësisht, nuk kemi asgjë të re për të thënë. I bëjmë thirrje deputetit Kurti që të reflektojë dhe të zhbllokojë situatën. PDK gjatë kësaj periudhe ka qenë e përgjegjshme e konstruktive dhe do mundohemi të bëjmë çdo gjë në funksion të gjetjes së zgjidhjes.” – ka deklaruar Çitaku.

E, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica-Xhelili ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie: se Kuvendi konstituohet me marrëveshje politike.

“Tashmë është domosdoshmëri që secili ta gjejë fajtor tjetrin. Kryetari i Kuvendit nuk mund të zgjidhet pa marrëveshje politike, nëse jo me partitë e tjera, së paku me ato të komuniteteve.” – ka deklaruar Kica-Xhelili.

Ajo ka deklaruar se nuk janë të obliguar të votojnë Albulena Haxhiun për Kryeparlementare.

Kica-Xhelili ka thënë se ka oferta për zgjidhje të bllokadës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha më 20.05.2025 se Albulena Haxhiu vazhdon të jetë kandidatja e partisë së tij për Kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“Kemi propozuar Albulena Haxhiun si gruaja më e votuar. Besoj që është propozimi i duhur.” – ka thënë Kurti në një intervistë në RTK.

Përzgjedhja e Haxhiut, sipas Kurtit, është vendim i LVV-së. Ai tha se nuk mund të lejojnë të shkelet gruaja më e votuar e legjislaturës së 9-të.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese nuk ka dalë ende me Opinion për Kërkesën e AAK-së për vlerësimin e kushtetushmërisë së propozimit për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryeparlamentarit të Kosovës.

Procesi ka mbetur në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, ku Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk kanë votë për kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiun.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka takuar liderët partiakë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje – takim ky që u tha se nuk ka pasur rezultate konkrete dhe se ka pasur “disponim minimal”.

https://kallxo.com/lajm/deputetet-mblidhen-per-te-19-ten-here-per-konstituim-te-kuvendit/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”