Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Çështja e dronëve nga Serbia, temë e takimit mes Osmanit dhe komandantit të ri të KFOR-it

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Çështja e dronëve nga Serbia, temë e takimit mes Osmanit dhe komandantit të ri të KFOR-it

Pas marrjes së detyrës së komandantit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – KFOR, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje (07.10.2025) në takim gjeneralmajor Özkan Ulutash.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se me këtë rast, presidentja Osmani e uroi për marrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it dhe për rikthimin e tij në Kosovë “duke shprehur besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.”

“Në këtë frymë, ajo ritheksoi mirënjohjen e saj për angazhimin dhe përkushtimin e të gjithë ushtarakëve që shërbejnë në kuadër të KFOR-it”- thuhet në komunikatën për media.

Në këtë takim janë përmendur edhe kërcënimet nga Serbia.

“Duke diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë, si dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia, përfshirë kërcënimet me fokus të veçantë te përdorimi i dronëve, Presidentja potencoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të KFOR-it me institucionet tona të sigurisë me qëllim të parandalimit të taktikave destabilizuese të Serbisë” – thekson Zyra e Presidentes.

Muajin e kaluar, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha pati thënë janë parë dronë që dyshohen të jenë nga Serbia, në territorin e Kosovës.

Për këtë çështje, ai ka thënë se është njoftuar edhe KFOR-i, për shkak se hapësira ajrore e Kosovës, është përgjegjësi e kësaj trupe ndërkombëtare.

Por në një përgjigje për KALLXO.com, KFOR-i kishte thënë se nuk ka identifikuar shkelje me dronë që mund të rrezikojnë sigurinë në Kosovë.

“Ne nuk kemi identifikuar shkelje me dronëve që mund të rrezikojnë sigurinë në Kosovë. Komandanti i KFOR-it ka autoritet mbi hapësirën ajrore të Kosovës, sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kështu që KFOR rregullisht monitoron hapësirën ajrore të Kosovës, përmes të gjitha mundësive dhe aseteve në dispozicion” – thuhet mes tjerash në përgjigjen e KFOR-it të datës 26.09.2025.

Në përgjigje po ashtu thuhet se është me rëndësi që të gjitha aktivitetet ajrore, në hapësirën ajrore, sidomos afër kufirit duhet që të koordinohen me KFOR-in për të parandaluar tensione dhe për të pasur siguri.

“KFOR-i mbetet në kontakt të afërt me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Serbisë” – thuhet tutje në përgjigjen me shkrim.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”