Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Aksioni në veri dhe jug të Mitrovicës, Gjykata vendos për paraburgim për 8 të dyshuarit për trafikim me armë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Gjykata e Mitrovicës në veri, Foto: KALLXO.com

Aksioni në veri dhe jug të Mitrovicës, Gjykata vendos për paraburgim për 8 të dyshuarit për trafikim me armë

Gjykata e Mitrovicës ka caktuar masën e paraburgimit ndaj B.H., I.P., O.B., A.S., T.R., A.S., Sh.S. dhe N.R., të cilët u arrestuan më 19.03.2025 si të dyshuar për trafikim me armë.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.H., I.P., O.B., A.S, T.R., A.B., SH.S., N.R., duke e aprovuar kështu kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë”- thuhet në njoftimin e Gjykatës më 20.03.2025.

Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës kanë bërë edhe kallëzimin penal ndaj 15 personave, të cilët u arrestuan më 19.03.2025, në aksionin e Policisë në Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut.

KALLXO.com ka siguruar kallëzimin penal, i cili është dorëzuar në Prokurorinë e Mitrovicës.

15 të dyshuarit janë: B. Hasani, I. Peci, O. Bajrami, A. Smajli, T. Radivojeviq, A. Beqiri, E. Latifi, I. Peci, Sh. Sadiku, B. Sheremeti, N. Rama, N. Hasani, G. Rama, N. Peci dhe B. Beka. Këta emra janë ata të cilët do të ndiqen penalisht nga institucionet e rendit e të drejtësisë për – import të armëve, dhe – detyrim.

Katër nga 15 të dyshuarit janë të dyshuar për dy veprat penale – trafikim të armëve, dhe – detyrim, e pjesa tjetër vetëm për – trafikim.

Njëri nga ta është edhe zyrtari policor i arrestuar në këtë aksion, T. Radivojeviq.

Ky i fundit ka pranuar para organeve të rendit se ka bërë blerje-shitje të armëve.

Si u zbulua grupi i cili bashkëpunonte për trafikim me armë?

Në maj të vitit 2024 ishte pranuar një informacion për veprat penale – detyrim, dhe – kanosje. Në këto vepra dyshohej se ishin disa persona të përfshirë.

Në dosjen që ka siguruar KALLXO.com thuhet se disa të dyshuar kishin kërkuar edhe para në formë të haraqit, në të kundërtën do t’i digjnin lokalin. E për të marrë këto para, të dyshuarit kishin përdorur edhe pamje filmike derisa rrahin një person tjetër, në mënyrë që ta bënin kërcënimin të duket më real dhe pala nga i cili janë kërkuar paratë të frikësohej.

Në Dosje përmendet edhe fakti se disa nga të dyshuarit obliguan persona të mbyllnin edhe lokale, apo të merrnin kredi për të paguar haraqin.

Bazuar në informacionet e pranuara, institucionet e rendit kanë identifikuar edhe faktin se të dyshuarit merren edhe me veprën penale të shitblerjes së armëve dhe municionit.

Kryesisht armët dyshohet se u blenë në Serbi e më pas u shitën në Kosovë në katër Komunat në veri të Kosovës.

Gjithmonë sipas Dosjes që ka siguruar KALLXO.com, grupi dyshohet se në bashkëpunim mes vete kanë marrë pjesë në rrahje fizike të personave të ndryshëm, kanë detyruar persona të veprojnë kundër vullnetit të tyre.

Çka u gjet te secili i arrestuar për trafikim të armëve?

21 lokacione u kontrolluan e bastisën gjatë operacionit policor të Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor të Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Te polici T. Radivojeviq u gjet dhe u sekuestrua një pushkë M48, një pistoletë e markës “Uallter” me një karikator dhe tre fishekë. Katër fishekë të pistoletës, katër fishekë për pushkë, dy palë pranga të Policisë.

Tutje, u gjetën edhe 20 fishekë të pushkës, pistoletë jo e kompletuar, pesë fishekë kalibra të ndryshëm, 43 fishekë të tjerë për pushkë dhe një telefon me dy kartela.

Te B. Hasani u gjet një telefon, një kartelë e telefonit.

Tek I. Paci u gjet një telefon, tek O.Bajrami u gjet një telefon, tek A. Smajli një telefon, tek A.B. u gjetën 19 fishekë, dy fatrolla të armëve dhe një telefon.

Te Sh. Sadiku u gjet një telefon, tek I.Peci u gjet një telefon, tek E. Latifi u gjet një revole dhe një telefon.

Te N. Rama u gjet një revole me një karikator, një pushkë gjuetie, 11 fishekë. Te N. Paci u gjet një revole, 70 fishekë, një telefon.

Te N. Hasani u gjetën dy pushkë gjuetie me dy tyta, një telefon, te B. Sheremeti një fishek i kallashnikovit dhe një telefon, te B. Beka u gjet një revole, një telefon dhe disa fishekë, një thikë e madhe, një tytë e armës, një fletore me shënime dhe te G. Rama u gjet një telefon.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”