Lajm i Fundit, Coronavirus
Dalin rezultate e mjekëve nga Mitrovica e Jugut që patën kontakt me të infektuarin me coronavirus
28.4.2020 - 15:23
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka njoftuar se i gjithë ekipi mjekësor prej 10 punonjësve të Spitalit Rajonal të Mitrovicës së Jugut, që e kanë trajtuar pacientin e infektuar me CoVid-19, nga Skenderaj, kanë rezultuar negativ ne testimin e bërë nga IKSHP-ja.
Stafi mjekësor prej 10 punonjësve kishte pasur kontakt me pacientin e infektuar me CoVid-19, nga Skenderaj, i cili për mjekim kishte kërkuar ndihmë në Spitalin Regjional të Mitrovicës së Jugut.
KALLXO.com kishte raportuar të dielën për këtë rast.
https://kallxo.com/lajm/agim-bahtiri-nje-ekip-mjekesor-i-spitalit-te-mitrovices-gjendet-ne-karantine/