Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Bufeja e të akuzuarit për ngacmim seksual të nxënëses në Gjakovë u mbyll kur u arrestua, pritet t’i shkëputet kontrata

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjakovë, Foto: Arbrita Uka/KALLXO.com

Bufeja e të akuzuarit për ngacmim seksual të nxënëses në Gjakovë u mbyll kur u arrestua, pritet t’i shkëputet kontrata

Bufeja e një Shkolle të Mesme në Gjakovë është mbyllur që kur pronari i saj u arrestua nga Policia e Kosovës, më 27.03.2025, për shkak të dyshimit se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të kësaj Shkolle.

Ka dy ditë që Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj pronarit të bufesë në Shkollën e Mesme në Gjakovë, D. Ll. për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Mbylljen e bufesë të të pandehurit D. Ll. e ka konfirmuar për KALLXO.com, drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova- Baçi.

Është e mbyllur që atë ditë që e kanë arrestu d.m.th. këtë pronarin. Bufeja nuk ka funksionu më. Dhe pritet nga Zyra Ligjore në Komunë [të Gjakovës] që të merr vendimin final për shkëputjen e kontratës” – tha Kumnova- Baçi, më 24.04.2025.

Për nxënësen që dyshohet se D. Ll. e ka ngacmuar seksualisht, Kumnova- Baçi tha se ka vazhduar shkollimin.

Kumnova- Baçi ka bërë të ditur se vetëm dy shkolla të mesme në Gjakovë kanë bufe dhe se në të dyjat operojnë kompani të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ngriti aktakuzë ndaj D.Ll. më 22.04.2025. Aktakuza ndaj tij erdhi katër ditë para se të përfundojë paraburgimi prej 30-ditësh ndaj tij.

Sipas Aktakuzës, më 26.03.2025, D. Ll. në një Shkollë të Mesme në Gjakovë e ngacmoi seksualisht një të mitur duke u përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj së miturës – veprime këto me të cilat viktimës i ka cenuar dinjitetin dhe i ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues.

“Prokurori i Çështjes me rastin e ngritjes së Aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas Ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. Gjithashtu të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në Aktgjykimin e plotfuqishëm” – thuhet në Njoftimin e Prokurorisë, më 22.04.2025.

Gjykata Themelore në Gjakovë e kishte aprovuar Kërkesën e Prokurorisë për paraburgim ndaj të pandehurit, më 28.03.2025.

KALLXO.com raportoi për arrestimin e të dyshuarit nga Policia e Kosovës, e cila bëri të ditur se rasti ka ndodhur të enjten, më 27.03.2025.

Në njoftimin e Policisë u tha se një qytetar ka raportuar se vajza e tij është ngacmuar në bufenë e Shkollës nga një person i rritur.

Në ndërkohë drejtoresha e Arsimit në Gjakovë Eranda Kumnova- Baçi kishte thënë se i dyshuari nuk është punëtor i Shkollës, por është pronar i bufesë brenda Shkollës, të cilën e shfrytëzon përmes qirasë.

“Personi i dyshuar është person i cili e mban bufenë në shkollë – bufe e cila është dhënë me Konkurs normalisht, me qera, nga Komuna e Gjakovës. Janë në disa Shkolla bufetë. Edhe sot paska shku vajza me prindin në Polici, edhe e ka paraqitur rastin”– tha Kumnova- Baçi, më 27.03.2025.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”